Ekonomia islame
RREGULLAT E SHITBLERJES NË ISLAM.
Shkëputur nga libri: “El-vexhiz fi fikhis-suneti vel-kitabil-aziz” (Përmbledhës në fikhun e Sunetit dhe të Librit të Shtrenjtë)
Autor: Abduladhim ibën Bedevi el-Halefi
Përktheu: Bledar Karaj el-Albani
01 - PARATHËNIE
02 - KAPITULLI I SHITBLERJES
03 - Ç’është shitblerja
04 - Gjykimi për shitblerjen
05 - Nxitja për të arritur jetesën me djersë
06 - Nuk ka ndalim të pasurohesh nëse i frikësohesh Allahut në të
07 - Nxitja për të qënë ekonomik në kërkimin e rrizkut
08 - Nxitja për të qënë i sinqertë dhe ndalimi nga gënjeshtra
09 - Nxitja për lehtësim dhe falje në shitblerje
10 - Dobia në konsiderimin e atij që është ngusht
11 - Ndalimi i mashtrimit
12 - Nxitja për t’u ngritur herët në kërkimin e rrizkut
13 - Çfarë thuhet kur hyn në treg
14 - Allahu e ka bërë të lejuar shitblerjen
15 - Llojet e shitblerjes të cilat i ka ndaluar sheriati
16 - 01 - Bejul-garar
17 - Shitja me të prekur dhe me të hedhur
18 - Shitja e të voglit të të voglit të barsës
19 - Shitja me guraleca
20 - 02 - Shitja e diçkaje që nuk e posedon në të vërtetë
21 - 03 - Shitja e mallit që ke blerë para se ta marrësh në dorë
22 - 04 - Shitja mbi shitjen e vëllait tënd (tregtarit tjetër)
23 - 05 - Shitja e Ijnes (me hile)
24 - 06 - Shitja me afat duke rritur çmimim (shitja me këste)
25 - Gjërat të cilat nuk lejohet shitja e tyre
26 - ZGJEDHJA
27 - Llojet e zgjedhjes
28 - KAMATA
29 - Ç’është kamata
30 - Gjykimi për kamatën
31 - Llojet e kamatës
32 - Gjërat në të cilat ndalohet kamata
33 - MARRËVESHJA NË KULTIVIMIN E TOKËS
34 - Ç’është marrëveshja në kultivim
35 - Gjykimi për të
36 - Kujt i takojnë shpenzimet
37 - Çfarë nuk lejohet në këtë lloj tregtie
38 - MARRËVESHJA NË PËRKUJDESJEN PËR PEMËT
39 - Ç’është marrëveshja në përkujdesjen për pemët
40 - Gjykimi për të
41 - NGJALLJA E TOKËS SË VDEKUR
42 - Ç’është toka e vdekur
43 - Nxitja e Islamit për tek ajo
44 - QIRAJA
45 - Ç’është qiraja
46 - Gjykimi për qiranë
47 - Gjërat në të cilat lejohet qiraja
48 - Qiraja (paga) e punëtorit
49 - Gjynahu i atij që nuk ia jep hakun punëtorit
50 - Gjërat në të cilat nuk lejohet qiraja
51 - Qiraja në leximin e Kuranit
52 - SHOQËRITË TREGTARE
53 - Ç’është shoqëria tregtare
54 - Gjykimi për shoqërinë tregtare
55 - Shoqëria tregtare sipas sheriatit
56 - AZHIOTAZHI
57 - Ç’është azhiotazhi
58 - Gjykimi për azhiotazhin
59 - Besnikëria e punëtorit
60 - PARAPAGIMI
61 - Ç’është parapagimi (es-selem)
62 - Gjykimi për të
63 - Parapagimi atij që nuk e posedon bazën e mallit (farën)
64 - BORXHI
65 - Dobia e borxhit
66 - Shtrëngimi në të
67 - Ai që merr të hollat e njerëzve dhe ka për qëllim t’i kthejë ato
68 - Urdhëri për shlyerjen e borxhit
69 - Mirësjellja në kërkimin e kthimit të borxhit
70 - Shtyrja e afatit të atij që është ngushtë
71 - Mosshlyrja e borxhit prej atij që ka mundësi është padrejtësi
72 - Izolimi i atij që ka mundësi të shlyejë borxhin dhe nuk e bën
73 - Çdo borxh që sjell fitim është kamatë
74 - PENGU
75 - Ç’është pengu
76 - Gjykimi për pengun
77 - A lejohet përdorimi i pengut
78 - TRANSFERIMI I PARAVE
79 - Ç’është transferimi i parave
80 - DEPOZITIMI
81 - Ç’është depozitimi
82 - Gjykimi për të
83 - Kompensimi i amanetit nëse prishet në dorën e mbajtësit
84 - HUADHËNIA
85 - Ç’është huadhënia
86 - Gjykimi për të
87 - Urdhëri për kthimin e huasë
88 - Kompensimi i saj nëse prishet
89 - GJËJA E GJETUR
90 - Ç’është gjëja e gjetur
91 - Detyra e atij që gjen diçka të humbur
92 - Delet dhe devetë e humbura
93 - Gjetja e gjërave që hahen dhe atyre pa vlerë të konsiderueshme
94 - Gjëja e gjetur në Harem (në territorin e Kabes)
95 - FËMIJA I GJETUR
96 - Gjykimi për të
97 - Feja e tij, liria dhe shpenzimi për të
98 - Trashëgimia e fëmijës së gjetur
99 - Pohimi i prejardhjes së tij
100 - DHURATA
101 - Ç’është dhurata
102 - Nxitja në të
103 - Pranimi i dhuratës edhe nëse është pak
104 - Dhurata që nuk refuzohet
105 - Kush ka më shumë të drejtë për t’i dhuruar atij
106 - Ndalimi nga bërja dallim mes fëmijëve në dhuratë
107 - Nuk lejohet që ndokush të kërkojë atë që dhuroi dhe as ta blejë atë
108 - Gjykimi për atë që bën një dhuratë dhe më pas e trashëgon atë
109 - Dhurata që marrin nënpunësit është e pamerituar
110 - MARRJA E DIÇKAJE ME FORCË
111 - Gjykimi për të
112 - Ndalimi nga përfitimi i të marrurës me dhunë
113 - Kush vritet duke ruajtur pasurinë e tij, është dëshmor
114 - Rrëmbimi i tokës
115 - ESH SHUFAH
116 - Ç’është esh shufah
117 - Gjërat në të cilat pranohet Shufah
118 - Shufah e komshijve që kanë diçka të përbashkët
119 - AUTORIZIMI
120 - Ç’është autorizimi (el Uekale)
121 - Gjykimi për të
122 - Gjërat në të cilat lejohet autorizimi
123 - I autorizuari duhet të jetë besnik
124 - PASURIA DHE GJYKIMI PËR TË
115 - Kur është pasuria e përçmuar?
116 - Kur është pasuria për t’u lavdëruar?
117 - Pasuria është dëshirë si të tjerat
118 - Ndarja e kundërshtimit
119 - Sahabët dhe pasuria
120 - Gradat e njerëzve në lidhje me fatin e tyre në pasuri
121 - Rëndësia e shkoqitjes në preferencë dhe frytet e saj
PARATHËNIE:
Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, vetëm Atë falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I lutemi Allahut të na ruaj prej sherrit të veteve tona dhe prej të këqiave të punëve tona!
Ai që udhëzon Allahu është i udhëzuar dhe atë që humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.
Disa vëllezër të mi më kërkuan që t'iu pregatis diçka përmbledhëse në rregullat e shitblerjes duke u ankuar se libra të tillë në gjuhën shqipe ose nuk ka fare, ose janë shumë të rrallë.
Kështu që duke parë këtë nevojë të vëllezërve të mi muslimanë për këtë degë të fikhut Islam dhe për vetë rëndësinë e kësaj teme, ku siç dihet, shitblerja është diçka e përditshme dhe të gjithë e praktikojnë atë për plotësimin e nevojave të tyre.
Kjo të bën të kuptosh shkakun e lejimit të shitjes dhe ndalimin e kamatës; shitja është e dobishme dhe e domosdoshme për njerëzit në përgjithësi, ndërsa kamata është shkatërruese e ekonomisë së popujve në përgjithësi dhe grumbullim i saj në duart e një pjese të vogël njerëzish të cilët janë të pasurit.
Prej këtu kuptohet kapitalizmi dhe sherri i tij mbi njerëzimin. Qëllimi i tij është që i pasuri të shtojë pasurinë e tij kurse i varfëri të zhytet edhe më shumë në varfëri. Shumë njerëz të punojnë dhe pak të posedojnë.
Pikërisht kjo është ajo që fshihet pas kamatës (fajdes), shkatërrueses së ekonomisë së popujve dhe ky është shkaku që Islami e ka ndaluar rreptësisht kamatën dhe që Allahu i ka shpallur luftë atij që e merr apo e jep atë:
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe ndërprisni çfarë ju ka mbetur nga kamata (këtej e tutje), në qoftë se jeni me të vërtetë besimtarë. Dhe në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë merrni njoftimin për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, por nëse do të pendoheni, atëherë merrni origjinën e pasurisë tuaj. Kështu që as nuk i bëni kujt padrejtësi e as nuk iu bëhet padrejtësi.” (El-Bekare:278- 279)
Ndërsa në anën tjetër komunizmi kërkon heqjen e pronës private nga rrënjët dhe zëvendësimin e saj me pronën e përbashkët, duke rënë kështu ndesh me natyrën njerëzore në dëshirën për të poseduar.
Në mes të këtyre dyjave qëndron Islami me drejtësinë e tij në të gjitha fushat e jetës dhe prej tyre sistemi ekonomik.
E zgjata pak me këtë parathënie për të treguar sadopak rëndësinë e shitblerjes për njerëzit dhe vendin e saj në Islam. Sistemet joislame të ekonomisë na nxisin të mësojmë sistemin Islam dhe praktikimin e tij për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe për të qënë brenda rregullave të sheriatit.
Përsa i përket librit që keni para duarve, ai është një përmbledhje e thjeshtë dhe e qëlluar e autorit në të cilin janë përfshirë thuajse të gjitha degët e fikhut të shitblerjes dhe marrëdhënieve ekonomike.
Metoda e librit është që në fillim të vihen temat e nëntemat pastaj domethëniet e tyre, gjykimi i sheriatit për to dhe argumentet nga Kur'ani dhe Suneti.
Vlen të përmendim se të gjitha Hadithet me të cilat autori është argumentuar janë të sakta dhe shumë prej tyre janë në dy sahihat e Buhariut dhe Muslimit.
Nëse Hadithi ndodhet te Buhariu, jemi mjaftuar vetëm me përmendjen e tij sepse dihet që është i saktë (Sahih) por në rast se Hadithi është (Hasen) e kemi shënuar.
Të gjitha Hadithet e tjera, që nuk janë te Buhariu apo Muslimi, kemi shënuar në kllapa gradën e Hadithit, gjykimi i të cilëve është marrë nga librat e shejkh Muhamed Nasirudin Albanit (RahimehUllah).
I lutem Allahut të Lartësuar të më fal mua dhe vëllezërit e mi muslimanë, të na e bëjë të kuptueshme Fenë dhe Ligjet e Tij dhe të na japë sukses në praktikimin e tyre! Allahu është Zoti i kësaj dhe i Vetmi që mundet për këtë!
Përkthyesi Janar 2004
Jordani
KAPITULLI I SHITBLERJES.
Ç’është shitblerja:
Shitja është kalimi i diçkaje që ke në pronësi tek dikush tjetër kudrejt një vlere. Ndërsa blerja është pranimi i asaj pronësie.
Gjykimi për shitblerjen:
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka bërë të lejuar tregtinë (shitblerjen) dhe e ka bërë të ndaluar kamatën.” [El-Bekare, 275]
“O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë tuaj me pa të drejtë ndërmjet jush vetëm nëse bëni tregti me pëlqimin e njëri-tjetrit.” [En-Nisa, 29]
Transmeton Hakim bin Hizam (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të ndahen nga njëri-tjetri.” [Muttefekun alejhi]
Të gjithë muslimanët janë bashkuar (ixhma’) në mendimin se shitblerja është e lejuar. Edhe urtësia e përmban këtë sepse nevojat e njerëzve shpesh lidhen me diçka që është në duart e dikujt tjetër që ndoshta nuk ia përkushton atë atij, kështu që me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjë problem.
Nxitja për të arritur jetesën me djersë:
Transmeton Mikdami (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se ai i duarve të tij dhe Pejgamberi i Allahut, Daudi alejhi selam hante prej punës së duarve të tij.” [Buhariu]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Që ndonjë prej jush të mbartë dru mbi shpinën e tij (për t’i shitur) është më mirë për të se t’i kërkojë njerëzve që mund t’i japin apo mos t’i japin.” [Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu]
Nuk ka ndalim të pasurohesh nëse i frikësohesh Allahut në të:
Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai i tij se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka ndalim të kesh pasuri nëse i frikësohesh Allahut në të dhe shëndeti për të devotshmin është më i mirë se pasuria…” [Ibnu Maxheh Sahih]
Nxitja për të qënë ekonomik në kërkimin e rrizkut:
Xhabir bin Abdullah (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O ju njerëz! Kini frikë Allahun dhe kërkojeni rrizkun në hallall sepse nuk do të vdesë ndonjë trup pa plotësuar rrizkun e tij edhe nëse i vonohet ai! Kini frikë Allahun dhe kërkojeni rrizkun mirë! Merrni atë që është hallall dhe lini atë që është haram!” [Ibnu Maxheh Sahih]
Nxitja për të qënë i sinqertë dhe ndalimi nga gënjeshtra:
Hakim bin Hizam transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të ndahen. Nëse ata janë të sinqertë dhe të qartë (në tregtinë e tyre), atëherë tregtia e tyre ka bereqet dhe nëse i fshehin dhe mashtrojnë njëri-tjetrin, atëherë tregtia e tyre zhvishet nga bereqeti.” [Muttefekun alejhi]
Ukbetu bin Amir (radijAllahu ‘anhu) thotë se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Muslimani është vëlla i muslimanit dhe nuk i lejohet muslimanit që t’i shesi vëllait të tij diçka që ka ndonjë të metë vetëm nëse ia bën atë të qartë atij.” [Ibnu Maxheh Sahih]
Nxitja për lehtësim dhe falje në shitblerje:
Xhabir bin Abdullah (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu e mëshiroftë atë burr që është falës kur shet, falës kur blen dhe falës në gjykatë!” [Buhariu]
Dobia në konsiderimin e atij që është ngusht:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një tregtar u jepte borxh njerëzve dhe nëse shihte ndonjë që nuk kishte të paguante i thoshte punëtorëve të tij: Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve! Atëherë Allahu e fail atë.” [Buhariu]
Ndalimi i mashtrimit:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kaloi pranë një burri që shiste një lloj ushqimi. Futi dorën e tij në të dhe pa që ai ishte i përzierë (lartë i mirë dhe brenda i keq), atëherë tha: “Nuk është prej nesh ai që mashtron.” [Ibnu Maxheh Ebu Daud, Tirmidhi, Muslim Sahih]
Nxitja për t’u ngritur herët në kërkimin e rrizkut:
Sahr El-Gamidi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thënë: “O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim në mëngjesin e herët të tij (në punën që fillojnë që herët në mëngjes).” [Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud Sahih]
Çfarë thuhet kur hyn në treg:
Salim bin Abdullah bin Umer (radijAllahu ‘anhum) transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush thotë kur hynë në treg: La ilahe il-lallah vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehul-hamdu, juhji ue jumijtu, ue huve hajun la jemutu, bijedihi el-hajru kul-luhu, ue huve ala kul-li shej’in kadijr (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Pashoq, i Tij është sundimi dhe Atij i takon falenderimi, Ai jep jetë dhe vdekje, Ai është i Gjallë dhe nuk vdes, në Dorën e Tij është e gjithë e mira dhe Ai është i mundshëm për çdo gjë), atij Allahu i shkruan një miljon të mira, if shin një miljon të këqia dhe i ndërton një shtëpi në xhennet.” [Ibnu Maxheh Hasen]
Allahu e ka bërë të lejuar shitblerjen:
Shitblerja në origjinë, e çdo lloji qoftë ajo është e lejuar nëse dy palët janë dakord dhe të kënaqur me të dhe nëse nuk ka gjë të ndaluar nga sheriati.
Llojet e shitblerjes të cilat i ka ndaluar sheriati:
01 - Bej’ul-garar:
E cila është çdo shitblerje që përmban mosnjohuri (të fshehta që nuk i di njëra palë apo të dyja) ose që përmban rrezikshmëri apo kumar.
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes së plotë të mallit).” [Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai Sahih] (Shitja me guraleca është një lloj tregtie e cila praktikohej në kohën e injorancës dhe kryhej duke hedhur disa guraleca mbi mall dhe malli ku binin guralecat bëhej i detyrueshëm të blihej.)
Thotë imam Neveviu (RahimehUllah) në komentimin e tij të Sahihi të Muslimit: Shitja e gararit është një bazë e madhe prej bazave të kapitullit të shitblerjeve dhe për këtë shkak Muslimi e filloi këtë kapitull me të. Në këtë lloj shitblerje hynë shumë çështje të pakufizuara, siç është shitja e të arratisurit, shitja e asaj që nuk ekziston, shitja e asaj që nuk e njeh, asaj që nuk ke mundësi ta dorëzosh te blerësi, asaj që nuk e ke akoma në pronësi, shitja e peshkut që është në ujin e detit apo lumit, e qumeshtit në gji, e asaj që ndodhet në barkun e kafshës barsë, e një rrobeje prej rrobeve (e papërcaktuar), një dashi prej deshëve e të tjera si këto shitblerja e të cilave është batil-e kotë, e papranueshme, e palejuar, sepse është gabim (verbëri) i panevojshëm. Por nëse nevoja kërkon ndonjëherë që të kryhet ndonjë lloj garari (gabimi verbërisht) dhe nuk është e mundur të ruhesh prej tij vetëm se me stërmundime, dhe nëse gabimi është i arsyetueshëm, atëherë lejohet shitblerja.
Duke u nisur prej këtu, muslimanët janë bashkuar në mendimin se shitblerja e xhybes së mbushur (me pambuk a diçka tjetër) është e lejuar edhe nëse ata nuk e hapin për ta parë çka Brenda. Por nëse shitet vetëm mbushja e saj, atëherë kjo shitblerje nuk lejohet.
Dije se shitja e të prekurit (nëse prek mallin atëherë duhet t’a blesh atë që preke), shitja e litarit (ato që kap litari që zgjat je i detyruar t’i blesh), shitja e guralecave, e të tjera si këto, janë prej shitblerjeve për të cilat kanë ardhur tekste të veçanta (në ndalimin e tyre) dhe të gjitha ato hyjnë në ndalimin e shitjes së gararit (verbërisë), por ato janë përmendur të veçuara për shkak se kanë qenë prej shitblerjeve të njohura në kohën e injorancës, para Islamit dhe Allahu e di më së miri. Mbaroi fjala e Imam Neveviut (RahimehUllah).
Shitja me të prekur dhe me të hedhur:
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Jemi ndaluar prej dy shitblerjeve: shitja me të prekur (el-mulamese) dhe shitja me të hedhur (el-munabedhe): El-mulamese është prekja e çdonjërit prej të dyve rroben (plaçkën) e tjetrit pa dashje, kurse el-munabedhe është hedhja e çdonjërit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parë njëri prej tyre rroben e tjetrit.” [Muslim Sahih]
Ebu Seid El-Hudri (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Na ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga dy shitblerje dhe dy veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me të prekur dhe me të hedhur: të prekurit (el-mulamese) është të prekë një burr rroben e një tjetri me dorën e tij, natën apo ditën dhe është i detyruar ta blejë atë, kurse të hedhurit (el-munabedhe) është të hedhë një burr rroben e tij tek një tjetër dhe ai tjetri të hedhë rroben e tij tek ky i pari duke qenë kjo shitblerja e tyre pa marrë parasysh pranimin apo pëlqimin.” [Muttefekun alejhi]
Shitja e të voglit të të voglit të barsës:
Ibnu Umeri (radijAllahu ‘anhuma) ka thënë: “Njerëzit në kohën e injorancës kryenin shitblerjen e mishit të këlyshëve deri në këlyshin e këlyshit të barsës, dhe këlyshi i barsës është që të pjellë deveja dhe pastaj të mbarset këlyshi i saj që ajo polli. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ndaloi ata nga kjo shitblerje.” [Muttefekun alejhi]
Shitja me guraleca:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes plotësisht të mallit).” [Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai Sahih]
Thotë imam Neveviu (RahimehUllah) në komentimin e Sahihut të Muslimit: “Përsa i përket shitjes me guraleca, në domethënien e saj ka tre mendime:
I pari: Që të thotë shitësi: të kam shitur ato rroba mbi të cilat do të bjenë këto gurë që do të hedh, ose të kam shitur pjesën e tokës prej këtu e deri atje ku do të shkojë ky guri.
I dyti: Që të thotë shitësi: Të kam shitur atë që do zgjedhësh deri sa të hedh gurin.
I treti: Që ta quajnë hedhjen e gurit shitje dhe të thotë: Nëse e godet këtë rrobë me gurë, atëherë e ke blerë me kaq lek.”
02 - Shitja e diçkaje që nuk e posedon në të vërtetë:
Hakim bin Hizam (radijAllahu ‘anhu) thotë: I thashë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Nëse dikush më kërkon t’i shes diçka që nuk më ndodhet, a t’ia shes atij?” Ai tha: “Mos shit atë që nuk ndodhet tek ti!” [Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud Sahih]
03 - Shitja e mallit që ke blerë para se ta marrësh në dorë:
Ibnu Abasi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush blen një ushqim, most a shesë atë para se t’i dorëzohet në dorë!” Thotë Ibnu Abasi: “Dhe çdo gjë tjetër llogaritet si ushqimi.” [Muttefekun alejhi]
Transmeton Tausi nga Ibnu Abasi se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush blen një ushqim, mos t’a shesë atë deri sa t’a peshojë!” I thashë Ibnu Abasit: “Përse kështu?” Ai tha: “A nuk i sheh disa që shesin e blejnë me arë (flori) kurse ushqimi vonohet?” [Muttefekun alejhi]
04 - Shitja mbi shitjen e vëllait tënd (tregtarit tjetër):
Ibnu Umeri (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush prej jush mos të shesë mbi shitjen e vëllait të tij!” [Muttefekun alejhi] (duke i thënë blerësit që është tek tregtari tjetër duke bërë pazar, hajde blije tek unë me kaq lek, më pak se sa i tha i pari).
05 - Shitja e Ijnes (me hile):
Kjo është ajo shitje që bëhet duke i shitur një mall dikujt dhe lekët me të pritur deri në një afat të caktuar, pastaj blerësi ia shet të njëjtin mall atij që ia bleu por me lekët në dorë dhe më pak se sa e bleu. Kjo është një lloj kamate me hile, sepse në fakt ai nuk donte mallin por lekët borxh.
Ibnu Umeri (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Në kohën kur të blini e shisni me hile (ijneh), të shkoni pas bishtit të lopës (pasurirë së kësaj bote), të pëlqeni të mbjellat dhe të lini xhihadin, atëherë Allahu do hedhë mbi ju përçmim e përulje dhe nuk do ta heqë atë prej jush deri sa t’i ktheheni fesë tuaj.” [Ebu Daud Sahih]
06 - Shitja me afat duke rritur çmimim (shitja me këste):
Eshtë përhapur këto kohë shitja me afatizim dhe me rritje të çmimit origjinal të mallit e cila njihet me emrin: shitja me këste. Siç është e njohur, kjo shitje bëhet duke shitur mallin me këste dhe duke shtuar në çmimin e tij kudrejt kohës së shtyrë si p.sh. të jetë çmimi i mallit një mijë $ dhe të shitet me këste një mijë e dyqind $. Kjo lloj shitje është e ndaluar.
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush bën dy shitje në një shitje, ose t’a prishë njërën, ose ka ngrënë kamatën.” [Ebu Daud Hasen]
Gjërat të cilat nuk lejohet shitja e tyre:
01 - Alkooli:
Aisha (radijAllahu ‘anha) thotë: Kur zbritën disa ajete nga fundi i sures Bekare doli i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: “U ndalua tregtia e alkoolit.” [Muttefekun alejhi]
02 - E ngordhura, derri dhe idhujt:
Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në çlirimin e Mekës të thotë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e ka bërë haram shitjen e alkoolit, të ngordhurën, derrin dhe idhujt.”
I thanë: “O i Dërguari i Allahut! Po dhjamin e të ngordhurës, sepse me të lyhen anijet, fërkohen lëkurat e kofshëve dhe e hanë njerëzit në mëngjes?”
Ai tha: “Jo, ai është haram”
Dhe tha i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në atë cast: “Allahu i vraftë çifutët! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e të ngordhurës ata e zbukuruan atë, pastaj e shitën dhe hëngrën çmimin e tij!” [Muttefekun alejhi]
03 - Qeni:
“Transmetohet nga Ibnu Mes’ud el-ensari (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka bërë të ndaluar shitjen e qenit, paret e imorales dhe të fallxhorit.” [Muttefekun alejhi]
04 - Pikturat që përmajnë gjëra me shpirt:
Seid bin ebi Hasen thotë: Isha te Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) dhe tek ai erdhi një burrë e i tha: “O Ibën Abas! Unë jam një njeri që e ha bukën me punën e duarve të mia dhe unë pikturoj këto piktura.” Ibën Abasi tha: Nuk të them ty vetëm se atë që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai ka thënë: “Kush pikturon ndonjë pikturë, Allahu do t’a dënojë atë deri sa t’i japë asaj shpirt dhe ai nuk do të mund t’i japë kurrë shpirt asaj.” U mërzit ai burri shumë dhe iu zverdh fytyra. Atëherë Ibën Abasi i tha: Nëse do patjetër të pikturosh, atëherë pikturo këto pemë dhe çdo gjë që nuk ka shpirt.” [Muttefekun alejhi]
05 - Frutat e pemëve para se të dalin kokrrat apo të piqen:
Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e fryteve të pemëve para se të piqen dhe nga shitja e hurmave (temër, hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha: “Kur është koha e tyre?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kurt ë skuqen apo të zverdhen.” [Buhariu]
Transmetuan Enesi gjithashtu se I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e pemëve para pjekjes. I thanë: “Kur piqen ato?” Tha: “Kur të skuqen. Pastaj tha: ç’farë thoni nëse Allahu i ndalon frutat të dalin e të piqen, atëherë ç’farë do t’i japë ai që ka marrë lekët e vëllait të tij?” [Muttefekun alejhi]
06 - Të mbjellat para forcimit të kokrrës:
Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) “ka ndaluar nga shitja e temrit para kuqjes dhe nga agrumet para se të focohet kokrra dhe të sigurohet se nuk është prekur me ndonjë sëmundje. Ka ndaluar edhe shitësin edhe blerësin.” [Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu Sahih]
ZGJEDHJA.
Ç’është zgjedhja:
Zgjedhja është të kërkosh më të mirën për vete prej dy gjërave: ose të zgjedhësh plotësimin e aktit të shitblerjes (t’a përfundosh atë), ose t’a prishësh atë (aktin) dhe të tërhiqesh.
Llojet e zgjedhjes:
01 - Zgjedhja në vend:
Kjo e drejtë për të zgjedhur është për të dyja palët që nga fillimi i aktit deri sa të ndahen nga njëri-tjetri, me kusht që të mos kenë rënë dakord për rrëzimin e zgjedhjes (d.m.th. nëse vënë kusht që në fillim që askush nuk ka të drejtë të tërhiqet nga akti edhe nëse vazhdojnë të jenë bashkë), ose t’a rrëzojnë atë pas aktit apo ta rrëzojë vetëm njëri, atëherë rrëzohet e drejta e tij në zgjedhje dhe ngel e drejta e tjetrit.
Ibnu Umeri (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur bëjnë akt shiblerjeje dy vetë, ç’donjëri nga ata të dy ka të drejtën të zgjedhë deri sa të jenë bashkë dhe mos të jenë ndarë, apo njëri nga ata ta ketë lënë tjetrin për të zgjedhur. Nëse njëri ia lë në dorë tjetrit për të zgjedhur dhe pastaj bienë dakord, atëherë është kryer akti i shitblerjes (dhe detyrohet blerësi të marë mallin dhe shitësi vlerën) e nëse ndahen pas aktit por njëri nuk e ka mbaruar aktin, atëherë është kryer akti në ç’do rast.” [Muttefekun alejhi]
Eshtë haram largimi nga vendi i aktit nga ndrojta se pala tjetër ndërron mendje.
Transmeton Amër bin Shuajb nga babai i tij, nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dy palët në tregti kanë të drejtën e zgjedhjes deri sa të ndahen, vetëm nëse kanë vënë ndonjë kusht zgjedhjeje, dhe nuk i lejohet askujt që të ndahet nga shoku i tij nga frika e kthimit nga ai akt.” [Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai Sahih]
02 - Zgjedhja e vënies së kushteve:
Kjo zgjedhje është që të vënë kusht të dyja palët ose njëra që: të ketë të drejtën e zgjedhjes deri në një afat të caktuar sado i gjatë qoftë ai. Ky akt dhe ky kusht ëhtë i saktë.
Ibnu Umer (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dy palët në tregti kanë të drejtën e zgjedhjes deri sa të ndahen ose të jetë akti me kushte (të vëna nga të dyja palët ose njëra).” [Muttefekun alejhi]
03 - Zgjedhja në mallin me defekt:
Përmendëm më parë ndalimin e fshehjes së defektit të mallit dhe nëse ndokush blen një mall me defekt të cilin nuk e ka parë para se të ndaheshin nga akti, atëherë ai ka të drejtën e kthimit të mallit tek shitësi prej të cilit e bleu.
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush blen një dele të pamjelë (për shumë kohë që të duket sikur jep shumë qumësht) dhe e mjel atë, atëherë nëse e pëlqen ashtu le ta mbajë dhe nëse nuk e pëlqen atëherë ta kthejë te i zoti dhe bashkë me të të japë një tas me temër për qumështin që i mori.” [Muttefekun alejhi]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk lejohet lënia e deles dhe devesë pa mjelë që ti fryhen gjitë dhe nëse ndokush e blen një të tillë, ai ka të drejtën e zgjedhjes pas mjeljes së saj: ose t’a mbajë nëse do, ose ta kthejë bashkë me një tas temër.” [Buhariu, Ebu Daudi, Nesai]
KAMATA.
Ç’është kamata:
Kamata (apo fajdeja) është shtesa në origjinën e diçkaje si në Fjalën e Allahut: “…dhe e sheh tokën të vdekur por kur zbresim mbi të ujin tundet, shtohet dhe mbin në të prej çdo çifti bimësh.” [Haxh, 5]
Ose shtesa në shkëmbim si në shkëmbimin e një dirhemi me dy dirhem.
Gjykimi për kamatën:
Kamata është e ndaluar me Kur’an, Sunet dhe ixhma.
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe largojuni asaj që ka ngelur prej ribasë (kamatës) nëse jeni besimtarë! Nëse nuk e bëni këtë, atëherë pregatituni për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, e nëse pendoheni, atëherë merrni vetëm origjinën e pareve tuaja! Kështu ju nuk i bëni padrejtësi kujt dhe nuk iu bëhet padrejtësi.” [Bekare, 278-279] “Ata që hanë kamatën nuk ngrihën vetëm si ngrihet ai që e ka prekur djalli.” [Bekare, 275]
“Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën (ia shton atij që jep lëmoshë).” [Bekare, 276] (E zhduk kamatën duke e hequr plotësisht nga dora e marrësit të saj ose ia bën haram bereqetin e pasurisë së tij, madje ia heq atë në këtë botë dhe e dënon në botën tjetër.)
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Largojuni shtatë shkatërruesëve!” Thanë: “Kush janë ato o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Vënia shok Allahut, magjia, vrasja e atij që ka ndaluar Allahu vetëm se me të drejtë, ngrënia e kamatës (fajdeve), ngrënia e pasurisë së jetimit, dezertimi kur je përballë armikut dhe shpifja ndaj besimtareve të pastërta e të pafajshme.” [Muttefekun alejhi]
Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, dhënësin e saj, atë që e shkruan (në akt) dhe atë që dëshmon, dhe tha: ata janë njësoj.” [Muslim]
Ibën Mes’udi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kamata është shtatëdhjetë e tre llojesh dhe më e lehta e tyre është njësoj sikur të martohet dikush me nënën e tij.” [El-Hakim Sahih]
Abdullah bin Handhale (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një dirhem që ha dikush nga kamata është më e rëndë se tridhjetë e gjashtë herë zina (imoralitet).” [Ahmedi Sahih]
Ibën Mes’udi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “C’dokush që vazhdon ta hajë kamatën do të përfundojë në pakësim të pasurisë.” [Ibnu Maxheh Sahih]
Llojet e kamatës:
Kamata është dy llojesh: Nesieh dhe fadl:
Kamata nesieh është shtesa e kushtëzuar të cilën e merr borxhdhënësi prej borxhmarrësit kundrejt kohës së borxhit. Kjo lloj kamate është haram me Kur’an, Sunet dhe ixhma.
Kamata e fadlit është shitja e të hollave me të holla, ose shitja e ushqimit me ushqim, duke shtuar në njërin krah (p.sh. të japësh 5 euro dhe të marrësh 6 euro, ose të japësh 1kg. oriz dhe të marrësh 2kg.) Kjo lloj kamate është haram me Sunet dhe ixhma sepse ajo të shpie drejt llojit të parë të kamatës.
Gjërat në të cilat ndalohet kamata:
Kamata ndalohet vetëm në gjashtë llojet të cilat i ka përmendur hadithi i mëposhtëm:
Ubadetu bin Samit (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ari me ar, argjëndi me argjënd, gruri me grur, elbi me elb, temri me temër (hurma arabe) dhe kripa me kripë (shkëmbehen) në të njëjtën sasi, në të njëjtën peshë, dorë më dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje, atëherë shisni si të doni me kusht që të jetë dorë më dorë.” [Muslimi]
Nëse shitet një nga këto lloje me të njëjtin lloj, si p.sh. ar me ar, apo temër me temër, atëherë është haram shtesa e njërës anë dhe gjithashtu është haram afati.
Duhet patjetër që të jenë të njëjtë në peshë e masë pa marrë parasysh cilësinë, si dhe duhet patjetër që të kryhet shkëmbimi i mallit dorë më dorë në vendin dhe çastin e aktit: Ebu Seid El-Hudrij (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos e shisni arin me ar vetëm nëse janë të barabartë dhe mos shtoni në njërën anë! …dhe mos i shisni ato një në dorë e një në mungesë!” [Muttefekun alejhi]
Umer bin Hatabi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ari me ar është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, gruri me grur është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, elbi me elb është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, temri me temër është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë.” [Muttefekun alejhi]
Ibën Seidi (radijAllahu ‘anhu) thotë: Na vinte temër i përzierë në kohën e të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe e shkëmbenim dy tasa me një. Kur e mori vesh i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) këtë gjë tha: “Jo dy tasa hurma me një, as dy tasa grur me një dhe as një dirhem me dy dirhem!” [Muttefekun alejhi]
Por nëse shitet një nga këto gjashtë lloje me lloj tjetër jo prej të njëjtit lloj si p.sh. të shkëmbesh ar me argjend, ose grur me elb, atëherë lejohet dallimi në peshë apo masë me kusht që të bëhet shkëmbimi i mallit në vend siç thuhet në hadithin e Ubades të lartëpërmendur: “Nëse ndryshojnë këto lloje, atëherë shisni si të doni me kusht që të jetë dorë më dorë.” [Muslimi]
Si dhe në hadithin e Ubades i cili ndodhet te Ebu Daudi e të tjerë ku i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk ka problem nëse shkëmbehet ari me argjënd duke qenë se argjend ka më shumë, por dorë më dorë dhe jo për në një kohë të caktuar. Nuk ka problem nëse shkëmbehet gruri me elb duke qenë se elb ka më shumë, por dorë më dorë dhe jo për në një kohë të caktuar.” [Ebu Daud Sahih]
E nëse shkëmbehet një prej këtyre gjashtë llojeve me një lloj tjetër të ndryshëm nga ai si p.sh. ar me grurë, ose argjend me kripë, atëherë lejohet dallimi në masë e peshë si dhe afati i dorëzimit. Aisha (radijAllahu ‘anha) transmeton se: “I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bleu ushqim (grurë) prej një çifuti për t’ia paguar pas një afati të caktuar dhe i la peng mburojën e tij të luftës.” [Buhariu]
Emir San’ani thotë në librin “Subulus-selam”: “Dije se dijetarët kanë rënë dakord në lejimin e shkëmbimit të një lloji në të cilin rrjedh kamata me një lloj tjetër në të cilin rrjedh kamata por të cilët nuk janë të të njëjtit lloj, ky shkëmbin lejohet me afatizim apo me dallim në masë e peshë, siç është shkëmbimi i arit me grurë, argjendit me elb, etj.”
Nuk u lejohet shkëmbimi i hurmave të njoma me të thata përveç se të varfërve që nuk zotërojnë pemë hurme. Atyre u lejohet që të blejnë hurma të njoma (rutab) të marra prej pemës, me hurma të thata.
Abdullah bin Umeri (radijAllahu ‘anhu) transmeton se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja me kile e fryteve që janë në pemën e hurmës, me hurma të thata si dhe nga shitja me kile e rrushit të njomë, me rrush të thatë.” [Muttefekun alejhi]
Zejd bin Thabit (radijAllahu ‘anhu) transmeton se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka lehtësuar për të varfërit që kanë hurma të thata, t’i shkëmbejnë ato me hurma të njoma duke i përcaktuar me mendje ata që kanë përvojë.” [Muttefekun alejhi]
Shkaku që i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shkëmbimi i hurmave të njoma me të thata është të njomat nëse thahen, atëherë pakësohen:
Seid bin ebi Uekkasi (radijAllahu ‘anhu) thotë: U pyet i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për shkëmbimin e hurmave të njoma me të thata dhe ai tha: “A pakësohen të njomat nëse thahen?” Thanë: Po. “Atëherë ndaloi nga kjo gjë.” [Ebu Daud, Ibën Maxheh, Tirmidhi, Nesai Sahih]
MARRËVESHJA NË KULTIVIMIN E TOKËS.
Ç’është marrëveshja në kultivim:
Në kuptimin gjuhësor: kjo është të kultivosh tokën dhe të marrësh një pjesë të fitimit.
Eshtë për qëllim këtu me kultivimin, “El-Muzareah”: Ti japësh tokën dikujt që t’a punojë atë dhe t’a mbjellë me kusht që të ndahet fitimi për gjysëm ose afër saj.
Gjykimi për të:
Transmeton Nafi’ se Abdullah bin Umer i ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bëri marrëveshje me çifutët e Hajberit që t’i japin atij gjysmën e prodhimeve bujqësore dhe të pemëve.” [Muttefekun alejhi]
Buhariu thotë: “Kajs bin Muslim transmeton nga Ebi Xheafer se ka thënë: Të gjithë muhaxhirinët në Medine kultivonin tokën dhe merrnin gjysmën e fitimit apo një të tretën e tij. E ka bërë këtë Aliu, Sead bin Malik, Abdullah bin Mes’udi, Umer bin AbdulAziz, El-Kasim, Urveh dhe familja e Ebu Bekrit, Umerit dhe e Aliut.”
Kujt i takojnë shpenzimet:
Nuk ka problem që shpenzimet e tokës t’i paguajë pronari i tokës ose punëtori, ose të dy së bashku. [Dhe sigurisht që fitimi do të ndahet pasi të jenë ndarë shpenzimet e tokës dhe t’i jenë dhënë atij që i ka shpenzuar.]
Buhariu thotë: “Umeri i merrte në punë njerëzit me kusht që nëse farën e sillte ai, atëherë do të marrë gjysmën e fitimit dhe nëse e sillnin ata, atëherë do të marrin kaq e kaq.” Thotë Buhariu: Ka thënë Haseni (radijAllahu ‘anhu): “Nuk ka problem që toka të jetë e njërit prej atyre dyve dhe shpenzimet dhe atë që del t’i ndajnë të dy.”
Ç’farë nuk lejohet në këtë lloj tregtie:
Nuk lejohet kultivimi me kusht që një pjesë e tokës të jetë për pronarin dhe tjetra për punëtorin.
Gjithashtu nuk lejohet për pronarin e tokës të thotë se unë do të marr nga fitimi një numër të caktuar kujtalësh.
Transmeton Handhaletu bin Kajs nga Rafi’ bin Hadixh se ka thënë: Më kanë treguar dy xhajet e mi se ata punonin tokën në kohën e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe merrnin prodhimin e anës së kanalit, apo një pjesë të cilën ua ndante pronari. Atëherë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ndaloi nga kjo gjë. I thashë Rafiut: “Po nëse kjo bëhet me dinar e dirhem, a lejohet?” Tha: “Nuk ka problem të paguhen me dinar e dirhem (të holla).”
Lejthi ka thënë: “Ajo që ndalohej prej kësaj lloji tregtie ishte ajo në të cilën po të shihte ai që e kupton hallallin dhe haramin, nuk do t’a lejonte atë për shkak të rrezikshmërisë që ka në të (sepse nuk i dihet nëse do të ketë fitim apo jo, madje mund të ketë humbje nëse prodhimin e zë sëmundja apo ndonjë gjë tjetër).” [Buhariu, Nesai]
Transmetohet gjithashtu nga Handhale se ka thënë: Pyeta Rafi’ bin Hadixh për të punuar në tokën e dikujt me të holla? Ai tha: “Nuk ka problem për këtë, …nëse është diçka e ditur dhe e siguruar (për të cilën kanë rënë dakord) nuk ka problem në të.” [Muslim, Ebu Daud, Nesai Sahih] (Siç ndodh përgjithësisht sot nëpër firmat të cilat kanë blerë toka dhe punësojnë punëtorë me pagesë për mbjelljen dhe kultivimin e tyre)
MARRËVESHJA NË PËRKUJDESJEN PËR PEMËT.
Ç’është marrëveshja në përkujdesjen për pemët:
Ajo është të ngarkojë një pronar dikë që të kujdeset për një numër të caktuar të pemëve të tij me kusht që t’i japë atij gjysmën e frutave apo afër gjysmës.
Gjykimi për të:
Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) “I vuri kusht çifutëve të Hajberit që t’i paguajnë muslimanëve gjysmën e të korrave dhe gjysmën e frutave të pemëve.” [Muttefekun alejhi]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se Ensarët i thanë të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ndaji pemët e hurmave mes nesh dhe mes muhaxhirinëve!” Ai tha: “Jo.” Tha (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Atëherë hiqni ju shpenzimet e shërbimit dhe i ndajmë frutat e tyre.” Thanë: “Dëgjuam dhe u bindën.” [Muttefekun alejhi]
NGJALLJA E TOKËS SË VDEKUR.
Ç’është toka e vdekur:
Toka e vdekur është ajo tokë e pabanuar (djerrë) dhe është krahasuar banimi me jetën dhe djerra me vdekjen.
Ndërsa ngjallja e e tokës së vdekur është që të ngrihet dikush dhe të shkojë te një copë tokë të cilës nuk i njihet ndonjë pronar dhe t’a ngjallë atë me pastrim, mbjellje, vaditje apo ndërtim, duke u bërë kështu pronë e tij.
Nxitja e Islamit për te ajo:
Aisha (radijAllahu ‘anha) transmeton se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush ngjall një tokë e cila nuk i përket askujt, atëherë ajo bëhet pronë e tij.” [Buhariu]
Urvatu thotë: “Kështu gjykoi Umeri në kohën e hilafetit të tij.”
Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush ngjall një tokë të vdekur, ajo është e tij.” [Tirmidhiu Sahih]
Transmeton gjithashtu Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e rrethon një tokë (me gardh a diçka tjetër), ajo është e tij.” [Ebu Daud Sahih]
QIRAJA.
Ç’është qiraja:
Qiraja është sundimi i dobisë (p.sh. strehimi është dobia e banesës) së diçkaje kudrejt një pagese.
Gjykimi për qiranë:
Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse ato i japin qumësht fëmijëve tuaj, atëherë jepuni atyre shpërblimin (qiranë) e tyre.” [Talak, 6]
“Njëra prej atyre dyjave tha: O babai ynë! Punësoje atë me qira sepse ai është më i miri që ke punësuar, është i fortë dhe besnik.” [Kasas, 26]
“Ata gjetën aty një mur që donte të rrëzohej dhe ai e ngriti atë. Shoku i tij i tha (Musa alejhi selam i tha Hidrit): Nëse do mund të merrjë shpërblim për të.” [Kehf, 77]
“Aisha (radijAllahu ‘anha) transmeton se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Ebu Bekri morrën me qira një burrë prej fisit Dejl pastaj një prej fisit Abd bin Udej, të cilët ishin udhëzues dhe njohës të mirë të shtegjeve (kjo ka qënë në hixhran e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për në Medine).” [Buhariu]
Gjërat në të cilat lejohet qiraja:
C’do gjë prej të cilës ka dobi dhe struktura e saj qëndron e pa prekur, lejohet qiraja në të nëse nuk ka ndonjë pengesë nga sheriati në lidhje me të.
Eshtë kusht që gjëja e marrë me qira të jetë e njohur, gjithashtu vlera e qirasë të jetë e njohur, koha e qirasë dhe lloji i punës.
Allahu i Lartësuar tregon për atë të moshuarin e Medjenit që i tha Musës ‘alejhis–selam: “Unë dëshiroj të të jap njërën nga këto dy bijat e mia (për martesë) dhe (mehri i tyre është) të më shërbesh tetë vjet e nëse i plotëson dhjetë, atëherë do të të isha mirënjohës.” [Kasas, 27]
Transmetohet nga Handhale bin Kajs se ka thënë: Pyeta Rafi’ bin Hadixh për të punuar në tokën e dikujt me të holla? Ai tha: “Nuk ka problem për këtë, …nëse është diçka e ditur dhe e siguruar nuk ka problem në të.” [Muslim, Ebu Daud, Nesai] (Siç ndodh përgjithësisht sot nëpër firmat të cilat kanë blerë toka dhe punësojnë punëtorë me pagesë për mbjelljen dhe kultivimin e tyre)
Qiraja (paga) e punëtorit:
Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Jepjani hakun punëtorit para se t’i thahet djersa!” [Ibën Maxhe Sahih]
Gjynahi i atij që nuk ja jep hakun punëtorit:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: Unë jam armik i tre personave në Ditën e Kiametit: një personi që jep për Hirin Tim pastaj tradhton, një personi që shet një njeri të lirë dhe e ha çmimin e tij dhe një personi që merr në punë një punëtor dhe pasi ai ia kryen punën, ky nuk ia jep hakun e tij.” [Buhariu Hasen]
Gjërat në të cilat nuk lejohet qiraja:
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe mos i detyroni robëreshat për prostitucion nëse ato dëshirojnë dlirësinë, me qëllim që të përfitoni diçka nga pasuritë e kësaj bote. Por nëse ndonjë i detyron ato, atëherë Allahu pas një detyrimi të tillë është Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [Nur, 33]
Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) transmeton se një robëreshë e Abdullah bin Ubej bin Selul (koka e munafikëve) që quhej Mesikeh dhe një tjetër që quhej Emimeh, ai i detyronte ato për prostitucion dhe ato u ankuan tek i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Atëherë Allahu zbriti Fjalën e Tij: “Mos i detyroni robëreshat për prostitucion… deri në Fjalën e Tij: Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [Muslim Sahih]
“Ebu Mes’ud El-Ensari (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka bërë haram çmimin e qenit, paratë e prostitucionit dhe qiranë e fallxhorit.” [Muttefekun alejhi]
Qiraja në leximin e Kur’anit:
Abdurrahman bin Shibël el-ensari thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Lexoni Kur’an dhe mos u ushqeni me të! Mos shtoni pasurinë me të! Mos e harroni atë (duke ndenjur gjatë pa lexuar) dhe mos e teproni në të (duke zbukuruar zërin së tepërmi)!” [Ahmedi Sahih]
Xhabir bin Abdullah thotë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli tek ne dhe ne ishim duke lexuar Kur’an e në mesin tonë ndodheshin beduinë dhe joarabë. Ai tha: “Lexoni se leximi juaj është i saktë! Do të vijnë pas jush njerëz që do t’a teprojnë në leximin e tij (duke zbukuruar zërin dhe duke u përpjekur që të nxjerrin shkronjat në një mënyrë të tepruar ashtu që të mburren e të bëhen të njohur), do të kërkojnë shpërblimin e tij shpejt dhe nuk do t’a vonojnë atë (do të kërkojnë shpërblimin (qiranë) e leximit në këtë botë dhe do i japin përparësi mbi shpërblimin e botës tjetër).” [Ebu Daud Sahih]
Ebu Seid El-Hudri (radijAllahu ‘anhu) transmeton se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Mësojeni Kur’anin dhe kërkojini Allahut me të xhenetin para se t’a mësojnë atë njerëz që kërkojnë me të (mësimin e tij) dunjanë! Kur’anin e mësojnë tre persona: një person që mburret me të (për të fituar emër), një që ushqehet me të dhe një që e lexon atë për Hir të Allahut.” [Ibën Nasër Sahih]
SHOQËRITË TREGTARE.
Ç’është shoqëria tregtare:
Shoqëria tregtare është një marrëveshje që bëhet ndërmjet dy personave apo më shumë që të bashkohen me qëllim që të arrijnë të fitojnë në tregti. Kjo shoqëri mund të ndodh edhe pa ndonjë marrëveshje siç është rasti me trashëgiminë.
Gjykimi për shoqërinë tregtare:
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe me të vërtetë, shumë bashkëpjesëtarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit përveç atyre të cilët besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi. E sa pak janë këta!” [Sad, 24]
“Nëse ndonjë burrë apo grua nuk lë pas as paraardhës dhe as pasardhës, por ka vëlla ose motër, secili prej tyre merr një të gjashtën (e trashëgimisë), por nëse lë më shumë se dy, atëherë ata janë pjesëmarrës (ortakë) në një të tretën e trashëgimisë.” [Nisa, 12. (Ajeti është argument për pohimin e ortakësisë dhe shoqërive të ndryshme përgjithësisht.)]
Es-Saib (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i ka thënë të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ke pas qënë ortaku im në kohën e injorancës dhe ishe ortaku më i mirë (që gjendej)…” [Ibën Maxheh Sahih]
Shoqëria tregtare sipas sheriatit:
Thotë imam Sheukani në “Sejli el-xhirar”, 3/246,248: “Shoqëria e rregullt në sheriat është ajo shoqëri që gjendet si rrjedhojë e pëlqimit të dy palëve apo më shumë në mënyrë që ç’donjëri prej tyre të fusë një sasi të caktuar parashë dhe pastaj t’i fusin ato në tregti me qëllim që të arrijnë të fitojnë dhe në fund t’a ndajnë fitimin në atë mënyrë që secili të marrë në raport me të hollat që futi në atë aktivitet biznesi.
Nëse ata bienë dakord që t’a ndajnë fitimin në mënyrë të barabartë pa marrë parasysh se nga sa lekë kanë futur, atëherë kjo është e lejuar meqë ata e kanë pëlqyer një gjë të tillë qoftë edhe sikur të jetë pasuria që ka futur ndonjëri prej tyre shumë e vogël dhe pasuria e tjetrit e madhe. Nuk ka problem në sheriat për një gjë të tillë përderisa ajo tregti të jetë me pëlqimin e të gjithë ortakëve dhe me dëshirën e tyre.”
AZHIOTAZHI.
Ç’është azhiotazhi:
Azhiotazhi (el-mudarabe) është marrë prej bredhjes nëpër tokë që do të thotë udhëtimi me qëllim tregtie.
Allahu i Lartësuar thotë: “…Dhe të tjerë udhëtojnë nëpër tokë duke kërkuar Begatitë e Allahut…” [Muzzemil, 2]
Quhet gjithashtu në arabisht Kirad-ndarje, shkëputje, sepse i zoti i pasurisë ndan një pjesë të pasurisë së tij për t’a futur në tregti si dhe ndan gjithashtu një pjesë të fitimit me ortakun që bëri tregti me pasurinë e tij.
Eshtë për qëllim me azhiotazhin këtu: “Marrëveshja ndërmjet dy palëve për të paguar njëra palë shumën që duhet për aktivitetin e caktuar palës tjetër e cila do t’i punojë ato në atë aktivitet dhe fitimin do t’a ndajnë sipas asaj që bienë dakord që në fillim (njëra palë ka të hollat kurse tjetra përvojën dhe lodhjen)”
Gjykimi për azhiotazhin:
Ibën Mundhir thotë në librin (radijAllahu ‘anhu) tij “El-Mexhmu'”, f.124: “Dijetarët janë bashkuar në mendimin se azhiotazhi me ar e argjend (të holla, para) është i lejuar, si dhe janë bashkuar gjithashtu në fjalën se punëtori ka të drejtë t’i vërë kusht financuesit për të marrë një të tretën e fitimit, gjysmën e tij, ose aq sa bienë dakord që në fillim të marrëveshjes dhe me kusht që të jetë e ditur nga të dyja palët që në fillim.”
Edhe shokët e të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kanë punuar me azhiotazh:
Zejd ibën Eslem transmeton nga babai i tij se ka thënë: Doli Abdullahi dhe Ubejdilahi, dy bijtë e Umer bin Hatabit (radijAllahu ‘anhum) me një ushtri për në Irak. Kur mbërritën kaluan nga Ebu Musa El-Esh’ari që ishte kryetar i Basras. Ai u uroi mirëseardhjen dhe pastaj tha: “Nëse do të mund të bëja diçka për ju, do ta bëja.” Pastaj tha: “Ah! Po, këtu kam prej pasurisë së Allahut (lekët e zekatit të banorëve të Basras) të cilën desha t’ia dërgoj prijësit të besimtarëve. Unë po ua jap juve që të bleni prej mallit të Irakut dhe pastaj t’a shisni në Medine. Pasi t’a shisni mallin, jepini origjinën e të hollave prijësit të besimtarëve, ndërsa fitimin e keni ju të dy.”Ata thanë: “Do t’a donim një gjë të tillë.”
Ashtu bëri dhe i shkruajti Umer bin Hatabit (radijAllahu ‘anhu) që të marrë të hollat (e zekatit) prej tyre.
Pasi që erdhën në Medine dhe fituan prej tregtisë, shkuan te Umeri (radijAllahu ‘anhu) për të paguar lekët e zekatit që u dha Ebu Musa.
Ai (Umeri) tha: “A i dha të gjithë ushtrisë kështu si juve?” Thanë: “Jo.” Atëherë Umeri (radijAllahu ‘anhu) tha: “Domethënë ju dha meqë jeni bijtë e prijësit të besimtarëve! Dorëzojeni pasurinë e zekatit bashkë me fitimin!”
Abdullahi nuk foli, kurse Ubejdilahi tha: “Nuk duhet t’a bësh këtë o prijësi i besimtarëve, sepse nëse kjo pasuri do të ishte pakësuar në tregti apo do të kishte humbur e gjitha, atëherë ne do t’a kompensonim atë!”
Umeri tha: “Dorëzojeni!”
Abdullahi përsëri heshti, kurse Ubejdilahi tha të njëjtën gjë.
Atëherë dikush prej të pranishmëve tek Umeri (radijAllahu ‘anhu) tha: “O prijësi i besimtarëve! Përse nuk e llogarit si azhiotazh?” Tha: “Po e llogaris si të tillë. Atëherë Umeri (radijAllahu ‘anhu) mori origjinën e pasurisë (lekët e zekatit) dhe gjysmën e të gjithë fitimit (për t’i vënë në arkën e pasurisë së muslimanëve) dhe mori Abdullahi me Ubejdilahin, dy bijtë e Umer bin Hatabit, gjysmën tjetër të fitimit.” [Malik, Bejhaki Sahih]
Besnikëria e punëtorit:
Azhiotazhi është i lejuar në ç’do formë qoftë; i kufizuar (nga i pasuri, si p.sh. të thotë që bëj këtë lloj tregtie, apo mos e ngarko mallin në anije etj.) apo i pakufizuar (si p.sh. të thotë që bëj ç’do lloj tregtie që do) dhe punëtori nuk kompenson asgjë vetëm në rast se e prish diçka me dashje apo duke bërë diçka që ia ka ndaluar i zoti i pasurisë.
Ibën Mundhiri thotë: “Dijetarët janë bashkuar në mendimin se nëse i zoti i pasurisë e ndalon punëtorin të shesë mall pa lekë në dorë dhe ai shet, atëherë punëtori duhet t’a kompesojë atë (nëse nuk ia kthejnë borxhin).”
Hakim ibën Hizami (radijAllahu ‘anhu), shok i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) “Kur i jepte dikujt pasuri me qëllim azhiotazhi, i vinte kusht që mos t’a fuste atë para në mëlçi të njoma (ushqime që prishen), mos t’ë kalonte me të detin dhe mos të kalonte nëpër barqet e luginave. Nëse bën ndonjë prej këtyre, atëherë do të kompesosh mallin tim.” [Darakutni, Bejhaki Sahih]
PARAPAGIMI.
Ç’është parapagimi (es-selem):
Es-Selem është shitja e diçkaje të përshkruar e të përcaktuar e cila nuk është prezent por që pritet të vijë duke paguar çmimin para dorëzimit të mallit.
Gjykimi për të:
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kur të lidheni për një borxh për një kohë të caktuar, shkruajeni atë!” [El-Bekare, 282]
Thotë Inën Abasi (radijAllahu ‘anhu): “Betohem se parapagimin e siguruar për në një kohë të caktuar, Allahu e ka bërë hallall në Librin e Tij dhe e ka lejuar atë. Pastaj lexoi Ajetin e mësipërm.” [El-Hakim, Bejhaki Sahih]
Gjithashtu, ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Kur i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) erdhi në Medine, ata shisnin hurmat me paradhënie dy apo tre vjet para.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kush parapaguan për diçka, atëherë të jetë pesha e caktuar, masa e caktuar dhe koha e caktuar!” [Muttefekun alejhi]
Parapagimi atij që nuk e posedon bazën e mallit (farën):
Nuk është kusht në es-selem që i parapaguari për një mall të caktuar t’a posedojë atë në çast:
Muhamed iben ebi Muxhalid thotë: “Më dërgoi Abdullah ibën Shidad dhe Ebu Burde tek Abdullah ibën ebi Auf (radijAllahu ‘anhuma) dhe më thanë: Pyete atë nëse parapaguanin shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në kohën e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për grurin?” Abdullahi tha: “Parapaguanim fise të Shamit për grur, elb dhe vaj, për sasi të caktuar dhe kohë të caktuar.” I thashë: “A i paguanit vetëm atij që e kishte farën?” Tha: “Nuk pyesnim fare për këtë gjë.” Pastaj më dërguan te Abdurrahman ibën Ebza dhe pasi e pyeta më tha: “Shokët e të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) parapaguanin në kohën e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe nuk i pyesnim nëse kishin farë apo jo.” [Buhariu, Ebu Daudi, Nesai, ibën Maxheh]
BORXHI.
Dobia e borxhit:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush i heq muslimanit një ankth e brengë në këtë botë, atij Allahu do t’i heqi një nga ankthet e Ditës së Gjykimit dhe kush ia lehtëson atij që është ngushtë (duke ia falur borxhin ose duke ia larë atë, apo duke ia shtyrë afatin), Allahu do t’ia lehtësojë atij në dunja dhe ahiret. Allahu është në ndihmën e robit të Tij derisa ai të jetë në ndihmën e vëllait të tij.” [Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud Sahih]
Ibën Mes’udi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ç’do musliman që i jep borxh vëllait të tij dy herë, i shkruhet sikur ka dhënë sadaka sa vlera e njërës herë.” [Ibën Maxheh Hasen]
Shtrëngimi në të:
Theubani, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Atij që i ndahet shpirti nga trupi dhe është i pastër nga tre gjëra, do të hyjë në Xhenet: nga mendjemadhësia, fshehja e plaçkës së luftës dhe borxhi.” [Ibën Maxheh, Tirmidhi Sahih]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shpirti i besimtarit qëndron i lidhur me borxhin e tij deri sa t’i shlyhet.” [Turmidhi Sahih]
Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush vdes duke pasur borxh një dinar apo një dirhem, do t’i shlyhet nga punët e tij të mira. Nuk do të ketë atje as dinar e as dirhem.” [Ibën Maxheh Sahih]
Transmeton Ebu Katade (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit dhe foli. U përmendi atyre se xhihadi në Rrugën e Allahut dhe besimi në Allahun, janë punët më të mira. Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Nëse unë vritem në Rrugën e Allahut, a më fshihen gjynahet?” I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij: “Po, nëse ti vritesh në Rrugën e Allahut duke qënë se ke duruar dhe ke kërkuar shpërblimin e Allahut, në ball dhe jo në shpinë (nuk ke qenë duke dezertuar dhe kthyer shpinën armikut).” Pastaj tha i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Si the?” Tha: Thashë se nëse vritem në Rrugën e Allahut, a më fshihen gjynahet?” I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Po, nëse vritesh në Rrugë të Allahut duke qenë se ke duruar dhe ke kërkuar shpërblimin nga Allahu, në ball dhe jo në shpinë, përveç borxhit (d.m.th. borxhi nuk të falet). Xhibrili ma tha këtë gjë (tani).” [Muslim, Tirmidhi, Nesai Sahih]
Ai që merr të hollat e njerëzve dhe ka për qëllim t'i kthejë ato:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai që merr paret e njerëzve dhe ka për qëllim që t’i kthejë ato, Allahu ia shleftë ato (e ndihmoftë në kthimin e borxhit) dhe ai që i merr duke pasur për qëllim shpërdorimin e tyre, Allahu e shpërdëroftë atë!” [Buhariu]
Shuajb ibën Amër thotë: Na ka treguar Suhejb el-Hajër se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai burrë që merr një borxh dhe ka për qëllim që mos t’a kthejë atë, do t’a takojë Allahun duke qënë hajdut.” [Ibën Maxheh Hasen Sahih]
Urdhëri për shlyerjen e borxhit:
Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që Allahu iu urdhëron t’ua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim dhe që kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtet sa i shkëlqyer është mësimi që Allahu jua jep juve! Vërtet Allahu është gjithnjë Gjithëdëgjues, Gjithëshikues.” [En-Nisa, 58]
Mirësjellja në kërkimin e kthimit të borxhit:
Ibën Umeri dhe Aisha (radijAllahu ‘anhuma) transmetojnë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush kërkon një të drejtë të tij (borxhin) t’a kërkojë atë me butësi…” [Ibën Maxheh Sahih]
Shtyrja e afatit të atij që është ngushtë:
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe në qoftë se borxhliu është në vështirësi, atëherë i lini kohë atij derisa t’i lehtësohet mundësia për t’i kthyer detyrimet, por nëse ju ia falni në shenjë mirësie, kjo është shumë më mirë për ju, vetëm sikur t’a dinit.” [El-Bekare, 280]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një njeri gjithmonë u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte shërbyesit të tij sa herë që e çonte për këtë punë te njerëzit: “Nëse borxhliu është i varfër, falja atij, që kështu të mund të na falë Allahu neve.” Kështu që kur ai shkoi te Allahu (ndërroi jetë), Allahu e fali atë.” [Buhariu]
Ebu El-Jusr (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu t’a fusë në Hijen e Tij (në Ditën e Kijametit), atëherë le t’ia shtyjë afatin borxhliut që është ngushtë ose t’ia falë borxhin atij!” [Ibën Maxheh Sahih]
Mosshlyrja e borxhit prej atij që ka mundësi është padrejtësi:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shtyrja e shlyerjes së borxhit prej atij që ka mundësi është padrejtësi.” [Muttefekun alejhi]
Izolimi i atij që ka mundësi të shlyejë borxhin dhe nuk e bën:
Transmeton Amër bin Sherijd nga babai i tij se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shtyrja e shlyerjes së borxhit prej atij që ka mundësi e bën të lejuar hapjen e fjalës se ai ka bërë padrejtësi dhe dënimin e tij me izolim e kërcënim.” [Nesai, Ibën Maxheh, Ebu Daud Hasen]
Ç’do borxh që sjell fitim është kamatë:
Ebu Burdeh thotë: “Shkova në Medine dhe takova Abdullah bin Selam. Ai më tha: “Eja me mua në shtëpinë time që të të jap të pish me kupën në të cilën ka pirë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të falesh në një xhami në të cilën ai është falur. Shkova me të dhe më dha të pija dhe hurma për të ngrënë pastaj u fala në xhaminë e tij.” Më tha: “Ti je në një tokë në të cilën është shfaqur kamata. Prej llojeve të kamatës është që njëri prej jush të marrë borxh për një afat të caktuar dhe kur të vijë afati, të shlyejë borxhin dhe të sjellë bashkë me të një torbe në të cilën ka një dhuratë. Ruaju asaj torbeje dhe asaj që ka në të!” [Buhariu, Bejhakiu Sahih]
PENGU.
Ç’është pengu:
Pengu në kuptimin gjuhësor është izolimi. Prej kësaj është edhe Fjala e Allahut: “Secili është peng për atë që ai ka fituar.” [Muddethir, 38]
Ndërsa në koptimin legjislativ, pengu është të lësh një plaçkë (peng) të lidhur me borxhin, në mënyrë që borxhdhënësi të marrë prej asaj plaçkeje hakun e tij nëse borxhliu nuk e shlyen dot borxhin.
Gjykimi për pengun:
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nëse jeni në udhëtim dhe nuk mundeni të gjeni dot shkrues (të borxhit), atëherë merrni ose lini peng diçka!” [El-Bekare, 283]
Përkufizimi i lënies së pengut me udhëtimin në këtë ajet është përmendur se në udhëtim ndodh më shpesh kjo gjë, por kjo nuk do të thotë që në raste normale dhe joudhëtimi, kjo gjë (pengu) të jetë i ndaluar, sepse hadithet e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregojnë lejueshmërinë e kësaj.
Tregon Aisha (radijAllahu ‘anha) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bleu ca drith te një çifut me qëllim që t’ia paguajë në një afat të caktuar dhe i la atij peng mburojën e tij të luftës.” [Muttefekun alejhi]
A lejohet përdorimi i pengut:
Nuk i lejohet atij që e merr pengun t’a përdorë dhe të përfitojë prej tij, për arsyen që thamë tek borxhi: çdo borxh që sjell fitim është kamatë.
Por në rast se pengu është kafshë ngarkese apo kafshë që i merret qumështi, atëherë i lejohet pengëmbajtësit që t’i hipë asaj apo t’a mjelë atë tjetrën nëse ai i ushqen ato.
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kafsha e ngarkesës mund të përdoret për t’i hipur nëse është lënë peng dhe nëse shpenzohet për të. Qumështi i kafshës mund të pihet nëse është lënë peng dhe nëse shpenzohet për të. Dhe ai që i hipën asaj apo i merr qumështin ka për detyrë t’a ushqejë atë.” [Buhariu, Ebu Daudi, Tirmidhiu, ibën Maxheh]
TRANSFERIMI I PARAVE.
Ç’është transferimi i parave:
Transferimi i parave është kalimi i borxhit prej dikujt tek dikush tjetër.
Nëse dikush i ka marrë dikujt para borxh dhe atij i ka marrë borxh një i tretë, dhe ky e transferon borxhin që i ka dhënë të tretit tek i pari (d.m.th. që borxhin që i ka marrë këtij ai i treti mos t’ia kthejë këtij, por atij të parit të që ky i ka marrë borxh), atëherë borxhdhënësi i parë ka për detyrë që t’i drejtohet borxhliut të tretë nëse ai ka mundësi t’a shlyejë borxhin.
I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Shtyrja e kthimit të borxhit nga ai që ka mundësi është padrejtësi dhe nëse ndokush nga ju transferohet tek ndonjë që ka mundësi financiare, atëherë le të transferohet!” [Ibën Maxheh, Ahmed Sahih]
DEPOZITIMI.
Ç’është depozitimi:
Depozitimi apo amaneti është lënia e diçkaje për t’a ruajtur tek dikush tjetër.
Gjykimi për të:
Nëse dikush i lë vëllait të tij për të ruajtur një plaçkë (amanet), atëherë është e pëlqyeshme që ai t’a pranojë atë nëse është i sigurtë te vetja se mund t’a ruajë atë amanet. Shkaku i të qënurit e pëlqyeshme pranimi i amanetit është duke u nisur nga rregulli i të ndihmuarit njëri-tjetrin në punë të mira e të devotshme.
Pastaj është detyrë për mbajtësin e amanetit që t’ia kthejë atë të zotit të tij kur ai t’a kërkojë atë.
Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që Allahu ju urdhëron që t’ua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim.” [Nisa, 58]
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Ktheja amanetin atij që t’a ka lënë atë në besim!” [Tirmidhiu, Ebu Daudi Sahih]
Kompensimi i amanetit nëse prishet në dorën e mbajtësit:
Nuk kompenson gjë mbajtësi i amanetit vetëm në rast se nuk kujdeset ashtu si duhet për të.
Tregon Amër bin Shuajb nga babai i tij, nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Atij që i lihet një amanet, nuk kompeson gjë nëse ai prishet tek ai.” [Ibën Maxheh Hasen]
Tregon gjithashtu (Amri) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka kompesim mbi atë që i është besuar diçka.” [Darakutni, Bejhakiu Hasen]
“Enes bin Malik (radijAllahu ‘anhu) tregon se Umer bin Hatabi (radijAllahu ‘anhu) i ngarkoi atij që të kompensonte një plaçkë që i ishtë lënë amanet dhe u vodh.” Thotë Bejhakiu: “Kjo ka ndodhur se ai nu është kujdesur për të ashtu si duhet, kështu që e kompensoi atë për shkak të moskujdesit.” [Bejhakiu, 6/289]
HUADHËNIA.
Ç’është huadhënia:
Dijetarët e fikhut thonë: Huadhënia është lejimi që bën i zoti i një plaçke një tjetri për të përdorur plaçkën e tij pa paguar gjë kudrejt atij përdorimi.
Gjykimi për të:
Të japësh hua është diç;a e pëlqyer duke u nisur nga Fjala e Allahut të Lartësuar që thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira e të devotshme!” [El-Maide, 2]
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Allahu është në ndihmë të robit deri sa të jetë ai në ndihmë të vëllait të tij.” [Tirmidhiu, Ibën Maxheh Sahih]
Allahu i Lartësuar ka folur rëndë për ata që nuk japin hua: “Mjerë për ata që falen (për sy e faqe) të cilët janë të pakujdesshëm për namazin e tyre. Ata të cilët bëjnë vepra të mira vetëm për t’u dukur në sy të njerëzve dhe ata të cilët nuk japin as hua (fqinjit).” [El-Maun, 4-7]
Urdhëri për kthimin e huasë:
Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që Allahu ju urdhëron që t’ua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim.” [Nisa, 58]
Kompensimi i saj nëse prishet:
Huamarrësi është i besueshëm dhe nuk e kompenson huanë e prishur vetëm nëse nuk kujdeset për të ose i vë kusht huadhënësi që nëse e prish plaçkën, atëherë do t’a kompensojë.
Tregon Saf’uan bin Ja’la se babai i tij ka thënë: Më ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Kur të të vijnë të dërguarit e mi, jepu atyre tridhjetë mburoja (lufte) dhe tridhjetë deve.” Thashë: “O i Dërguari i Allahut! A t’ua jap si hua të garantuar apo për të më kthyer të njëjtën plaçkë?” Tha: “Për të të kthyer të njëjtën plaçkë.” [Ebu Daud Sahih]
Thotë Emir Es-Saneani në librin “Subulus-Selam”:3/69: “Huaja e garantuar është ajo e cila kompensohet me vlerën e saj nëse prishet, ndërsa huaja që duhet kthyer po e njëjta është ajo që nuk konpensohet me vlerë. Thotë: Dhe hadithi është argument për moskompensimin e huasë vetëm në rast kushtëzimi.”
GJËJA E GJETUR.
Ç’është gjëja e gjetur:
E gjetura është çdo lloj pasurie që respektohet nga sheriati (që është e lejuar) e cila gjendet e humbur dhe nuk i dihet pronari.
Detyra e atij që gjen diçka të humbur:
Kush gjen të holla që i kanë humbur dikujt, ka për detyrë të mësojë llojin dhe sasinë e tyre, pastaj t’ë marrë një besimtar të drejtë për të dëshmuar dhe ti ruajë ato dhe të pyesë se kujt i kanë humbur për një vit rresht. Nëse dikush vjen dhe pasi e provon për shenjat del se janë të atij, atëherë ia dorëzon ato të zotit qoftë edhe pas një viti. Në të kundërt, nëse nuk i del i zoti, atëherë i lejohet t’i përdorë ato për vete.
Suejd bin Gafle thotë: Takova Ubej bin Keab dhe më tha: “Gjeta një qese me njëqind dinarë në të dhe shkova të pyesja të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ç’të bëja me to?” Ai tha: “Pyet për të një vit rresht!”
Pyeta një vit dhe nuk e gjeta të zotin e saj, pastaj shkova te i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai më tha: “Pyet për të edhe një vit tjetër!”
Pyeta edhe një vit tjetër por përsëri nuk e gjeta pronarin e saj, kështu që shkova te i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për të tretën herë dhe ai më tha: “Ruaje qesen e tyre (copën ku ishin futur), numëroji të hollat dhe përdori ato për vete. Nëse vjen i zoti i tyre ktheja ato e në të kundërt shpenzoi për vete!”
Thotë Ubej: “Atëherë i shpenzova ato për vete.”
Thotë Suejdi: “Më pas e takova Ubejin në Meke dhe më tha: Nuk e di nëse duhet pyetur tre vjet rresht apo vetëm një vit!” [Muttefekun alejhi]
Ijad bin Himari transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush gjen diçka të humbur, le të marrë të dëshmojë një apo dy dëshmitarë dhe mos të ndërrojë as mos të fshehë diçka prej saj. Nëse vjen i zoti i saj, atëherë ka të drejtë ta marrë atë e nëse jo, atëherë ajo është pasuria e Allahut të cilën ia jep kujt të dojë (d.m.th. t’a shfrytëzojë ai që e gjen).” [Ibën Maxheh, Ebu Daud Sahih]
Delet dhe devetë e humbura:
Kush gjen një dele të humbur, duhet t’a marrë atë dhe të pyesë për të zotin e saj. Nëse e gjen ia kthen atij e nëse nuk e gjen, bëhet pronë e tij.
Ndërsa ai që gjen një deve të humbur, nuk lejohet që t’a marrë atë sepse nuk është frikë se atë mund t’a hajë ndonjë kafshë.
Zejd bin Halid El-Xhuheni (radijAllahu ‘anhu) thotë: Erdhi një beduin te i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe e pyeti për gjënë e gjetur. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Pyet për të zotin e saj një vit rresht dhe pyet nëse ndokush e njeh qesen dhe rripin e tyre. Nëse vjen i zoti i tyre, ia kthen ato atij dhe në të kundërt i përdor për vete.” Tha (beduini): “O i Dërguari i Allahut! Po me delen e gjetur ç’të bëj?” Tha (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ajo është e jotja, ose e vëllait tënd, ose e ujkut.” Tha (beduini): “Po me devenë e humbur?” Atëherë ndryshoi fytyra e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: “C’të duhet ty me të! Ajo e ka me vete ushqimin dhe ujin e saj, pastaj mund të shkojë te uji dhe mund të hajë prej pemëve (pa pasur frikë se mund t’a hajë ujku apo ndonjë kafshë tjetër).” [Muttefekun alejhi]
Gjetja e gjërave që hahen dhe atyre pa vlerë të konsiderueshme:
Kush gjen në rrugë diçka që hahet, i lejohet atij që t’a hajë atë dhe kush gjen diçka pa vlerë të konsiderueshme, i lejohet t’a përvetësojë atë.
Tregon Enesi (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kaloi pranë një kokrre hurme të rënë në tokë dhe tha: “Nëse nuk do të kisha frikë se mund të jetë prej sadakasë, do t’a haja atë.” [Muttefekun alejhi]
Gjëja e gjetur në Harem (në territorin e Kabes):
Nuk lejohet marrja e gjësë së humbur në Harem, vetëm në rast se pyet për të zotin e saj përgjithmonë dhe nuk lejohet shpenzimi i saj pas një viti siç është për të gjeturat në vend tjetër.
Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu i Lartësuar e ka bërë të ndaluar (të shenjtë) Mekën dhe ajo nuk është lejuar për ndokënd para meje dhe nuk do të bëhet e lejuar për ndokënd pas meje, ndërsa mua më është lejuar vetëm në një orë të një dite. Nuk lejohet në të prerja (lufta), thyerja e pemëve, trembja e gjahut (kafshëve) dhe nuk merret gjëja e humbur në të vetëm për atë që pyet për të zotin e saj.” [Buhariu]
FËMIJA I GJETUR.
Fëmija i gjetur është ai fëmijë i vogël që gjehet në rrugë, apo që ka humbur rrugën, apo që nuk i njihen prindërit.
Gjykimi për të:
Marrja e tij është farz kifaje (obligim kolektiv) duke u bazuar në Fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira e të devotshme!” [El-Maide, 2]
Feja e tij, liria dhe shpenzimi për të:
Nëse gjendet një foshnje (i hedhur) në një vend musliman, atëherë ai është musliman dhe kudo që të gjendet ai konsiderohet si një i lirë (që nuk është rob) sepse liria është origjina tek njerëzit. Nëse bashkë me të gjendet ndonjë pasuri, atëherë ajo shpenzohet për të e nëse nuk gjendet gjë, shpenzimet e tij i takojnë bankës së shtetit.
Sunejn bin Xhemijleh (një burrë prej fisit beni selim) thotë: “Më gjetën të humbur dhe më dërguan te Umer bin Hatabi (radijAllahu ‘anhu).”
Ai që më gjeti i tha: “O prijës i besimtarëve! Ky është njeri i mirë.”
Umeri tha: “A është e vërtetë kjo?”
Tha: “Po.”
Atëherë Umeri (radijAllahu ‘anhu) tha: “Merre atë dhe dije se ai është njeri i lirë, ti je kujdestari i tij dhe mbi ne janë shpenzimet e tij (mbi pasurinë e shtetit).” [Malik, Bejhaki Sahih]
Trashëgimia e fëmisë së gjetur:
Nëse fëmija i gjetur vdes dhe lë pasuri por nuk lë pas ndonjë trashëgimtar, atëherë trashëgimia e tij i kalon bankës së shtetit. Po ashtu edhe ed-dijetu –kompensimi i tij- nëse e vrasin i takon bankës së shtetit.
Pohimi i prejardhjes së tij:
Nëse dikush pohon se i gjeturi është fëmija e tij, qoftë pohuesi burrë apo grua, atëherë ai hidhet mbi të në rast se të qenurit prind i tij është diçka e mundshme.
Nëse pohojnë dy apo më shumë njerëz, atëherë ai hidhet mbi atë që sjell fakte. E nëse asnjëri prej tyre nuk ka fakte, atëherë kjo gjë i lihet në dorë specialistit që i njeh prejardhjet sipas shëmbëlltyrës së njerëzve dhe pastaj fëmija hidhet mbi atë për të cilin gjykon specialisti.
Aisha (radijAllahu ‘anha) thotë: “Hyri te unë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i gëzuar dhe me fytyrë të qeshur dhe tha: “A e di që Muxhzir El-Madlexhi vështroi pak më parë te Zejdi dhe Usameja të cilët kishin mbuluar kokat dhe këmbët i kishin të zbuluara dhe tha: Këto këmbë janë prej njëra-tjetrës.” [Muttefekun alejhi]
Nëse njohësi i këtyre gjërave thotë se ai fëmijë është i dy vetëve, atëherë ai hidhet mbi ata të dy.
Transmeton Sulejman bin Jesar nga Umeri (radijAllahu ‘anhu) se në kohën e hilafetit të tij një grua shkoi me dy vetë në të njëjtin muaj në kohën e pastërtisë së saj (pas zakoneve). Specialisti tha: “Ata që të dy kanë pjesë në të. Atëherë Umeri (radijAllahu ‘anhu) e hodhi atë fëmijë mbi të dy ata.” [Bejhakiu Sahih]
DHURATA.
Ç’është dhurata:
Dhurimi është falja e një plaçke dikujt tjetër pa pagesë dhe duke qenë dhuruesi gjallë.
Nxitja në të:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dhuroni që të duheni!” [Bejhakiu Hasen]
Pranimi i dhuratës edhe nëse është pak:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse do të më ftonin për të ngrënë shpatullën e një kafshe apo kyçin e këmbës së saj, do t’i përgjigjesha ftesës dhe nëse do të më dhuronin një shpatull apo një kyç të këmbës së kafshës, do t’a pranoja dhuratën.” [Buhariu] (Shpatulla e kafshës ka qenë pjesa më e preferuar e mishit të kafshës te i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndërsa kyçi i këmbës është diçka pa vlerë që nuk ka mish. I ka përmendur këto të dyja për të thënë që do i përgjigjesh ftesës dhe do e pranonte dhuratën njëlloj, nëse ishte diçka e preferuar apo diçka pa ndonjë vlerë të konsiderueshme.)
Dhurata që nuk refuzohet:
Azra bin Thabit El-Ensari thotë: “Më ka treguar Themameh bin Abdullah pasi hyra te ai dhe më dha të hidhja parfum, se Enesi (radijAllahu ‘anhu) nuk e kthente mbrapsht parfumin dhe thoshte se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e kthente parfumin mbrapsht.” [Buhariu, Tirmidhiu]
Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Tre gjëra nuk kthehen mbrapsht: jastëkët mbështetës, gjalpi dhe kosi.” [Tirmidhiu Hasen]
Kush ka më shumë të drejtë për t’i dhuruar atij:
Aisha (radijAllahu ‘anha) tregon se i ka thënë të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Unë kam dy komshije, cilës prej atyre t’i bëj një dhuratë?” Tha: “Asaj që e ka derën e shtëpisë më afër derës tënde.” [Buhariu, Ebu Daudi]
Ndalimi nga bërja dallim mes fëmijëve në dhuratë:
Neuman bin Beshir thotë: Babai im më dhuroi një pjesë të pasurisë së tij dhe nëna ime, Amrah bintu Ravaha i tha: Nuk jam dakord me këtë gjë pa folur me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Atëherë ai shkoi te i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai i tha atij: “A e bërë këtë gjë me të gjithë fëmijët e tu?” Tha: “Jo.” Tha i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Kini frikë Allahun dhe mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj!” U kthye babai im dhe e ktheu mbrapsht atë që më dhuroi. Në një transmitim tjetër thuhet se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij: “Atëherë nuk dëshmoj për këtë sepse unë nuk bëhem dëshmitar për padrejtësi.” Ndërsa në një transmetim të tretë thuhet: Pastaj tha (i Dërguari): “A dëshiron që të të binden të gjithë njëlloj? ” Tha: “Po.” Tha: “Atëherë mos e bëj atë gjë!” [Muttefekun alejhi]
Nuk lejohet që ndokush të kërkojë atë që dhuroi dhe as t’a blejë atë:
Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk na shkon për shtat shembulli i keq; ai që kthehet te dhurata e tij është si qeni që kthehet te e vjella e tij.” [Muttefekun alejhi]
Zejd bin Eslem tregon se i ati i tij ka dëgjuar Umer bin Hatabin (radijAllahu ‘anhu) të thotë: “Dhashë një kal për në Rrugë të Allahut dhe atij që ja dhashë i humbi. Atëherë doja t’a bleja prej atij që e kishte gjetur duke menduar se do të ma shesë lirë dhe pyeta për këtë të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ai më tha: “Mos e blij atë edhe sikur t’a japë me një dirhem të vetëm sepse ai që kthehet te lëmosha e tij është si qeni që kthehet te e vjella e tij.” [Muttefekun alejhi]
Përjashtohet nga kjo prindi që i jep diçka fëmijës së tij:
Ibën Umeri dhe Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) tregojnë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk i lejohet askujt që jep ndonjë dhuratë, të kthehet tek ajo, përveç prindit në atë që i jep fëmijës së tij (atij i lejohet).” [Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai Sahih]
Por nëse ai të cilit i bëhet dhurata e kthen atë mbrapsht, atëherë nuk ka gjë që dhuruesi t’a marrë atë:
Aisha (radijAllahu ‘anha) tregon se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fal dhe kishte veshur një rrobe të lëmuar me shënime në të. Gjatë faljes i tërhoqën vëmendjen shenjat e saj dhe pasi mbaroi faljen tha:“Kthejani këtë këmishë Ebu Xhehmit dhe më sillni një tjetër të ashpër, sepse ajo ma tërhoqi vëmendjen në namaz pak më parë.” [Muttefekun alejhi]
Gjykimi për atë që bën një dhuratë dhe më pas e trashëgon atë:
Abdullah bin Burejdeh thotë se babai i tij ka thënë: Një grua erdhi te i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë i dhashë si dhuratë nënës sime një robëreshë dhe ajo tani vdiq.” I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Allahu ty të shkruajti sevape dhe t’a ktheu trashëgiminë.” [Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud]
Dhurata që marrin nënpunësit është e pamerituar:
Ebu Hamid Es-Saidi (radijAllahu ‘anhu) thotë: I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngarkoi për mbledhjen e zekatit një burrë prej fisit Ezd që e quanin Ibnu Letbijeh. Kur u kthye nga puna tha: Kjo është e juaja, kurse kjo m’u dhurua mua. I dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hipi në minber dhe pasi falenderoi Allahun tha: “Si është puna me punëtorin që e ngarkojmë me një punë dhe ai vjen e thotë: kjo është e jotja e kjo është e imja? A nuk ulet në shtëpinë e të jatit e të ëmës së tij dhe të shohë nëse do t’i dhurohet gjë apo jo? Betohem në Atë që ka në Dorë shpirtin tim! Nuk merr ndonjë gjë prej saj vetëm se do t’i ngarkohet mbi qafë në Ditën e Kijametit…” Pastaj ngriti duart deri sa pamë të bardhën e sqetullave të tij dhe tha: “A nuk e përcolla lajmin!” tre herë.” [Muttefekun alejhi]
MARRJA E DIÇKAJE ME FORCË.
Kjo është që dikush të marrë diçka që i përket dikujt tjetër me pa të drejtë.
Gjykimi për të:
Kjo gjë është padrejtësi dhe padrejtësia është errësirë e madhe në Ditën e Kijametit. Allahu i Lartësuar thotë:
“Mos mendoni se Allahu është i paditur e i pavëmendshëm për atë që bëjnë të padrejtët, por Ai u jep atyre kohë deri në një Ditë kur sytë do të zgurdullohen prej tmerrit. Atë Ditë ata do të vrapojnë me qafë të ngritur dhe sytë do t’i ngelin nga qielli, ndërsa zemrat e tyre janë bosh dhe nuk mendojnë nga hutimi e paniku.” [Ibrahim, 42-43]
“Mos hani nga pasuria e njëri-tjetrit padrejtësisht (me çdo lloj rruge të paligjhme)!” [Bekare, 188]
I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë në Hutben e lamtumirës: “Gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj është i ndaluar për ju mes njëri-tjetrit siç është e ndaluar kjo ditë e sotme e shenjtë, në këtë muaj të shenjtë dhe në këtë vend të shenjtë.” [Sahihul-Xhamiu i Albanit RahimehUllah]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk është besimtar ai që bën imoralitet kur e bën atë punë. Nuk është besimtar ai që pi alkool kur e pi atë. Nuk është besimtar ai që vjedh kur vjedh dhe nuk është besimtar ai që merr diçka me dhunë dhe njerëzit ngrenë kokën nga ai për t’a parë.” [Muttefekun alejhi]
Ndalimi nga përfitimi prej të marrurës me dhunë:
Eshtë haram për atë që merr diçka me forcë t’a shfrytëzojë atë dhe e ka për detyrë që t’a kthejë atë.
I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush prej jush mos të marrë plaçkën e vëllait të tij, as duke luajtur dhe as me seriozitet dhe ai që merr shkopin e vëllait të tij, le t’ia kthejë atë atij!” [Ebu Daud, Tirmidhi Hasen]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush i ka hyrë në hak vëllait të tij (musliman), në nder apo diçka tjetër, le të kërkojë prej tij që t’ia bëjë hallall (t’ia falë) sot, para se mos të ketë dinar e as dirhem. Nëse ai ka punë të mira, do të merret prej tij aq sa të kompensohet padrejtësia e tij dhe nëse nuk ka punë të mira, do të merret prej të këqiave të atij tjetrit dhe do të hidhen mbi të.” [Buhariu, Tirmidhiu Sahih]
Kush vritet duke ruajtur pasurinë e tij, është dëshmor:
Eshtë e lejuar që muslimani të mbrojë veten dhe pasurinë e tij nëse ndokush ka për qëllim vrasjen apo marrjen e pasurisë së tij.
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Një burrë erdhi te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! C’farë të bëj nëse një njeri vjen për të marrë pasurinë time?” Ai tha: “Mos ia jep pasurinë tënde atij!” Tha: “Po sikur të më sulmojë?” Tha: “Atëherë sulmoje edhe ti!” Tha: “Po nëse më vret?” Tha (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Atëherë ti je dëshmor.” Tha: “Po nëse e vras unë atë?” Tha: “Atëherë ai është në Zjarr.” [Muslim, Nesai Sahih]
Rrëmbimi i tokës:
Seid bin Zejd (radijAllahu ‘anhu) thotë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Kush merr padrejtësisht një copë tokë (nga vëllai i tij), do t’i vihet në qafë (Ditën e Kijametit) prej shtatë tokave.” [Muttefekun alejhi]
Transmeton Salimi nga babai i tij se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush merr një copë tokë me pa të drejtë, do të fundoset deri në shtatë toka në Ditën e Kijametit.” [Buhariu Sahih]
Kush rrëmben një pjesë toke dhe e mbjell apo ndërton mbi të, urdhërohet që t’i shkulë të mbjellat dhe t’a prishë ndërtesën, sepse i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk ka asnjë të drejtë për atë që rrëmben padrejtësisht.” [Tirmidhiu, Bejhakiu Sahih]
Nëse ai e ka mbjellur, atëherë i jepen shpenzimet dhe të mbjellat i kalojnë pronarit të tokës.
Rafi’ bin Hadixh (radijAllahu ‘anhu) tregon se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush mbjell në tokën e dikujt tjetër pa lejen e tij, atëherë atij nuk i takon asgjë nga të mbjellat dhe i jepen ato që ka shpenzuar.” [Tirmidhiu, Ibën Maxheh Sahih]
ESH SHUFAH.
Ç’është esh-shuf’ah:
Shuf’ah në kuptimin gjuhësor është çiftëzimi, ndërsa në kuptimin legjislativ ajo është: kalimi i pjesës së ortakut ose komshiut te ortaku ose komshiu tjetër ndërkohë që kishte kaluar tek një i tretë që nuk ka qenë komshi i të parëve, duke i paguar komshiut që shet pjesën e vet shumën që ka kërkuar prej atij të tretit.
Gjërat në të cilat pranohet Shuf’ah:
Xhabir bin Abdullah (radijAllahu ‘anhu) thotë: “I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka gjykuar me shuf’ah në çdo gjë që nuk është ndarë, por nëse vihen kufijtë dhe ndahen rrugët atëherë nuk ka shuf’ah.” [Buhariu, Ebu Daudi, Ibën Maxheh, Tirmidhiu]
Kështu, nëse dikush ka ortak (komshi) në një pjesë toke, apo në ndonjë mur, shtëpi e tjera si këto, nuk duhet t’a shesë pjesën e tij para se t’ia paraqesë komshiut të tij dhe nëse e shet para se t’ia paraqesë atij, ai ka të drejtë që t’a prishë aktin e parë dhe t’a blejë vetë atë pjesë.
Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush ka një pemë hurme apo një copë toke, mos t’a shesë atë para se t’ia paraqesë komshiut të tij!” [Ibën Maxheh, Nesai Sahih]
Ebu Rafi’ (radijAllahu ‘anhu) tregon se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Komshiu më i afërt ka të drejtë më shumë për të blerë shtëpinë e komshiut të tij.” [Ibën Maxheh Sahih]
Shuf’ah e komshive që kanë diçka të përbashkët:
Nëse dy komshinj kanë një rrugë apo diçka tjetër të përbashkët në mes tyre, nuk i lejohet asnjërit prej tyre që të shesë pjesën e tij pa marrë leje nga komshiu i tij. Nëse ai e shet pa lejen e tij, atëherë ai ka të drejtë që t’a prishë aktin e parë dhe t’a blejë vetë atë.
Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Komshiu ka më shumë të drejtë në pjesën e komshiut të tij, kështu që duhet të pritet edhe nëse nuk është prezent. Kjo nëse rruga e atyre të dyve është e përbashkët.” [Ebu Daud, Tirmidhi, Ibën Maxheh Sahih]
Ebu Rafi’ (radijAllahu ‘anhu) tregon se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Komshiu më i afërt ka të drejtë më shumë për të blerë shtëpinë e komshiut të tij.” [Ibën Maxheh Sahih]
AUTORIZIMI.
Ç’është autorizimi (El-Uekale) :
El-Uekale është të ngarkosh dikë tjetër në vendin tënd për çdo gjë apo për gjëra të caktuara.
Gjykimi për të:
Autorizimi është i lejuar me Kur’an, Sunet dhe Ixhma’:
Allahu i Lartësuar thotë: “Kësisoj, Ne i zgjuam ata (nga gjumi i gjatë) që ta pyetnin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre tha: Sa kohë keni qëndruar (këtu në gjumë)? Ata iu përgjigjën: Kemi ndenjur ndoshta një ditë apo një pjesë të saj. Pastaj thanë: Zoti juaj, vetëm Ai e di më mirë se sa kohë keni qëndruar. Tani, dërgoni njërin prej jush me këtë monedhë argjendi në qytet dhe të gjejë ushqim të pastër e të ligjshëm për të ngrënë dhe t’iu sjellë edhe juve të tjerëve këtu dhe të ruhet që askush mos të marrë vesh gjë për ju!” [El-Kehf, 19]
Ebu Rafi’ (radijAllahu ‘anhu) thotë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u martua me Mejmuneh duke qënë hallall (jo me rroben e bardhë të haxhit apo umras, por e kishte kryer atë) dhe hyri te ajo duke qënë hallall, kurse unë isha ndërmjetësi i atyre dyve.” [Darimi, Ahmed Sahih]
Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka pas autorizuar njerëz në kthimin e borxheve, ekzekutimin e ligjeve etj.
Muslimanët janë bashkuar në mendimin se autorizimi është i lejuar, madje i pëlqyeshëm, sepse ai është një lloj bashkëpunimi në të mira e devotshmëri kur dihet që jo çdo njeri është i mundur që t’i bëjë vetë punët e tij, kështu që ka nevojë për dikënd tjetër që t’i bëjë ato në vend të tij me autorizimin e tij.
Gjërat në të cilat lejohet autorizimi:
C’do gjë që i lejohet njeriut t’a bëjë me dorën e tij, është e lejuar që ai të autorizojë dikënd tjetër në të.
I autorizuari duhet të jetë besnik:
I autorizuari duhet të jetë besnik në atë që merr dhe që kryen dhe nuk kompenson gjë vetëm nëse prish diçka me qëllim.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk kompenson gjë ai që është mirëbesuar.” [Sahihul-Xhamiu Hasen]
Lutja jonë e fundit është
El-hamdu lilahi rabbil-alemin!
SHTOJCË
PASURIA DHE GJYKIMI PËR TË
Autor: Shejh Mesh’hur ibën Hasen Al Selman
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, vetëm Atë falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I lutemi Allahut të na ruaj prej sherrit të veteve tona dhe prej të këqiave të punëve tona!
Ai që udhëzon Allahu është i udhëzuar dhe atë që humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.
Vërtet që çështja e pasurisë dhe ç'ka lidhet me të prej rregullave dhe ligjeve të sheriatit është një çështje shumë e ndërlikuar dhe për këtë arsye është veçuar në shumë shkrime të njohura prej dijetarëve të ndryshëm. Megjithatë ka ngelur ndoshta pa prekur një çështje: A është pasuria në veten e saj për t'u lavdëruar apo për t'u sharë, ndërkohë që prej teksteve (ajeteve dhe haditheve) përfitohet si njëra ashtu edhe tjetra?
Kështu që dijetarët i kanë konsideruar të dyja anët sipas gjendjes së veçantë.
Kur është pasuria e përçmuar:
Pasuria është e përçmuar sipas këndvështrimit të mëposhtëm:
- Pasuria të pengon nga gjërat më të rëndësishme në dynja, siç është bërja e punëve të mira dhe madje mund të jetë shkak për moskryerjen e shumë prej adhurimeve.
- Ajo është shkak për moskryerjen e obligimeve dhe rrugë për në pavëmendësi e rënie në të ndaluara, sepse të kënaqurit me dynjanë është diçka mashtruese dhe dehëse si alkooli dhe kënaqësitë tërheqin njëra tjetrën derisa ta shpjenë pasuesin e tyre në shkatërrim të plotë (Allahu na ruajtë!)
- Sheriati e ka sharë dynjanë dhe për shkak të zbukurimit të saj dhe të shijuarit e kënaqësive të saj.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ju i morët gjërat tuaja të mira në jetën e dynjasë dhe u kënaqët në të.” (El-Ahkaf, 20) “Kushdo që të dëshirojë jetën e kësaj bote dhe vezullimin e saj…” (Hud, 15)
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Ajo që kam më shumë frikë për ju është që t'iu hapet dynjaja (t'iu vijë pasuri e madhe) ashtu siç iu hap atyre që ishin para jush…” (Buhariu)
Argumentet për këtë janë të shumta si nga Kur'ani edhe nga Suneti dhe do vinë më pas disa prej tyre.
- Pasuria është shkak për llogarinë e gjatë në Ditën e Kijametit, siç ka ardhur në një hadith: “Pasuria hallall ka llogari të gjatë kurse pasuria haram ka dënim të rëndë.” siç do të vijë me ne më pas.
E ai që ka mendje e kupton se llogaria e gjatë është një lloj dënimi dhe largimi sa më parë prej vendit të llogarisë në Xhenet është qëllimi më i madh, ndërsa pasuria të pengon prej kësaj.
Kur është pasuria për t'u lavdëruar:
Disa dijetarë të tjerë e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë thënë se ato gjëra që thoni për anën negative të pasurisë janë të vërteta por ky është një vështrim i shkurtër dhe pa marrë parasysh qëllimin për të cilin është krijuar dynjaja, siç është të qënurit e saj vend për njohjen e së vërtetës, apo për meritimin e falenderimit të Atij që e ka krijuar atë.
Madje mund të konsiderohet dynjaja si thes apo gjah i kënaqësive duke marrë parasysh anën shtazore të njeriut në të. Kjo është ajo që ka për qëllim grupi i parë dhe vërtetë që në këtë gjëndje dynjaja është pemë pa kokrra, lojë pa seriozitet dhe e kotë pa të vërtetë në të, sepse ai që bën kështu në dynja, nuk ka marrë prej saj veçse ngrënie, pirje, veshje, martesë e makinë, pa shtuar gjë tjetër. Pastaj këto mbarojnë së shpejti dhe nuk ngel gjë prej tyre.
Por këto janë vetëm ëndrra dhe në fakt ky vështrim tek dynjaja është vështrimi i jobesimtarëve, ndërsa besimtarët e dinë se pasuria është për t'u lavdëruar nga shumë këndvështrime siç është:
- Pasuria është mirësi nga Allahu i Lartësuar si gjithë mirësitë dhe begatitë e tjera, kështu që duhet të falenderohet Allahu për dhënien e saj dhe është obligim të kërkuarit e saj sipas mundësisë dhe aftësisë. Kështu që ajo lëvozhgë u mbush dhe u bë kokërr (pemë me kokrra), madje vetë lëvozhga u bë frut sepse të gjitha janë mirësi të cilat njeriu duhet t'i arrijë dhe të falenderojë Allahun për to.
- Pasuria të ndihmon në kryerjen e adhurimeve dhe në shumë raste ajo është rrugë që të çon në kryerjen e disa urdhërave e obligimeve, siç është p.sh. ai që e përdor atë për të fituar diçka nga bota tjetër. Thotë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Lum për pasurinë e mirë që është në duart e njeriut të mirë!” dhe në një hadith tjetër thuhet: “Poseduesit e pasurive të madhe shkuan dhe i morën të gjitha sevapet, gradat e larta dhe kënaqësinë e përhershme…” deri sa tha (i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Kjo është mirësia e Allahut të cilën ia jep kujt të dojë.” Duke e quajtur kështu pasurinë si mirësi nga Allahu me të cilën Ai begaton kë të dojë nga robërit e Tij.
- Ajo që thanë se pasuria do të ketë llogari të gjatë në Ditën e Gjykimit dhe se të pasurit do të vonohen nga hyrja në Xhenet, u thuhet atyre: Kjo është diçka që kthehet në diçka që është jashtë vetë pasurisë. P.sh. me anë të pasurisë hahet diçka e caktuar, por kjo gjë ka fillime, kushte dhe përfundime të caktuara të cilat duhen marrë parasysh dhe u duhet kushtuar vëmendje. Nëse ruhen këto, atëherë pasuria bëhet rrugë për në adhurime e bindje ndaj Allahut. Në të kundërt, nëse nuk ruhen këto kushtëzime, atëherë pasuria bëhet shkak për mangësinë apo kundërshtimin (e mësimeve të sheriatit) sipas gjendjes së veçantë.
Pasuria është dëshirë si të tjerat:
Përgjithësisht, pasuria është si dhe të gjitha dëshirat e tjera të njeriut, kështu që ajo ka rregulla, kritere, kushte, ndalesa dhe rrjedhoja që duhen marrë parasysh. Duhet pasur parasysh këtu se moskryerja apo lënia e diçkaje nga dynjaja është njëlloj si kryerja e saj (Sepse (lënia) tek dijetarët e bazave të fikhut është sikur edhe (kryerja) e diçkaje. Prej këtu, ai që kryen vepra të mira për t'a parë njerëzit është hipokrit, ndërsa ai që i lë ato (të këqiat) për shkak të njerëzve, kjo lënie e tij është shirk sepse ai e bëri atë për shkak të tyre.); ashtu si je përgjegjës për një vepër që bën, po ashtu je përgjegjës për një vepër që e lë dhe largohesh prej saj.
Medito pak ngjarjen që ndodhi ndërmjet Selmanit dhe Ebu Dardasë në hadithin që transmeton Buhariu nga Ebi Xhuhejfe që thotë:
Vëllazëroi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërmjet Selmanit dhe Ebu Dardasë. Një ditë Selmani vizitoi Ebu Dardanë dhe vuri re se Umu Darda (gruaja e Ebu Dardasë) ishte shumë e vrarë dhe e mërzitur. Ai i tha:
“Ç’farë të ka ndodhur?” Ajo tha: “Vëllai yt, Ebu Darda nuk ka ndonjë nevojë prej dynjasë.” Vjen Ebu Darda dhe i shtron Selmanit për të ngrënë pastaj i thotë: “Ha ti sepse unë agjëroj.” Selmani i tha: “Unë nuk ha deri satë hashë edhe ti. Pastaj hëngri edhe ai.”
Pasi ra nata u ngrit Ebu Darda që të falej dhe Selmani i tha që të flerë e ai fjeti. Më vonë u ngrit përsëri dhe Selmani i tha përsëri të flerë. Kur u afrua pjesa e fundit e natës Selmani i tha: “Tani ngrihu.” U ngritën dhe u falën dhe pastaj Selmani i tha atij: “Zoti yt ka të drejta mbi ty, vetja jote ka të drejta mbi ty dhe familja jote ka të drejta mbi ty, kështu që jepi gjithkujt të drejtën e vet.”
Ebu Darda shkoi te i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe e lajmëroi për ç'farë ndodhi dhe ai tha: “Selmani ka thënë të vërtetën.”
Na bëhet e qartë me këtë se kryerja e një vepre dhe lënia e një tjetre, që të dyja kanë lidhje me llogarinë, kështu që nuk ngel më vend për të sharë pasurinë sipas këtij këndvështrimi.
Ndarja e kundërshtimit:
E sakta në këtë temë është se të hash hallallin dhe të fitosh pasurinë me rrugë të lejuara nuk mundet që të japësh për të llogari të plotë, por mund të japësh llogari për mosfalenderimin për të ashtu siç duhet, qoftë nga ana e mbledhjes dhe fitimit të saj apo nga ana e mbështetjes në të për kryerjen e obligimeve. Kush e llogarit veten e tij në këtë gjë dhe punon sipas asaj me të cilën është urdhëruar, ai e ka falenduar Allahun për mirësitë e Tij.
Për këtë thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj (O Muhamed!): Kush e ka ndaluar veshjen bukur me rrobat e dhuruara prej Allahut të cilat Ai i ka krijuar për robët e Tij si dhe rriskun e pastër? Thuaj: Ato janë në jetën e kësaj bote për ata që besojnë dhe veçanërisht (vetëm për besimtarët) në Ditën e Kijametit...” (Suretu El-A'raf:32. E forcon këtë gjë edhe fjala e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në sqarimin që i bëri Fjalës së Allahut “llogari e lehtë.” në ajetin që thotë: “Atij që do t'i jepet libri i tij nga e djathta e tij, ai do të llogaritet me llogari të lehtë.” Ai tha se kjo llogari e lehtë është “El- arad.” (shfaqja para xhehenemit që do të jetë për të gjithë njerëzit) dhe jo llogaria që përbëhet nga polemika e dënimi. Këtë hadith e ka nxjerrë Buhariu nga hadithi i Aishes (radijAllahu ‘anha), ndryshe nuk do të ishin ato kënaqësi vetëm për besimtarët në Ditën e Kijametit.)
Këto mirësi janë dhuratë nga Allahu për robin e Tij dhe a ka lezet që robi mos t'a pranojë dhuratën e zotëriut të Tij?! Kjo është diçka e papëlqyer në zakonet e mira të njerëzve dhe po ashtu në rrugën e sheriatit, sepse qëllimi i dhuruesit është që të pranohet dhurata e tij dhe dhurata e Allahut për robin e Tij është çdo mirësi që i jep atij, kështu që ai t'a pranojë atë mirësi dhe t'a falenderojë Dhuruesin e saj.
Përfundimi është se pasuria duhet të jetë shërbyese për të plotësuar një nevojë të domosdoshme, një nevojë të mesme apo një nevojë plotësuese të së bukurës apo dëshirës së lejuar. (Nevojat janë tre lloje: Nevoja të domosdoshme pa të cilat nuk mund të jetosh dhe ato janë pesë: (feja, vatani, jeta, mëndja dhe pasuria e nderi). Ç'do mjet që ruan këto të pesta është nevojë e domodoshme (darura).
Nevoja të mesme pa të cilat nuk humb jeta por prishet rregulli dhe qetësia në të siç është banesa e rehatshme, kafsha mbartëse (mjeti udhëtues) etj.
Nevoja plotësuese të cilat zbukurojnë jetën e njeriut dhe ato janë më shumë gjërat e qejfit dhe gjërat zbukuruese pa të cilat nuk prishet jeta e as rregulli e qetësia e saj.)
Kështu që duhet mbledhur dhe fituar duke e quajtur si shërbyes apo mjet për të arritur me të diçka të kërkuar e të dëshiruar duke ditur se të kënaqurit me atë që ka lejuar Allahu i Madhëruar prej ushqimeve, veshjeve e të tjera si këto, është e lejuar ne vetvete dhe këto gjëra të lejuara janë shërbyes të një baze të domosdoshme e cila është të jetuarit dhe jeta.
Kështu që pasuria është e konsiderueshme dhe e dëshiruar duke u nisur nga e vërteta e saj në mënyrë të përgjithshme dhe jo duke u nisur nga vetë ajo si një element më vete. Prej këtu është e saktë që pasuria është dhuratë e cila duhet pranuar dhe nuk duhet kthyer mbrapsht, por jo duke e marrë atë për vetë veten e saj.
Në të kundërt, nëse pasuria bëhet shkak për prishjen e një prej bazave të sheriatit dhe lufton parimet e përgjithshme të tij duke cënuar nderin, apo mendjen, trupin, pasurine e fene, atëherë ajo është e përçmuar dhe ai që e merr këtë lloj pasurie quhet vrapim pas dynjasë dhe dashuri për të shpejtën e të përkohshmen.
Ndërsa nga ana e kundërt e kësaj është esketizmi (zuhdi) i cili do të thotë lënie e pasurisë së tillë dhe vrapimin pas saj nëse do të bëhet shkak për të keqen dhe s'ka dyshim se kjo është ajo që kërkohet prej besimtarit.
Për këtë shkak, fjala e saktë në këtë çështje është se përçmimi i pasurisë në çdo rast nuk është e drejtë, ashtu si dhe nuk është e drejtë lavdërimi i saj në çdo rast.
Këtë gjë e bën të qartë çështja e ndalimit të sefihut (shpërdoruesit të pasurisë pa kriter) nga shpenzimi i pasurisë së tij për shkak se ai e vë atë jo në vendin e saj. (Thotë Ibën Hazëm në librin “El-Ahlaku ues-sejru”: “Bujari duhet që ta mbrojë trupin e tij me pasurinë e tij, jetën e tij me trupin e tij, nderin e tij me jetën e tij, fenë e tij me nderin e tij dhe mos t'a përdorë fenë e tij për të ruajtur gjë nga dynjaja.”) Po ashtu edhe çështja e shpenzimit dhe normave të tij.
Ai që ulet dhe nuk punon e shfaq veten e tij para njerëzve duke zgjatur dorën për të kërkuar dhe i humb e i shkatërron ata që ka për të ushqyer dhe kjo do të mjaftonte si gjynah për të.
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij në kapitullin e Zekatit se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Do t'i mjaftonte njeriut ai gjynah që bën kur nuk shfrytëzon fuqinë e tij në atë që ka mundësi t'a bëjë!”
Nuk ka kundërshtim se kjo përtaci dhe boshllëk i njeriut nuk është e pëlqyer dhe ai nuk quhet asket (zahid që nuk do dynjanë) sipas kuptimit pozitiv të asketizmit që sqaruam më sipër. Por kjo vepër e tij quhet mendjelehtësi dhe përtaci. Po ashtu edhe shpërdorimi i pasurisë dhe kopracia. Që të dyja këto janë të përçmuara e të papëlqyera.
Ato janë dy cepat e segmentit ndërsa e drejta dhe e mira (hajri) është në mes të tyre.
Sahabët dhe pasuria:
Vështruesi i drejtë që nuk e tepron dhe nuk e lë mangut diçka në gjykimin për Sahabët veçanërisht dhe për selefët e mirë përgjithësisht, gjen që ata (radij-Allahu ‘anhum) kujdeseshin për fitimin e pasurisë dhe kishin zanate të ndryshme e të njohura për t'a arritur atë, duke e marrë atë nga ana e të qënurit ndihmues për të kryer falenderimin e Allahut dhe si anije për në botën tjetër. Por ata kanë qenë njerëzit më asket në të dhe më të drejtët e të sinqertët në fitimin e saj (duke ndjerë mbikqyrjen e Allahut të Madhëruar).
Ndoshta i dëgjon këto lajme të tyre për kërkimin e pasurisë, ndokush që mendon se ata e kanë kërkuar atë për të arritur kënaqësitë dhe dëshirat e tyre dhe asgjë tjetër, por kjo është injorim i asaj për të cilën ata e kërkonin atë. Larg dhe të pastër nga kjo janë ata! Ata e kanë kërkuar pasurinë si një nga adhurimet dhe obligimet me të cilat ishin ngarkuar -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre dhe na bashkoftë me ata, na ringjalltë me ta dhe na dhëntë sukses në atë për të cilën u ka dhënë sukses atyre, me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij!
Nuk njohim ndokënd që t'i jetë ofruar aq pasuri sa i është ofruar të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai ia jepte gjithçka që i ofrohej shokëve të tij dhe për të ngritur Fenë e Allahut. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e konsideronte çdo gjë që e fitonte me punën e tij, si mirësi prej Allahut dhe se ai ishte i ngarkuar që t'a shpërndante atë dhe të mos mbante gjë për vete duke arritur kështu gradën më të lartë. Po kështu kanë qenë edhe shokët e tij saqë ndonjëri prej tyre ishte si i autorizuar dhe merrte prej pasurisë së tij atë që i nevojitej edhe pse nuk ishte në gradën e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Gradat e njerëzve në lidhje me fatin e tyre në pasuri:
S'ka dyshim se njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri në marrjen e rriskut të tyre dhe se shembulli më i mirë për ta në këtë gjë është i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij. Ata nuk mërziteshin dhe kërkonin rriskun e tyre duke qenë të bindur në besimin e tyre sepse ata i dinin Cilësitë e Allahut dhe se sundimi i qiejve e i tokës është në Duart e Tij dhe se Ai do t'i llogarisë ata dhe nuk do t'i zhgënjejë. Kështu që dëshirat, tekat dhe simpatitë e tyre u bënë prej gjërave të harruara dhe kthimi tek ato konsiderohej diçka e neveritshme për ta, duke u nisur nga ana e të pasurit në to të drejta për Allahun e Lartësuar.
Më poshtë po sjellim disa shembuj për të argumentuar këtë gjë:
Transmetohet në hadith të saktë nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se Ibën Zubejri i dërgoi asaj dy qeska me të holla – transmetuesi thotë se ishin 180 mijë dirhem- ndërsa ajo kërkoi një tepsi dhe filloi t'i ndante ato për njerëzit. Ajo atë ditë agjëronte dhe kur u ngrys nuk i kishte ngelur asnjë dirhem i vetëm. Në kohën e iftarit i thotë shërbyeses: “Eja t'a çelim agjërimin! Ajo vjen vetëm me bukë dhe vaj.” I thanë Aishes: “A nuk munde të blije mish me një dirhem prej atyre që ndave dhe t'a haje për iftar?” Ajo tha: “Nëse do të ma kishe kujtuar, do t'a kisha bërë.” (E ka nxjerrë ibën Sead në “Et-tabakat el-kubra”, Darakutni, ibën Asakir, El-Hakim dhe Bagavi me zinxhir të saktë.)
Transmeton Maliku se një i varfër i lypi Aishes (radijAllahu ‘anha) dhe ajo agjëronte e nuk kishte gjë në shtëpi përveç një cope buke. Ajo i tha një shërbyeseje: Jepja atë copë buke atij! Ajo tha: Por nuk ke gjë tjetër që të hash iftar. Ajo ia përsëriti: Jepja atë atij. Atëherë ia dha. Kur erdhi mbrëmja na dhuroi një familje, apo një njeri – i cili nuk na kishte dhuruar ndonjëherë - mish qengji të pjekur sipas mënyrës së tyre të preferuar dhe Aisha më thirri dhe më tha: “Ha prej këtij sepse ky është më i mirë se ajo copa e bukës.”
Transmetohet gjithashtu se ajo (radijAllahu ‘anha) ka shpërndarë 70 mijë dirhem dhe ishte duke arnosur rrobën e saj. Një here tjetër shiti gjërat e saj me 100 mijë dirhem dhe i ndau ato sadaka, pastaj hëngri për iftar bukë elbi.
Kjo vepër i ngjan prefektit të ndonjë prefekture të mbretërisë i cili nuk merr vetëm se prej mbretit, sepse ai është e bindur plotësisht në ndarjen dhe caktimin e Allahut për të duke e lënë atë në vend të marrjes së masave për veten e tij. (Shpenzimi i pasurisë në rrugë të ndryshme bamirësie është diçka e madhe dhe argument i besimit te Allahu dhe lënien e çështjes në Dorë të Tij, gjë cilën e bënin edhe selefët e mirë të umetit.
Ndërsa përpjekja për kërkimin e rriskut me rrugë të lejuara është ajo me të cilën urdhëron dhe nxit sheriati për të ruajtur krenarinë e vetes dhe nderin e saj. Kështu që nuk i lejohet askujt që të rrijë pa punë duke qenë i mundshëm për të punuar dhe të pretendojë se ajo që ka pregatitur Allahu për të është më e mirë se puna e tij. Ai që vepron kështu nuk nuk është aspak afër të së mirës dhe ky pretendim nuk është veçse dukuri përtacie dhe kënaqje me lëmoshën që i japin bamirësit që punojnë, duke u kthyer në fakt në kuptimin se lodhja e njerëzve është më e mirë për të se lodhja e tij!)
Nuk ka ndonjë kundërthënie të kësaj me atë që thamë më lartë sepse ky person beson se ajo që ka pregatitur Allahu për të është më e mirë se ajo që pregatit ai për veten e tij dhe nëse ky merr masat dhe prokupohet për veten e tij, atëherë zbret një gradë më poshtë.
* Disa prej Sahabeve e quanin veten e tyre si zëvendës në pasurinë e jetimit ku nëse ai nuk ka nevojë, nuk e prek atë, e nëse është i varfër e ka nevojë, merr aq sa të mbyllë atë nevojë. Ndërsa në çdo lloj veprimi tjetër ai vepron si me pasurinë e jetimit që përdoret vetëm në të mirë të tij. E shpenzon atë aty ku duhet dhe e pengon prej aty ku nuk duhet shpezuar. Nëse ka ndonjë nevojë, atëherë merr prej saj aq sa i mjafton dhe brenda kufijve që i është dhënë leje, duke mos shpërdoruar dhe as shtrënguar me koprraci aty ku duhet shpenzuar.
* (Ka nxjerrë Ibën Shebbeh, Ibën Ebi Shejbeh, Ibën Xherijr, Bejhaki etj. se Umeri (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “Unë e quaj veten time në pasurinë e Allahut, si përkujdesësi në pasurinë e jetimit. Nëse kam bollëk nuk e prek atë, e nëse varfërohem, atëherë marr aq sa kam nevojë, pastaj ia kthej atij (jetimit) atë.” Ky hadith është i saktë duke bashkuar të gjitha rrugët e tij. Në një transmetim tjetër thuhet se Umeri (radijAllahu ‘anhu) ia ka thënë këtë Ammarit dhe Ibën Mes'udit (radij-Allahu ‘anhum) në kohën kur i ngarkoi drejtues në Kufa. Fjala e tij në atë transmetim është: “Unë dhe ju në pasurinë e Allahut jemi…” vazhdon si thënia e mësipërme.)
Kjo gjë është gjithashtu, pastrim prej kismetit në këtë arritje të punës së tij. Nëse ai do të merrte kismetin e tij, atëherë do të favorizonte veten e tij mbi të tjerët, por ai nuk e bën këtë, madje e konsideron veten e tij si një prej krijesave. Sikur të ishte shpërndarës për krijesat dhe ta llogarisë veten e vet si një prej tyre.
Transmetohet në një hadith të saktë nga Ebi Musa se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Vërtetë që Esh-arijitë (fisi i Ebi Musa el-esh'ari) nëse ngelin të ve, apo u pakësohet ushqimi i familjes në Medine, atëherë grumbullojnë atë që u gjendet në një rrobe të vetme dhe pastaj e ndajnë mes njëri-tjetrit me të njëjtën enë. Ata janë prej meje dhe unë jam prej tyre.” (E ka nxjerrë Buhariu dhe Muslimi)
E gjejmë gjithashtu këtë gjë në hadithin e vëllazërimit ndërmjet muhaxhirëve dhe ensarëve. (Transmeton Buhariu në Sahihun e tij nga Hadithi i Ebu Hurejrës (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: Ensarët thanë: “O i Dërguari i Allahut! Ndaji hurmat tona ndërmjet nesh dhe muhaxhirëve.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Jo.” Pastaj tha: “Ata të marrin përsipër përkujdesjen për to dhe pastaj të ndahen frytet mes jush.” Ata thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm.”
Ka nxjerrë gjithashtu Buhariu dhe Muslimi nga hadithi i Enesit (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur mbërriti Abdurrahman ibën Auf në Medini, vëllazëroi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërmjet tij dhe Sead ibën Rabij' El-Ensari. Seadi i parashtroi atij gjysmën e pasurisë dhe të familjes por Abdurrahmani i tha: Allahu të dhëntë begati në familjen dhe pasurinë tënde! Por më trego se ku është tregu! Shkoi në treg dhe fitoi diçka për të ngrënë…”)
Po ashtu, e bënte këtë gjë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nëpër luftra dhe kjo është diçka shumë e njohur. (Po mjaftohemi këtu me përmendjen e një shembulli të vetëm që ka ndodhur në luftën e Tebukut. Ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë:
Kemi qenë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke ecur për në luftë dhe ushqimet e ushtrisë mbaruan saqë u detyruan të therrin disa prej kafshëve të tyre mbartëse. Umeri (radijAllahu ‘anhu) i tha: “O i Dërguari i Allahut! A nuk i mbledh ato ushqime që i kanë ngelur njerëzve dhe t'i bësh lutje Allahut që ti shtojë ato? Ashtu bëri dhe njerëzit filluan të bienë atë grur apo hurmë që i kishte ngelur.” Thotë Muxhahidi: “Dhe atij që i kishin ngelur bërthama i solli ato.”
Thashë: “Po me bërthamat çfarë bënin? Tha: I thithnin ato dhe pinin ujë me to (që të pinin pak me pika). Bëri dua i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mbi to dhe ato u shtuan saqë të gjithë njerëzit mbushën torbat e tyre.” Pastaj i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij. Nuk ka ndonjë rob që e takon Allahun (në Ditën e Kijametit) me këto dy dëshmi duke mos patur pikë dyshimi në to, veçse do të hyjë në Xhenet.” (Këtë hadith e ka nxjerrë Ahmedi në Musnedin e tij.)
Kështu që privilegjimi në kismetin tënd është diçka pozitive dhe që nuk bie në kundërshtim me fjalën e të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Fillo (me plotësimin e nevojave) të vetes tënde, pastaj të atyre që ke nën vete!”
Por ai llogaritet si i mesëm në të dyja rastet.
Këta dhe ata para këtyre nuk e kanë kufizuar veten e tyre në kismetin e përkohshëm të kësaj bote dhe ajo që merrnin për veten e tyre nuk konsiderohet si vrapim pas rriskut, sepse qëllimi i tyre është i qartë dhe kjo duket në privilegjimin e të tjerëve para vetes së tyre, apo barazimin e tyre me veten e tij dhe jo e kundërta, siç ndodh zakonisht.
Duke u nisur prej këtu, themi se këta janë janë larg kismetit të tyre dhe sikur ta quanin veten të pakismetë.
I gjen ata në tregti apo qira, të fitojnë sa më pak të jetë e mundur, madje ndokush prej tyre e kthente fitimin tek shoku i tij dhe jo te vetja.
Për këtë shkak, ata e tejkaluan bamirësinë mbi atë që iu takonte, sepse ata ishin zëvendës të njerëzve dhe jo të veteve të tyre. Atëherë, ku është kismeti i tyre këtu?!
Nuk ka dyshim se këta bashkohen në gjykim me ata të parët, për shkak të ngarkimit të vetes së tyre dhe jo si rezultat i ngarkimit të sheriatit fillimisht.
* Disa të tjerë prej njerëzve nuk e kanë arritur gradëne këtyre të parëve, por marrin atë që iu lejohet t'a marrin dhe largohen prej asaj që iu ndaluar duke u mjaftuar me shpenzimin për nevojat e tyre.
Nisur nga kuptimi i mëparshëm, këta kanë ngrënë kismetin e tyre por duke e marrë nga rrugë të sakta e të lejuara.
Nëse këtu thuhet se kjo është zhveshje nga kismeti, kjo thuhet duke u nisur nga mosmarrja e pasurisë sipas dëshirave dhe qejfeve të tyre, por duke konsideruar urdhërat dhe ndalesat në lidhje me të.
Ndërsa kismeti i përçmuar është ai në të cilin nuk njihen kufij dhe vepron si kafsha e cila nuk di veçse të ecë sipas qejfit të saj.
Nuk e kemi fjalën për këtë të dytin por për atë që i ruhet hallallit dhe haramit, ai që pregatit vetëm për veten e tij. Ky, sigurisht që nuk vihet në vend të përgjegjësit për dobinë e përgjithshme të muslimanëve, por ai është përgjegjës për veten e vet. Kështu që ky nuk është kujdestar i përgjithshëm e cila përkujdesi do të thotë zhveshje prej kismetit dhe rriskut tënd.
E sakta është se ky grup njerëzish llogaritet sipas qëllimit që kanë pasur nga arritja e kismetit dhe u lejohet atyre kjo gjë, ndërsa dy grupet e para ndryshojnë nga këta sepse ata i marrin parasysh sebepet por me qëllim të shpërndarjes së pasurisë.
Rëndësia e shkoqitjes në preferencë dhe frytet e saj:
Vëzhgoje me kujdes këtë temë sepse ajo heq shumë prej të dyshimtave me të cilat ballafaqohet vëshguesi në sheriat dhe në gjendjet e njerëzve. Kjo temë ndreq shumë prej gabimeve në të cilat bienë ndjekësit e rrugës për në botën tjetër duke e kuptuar asketizmin dhe lënien e dynjasë jo ashtu si duhet dhe duke e kuptuar kërkimin e saj jo ashtu si duhet. Lavdërojnë atë që nuk duhet lavdëruar sipas sheriatit dhe përçmojnë atë që sheriati nuk e përçmon.
Prej dobive të kësaj teme është gjithashtu ndarja ndërmjet grupeve kundërshtare në çështjen e pasurisë dhe varfërisë dhe se varfëria nuk është më e mirë se pasuria në të gjitha rastet, ashtu si dhe pasuria nuk është më e mirë se varfëria në të gjitha rastet. Por zgjidhja e kësaj çështjeje është duke e shkoqitur atë dhe duke thënë që nëse pasuria anon në preferencën e kësaj bote, ajo është e përçmuar në lidhje me kërkuesin e saj për këtë qëllim dhe varfëria është më e mirë për të, por nëse ajo anon nga preferenca e botës tjetër duke e shpenzuar ashtu si kërkohet dhe duke u ndihmuar me të për të bërë punë të mira që t'i kesh për udhëtimin e gjatë (pas vdekjes), atëherë kjo pasuri është më e mirë se varfëria.
Allahu na dhëntë sukses me Mirësinë e Tij!
TREGU I KAPITALIT – BURSA NË PESHOREN E LEGJISLACIONIT ISLAM.
Hyrje:
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë falenderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së veteve (shpirtrave) dhe punëve tona.
Atë të cilin e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e i Pashok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, vetëm se duke qenë muslimanë!”
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj i Cili ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm dhe pastaj krijoi prej tij shoqen e tij e prej atyre të dyve shtoi burra e gra të shumtë! Kini frikë Allahun me të Cilin ju kërkoni të drejtat tuaja dhe ruajeni farefisin! Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.”
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe flisni fjalë të drejta e të vërteta! Kështu, Ai jua rregullon juve punët tuaja dhe jua fal gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur fitoren më të madhe.”
Thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Punët më të këqija janë shpikjet në to, çdo shpikje është bidat (e panjohur më parë në fe) dhe çdo bidat është humbje (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr.
Allahu e krijoi njeriun për një qëllim madhështor, ashtu siç ka thënë në Librin e Tij: “Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për tjetër, veçse për të më adhuruar vetëm Mua.” [Edh Dharijat, 56]. As nuk e ka krijuar atë më kotë; që nuk urdhërohet e ndalohet; “Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?” [El Kijame, 36], por ka derdhur mirësitë e Tij mbi robët e Tij, dhe u ka nënshtruar atyre tokën dhe detin, djellin dhe hënën, natën dhe ditën, burimet dhe lumenjtë, dritën dhe errësirën; u ka dërguar atyre Lajmëtarët e Tij dhe u ka shpallur Librat e Tij, për t’i ftuar ata në lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër. Lavdëruar qoftë Ai, “i Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kuranin) të dëlirë nga çdo shtrembërim.” [El Kehf, 1]; i Cili e ka ngritur na shkallët e larta të lumturisë atë që zbaton Librin e Tij; që konsideron të lejuar atë që është lejuar në të dhe të ndaluar atë që është ndaluar në të, dhe ka ulur dhe poshtëruar atë që i ka kthyer shpinën Librit të Tij, që nuk e zbaton atë, por e hedh pas shpine dhe e kërkon udhëzimin në tjetër gjë përveç tij; dhe e ka fundosur atë në gropat më të thella të xhehenemit.
Jeta e njeriut në këtë botë nuk mund të ndahet nga jeta e tij fetare (e besimit), përndryshe ai do të humbë dhe do të shkatërrohet, dhe nuk ka lumturi në këtë botë veçse me pasimin e asaj që ka urdhëruar Allahu dhe me largimin nga ato që Ai ka ndaluar. E, Allahu i Madhëruar nuk urdhëron veçse diçka që është e mirë dhe e dobishme për njeriun, dhe nuk ndalon veçse nga ajo që është e keqe dhe e dëmshme për njeriun.
Zoti ynë na ka njoftuar në Librin e Tij se nuk ka lënë asgjë të nevojshme për ne në jetën e kësaj bote, veçse na e ka sqaruar atë, siç ka thënë: “Ne nuk kemi harruar asgjë në Libër (Kuran).” [El En’am, 38] “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” [El Maide, 3].
Ekonomia është një nga fushat e jetës së njeriut, madje një fushë e rëndësishme e jetës në këtë botë, ndaj edhe Islami i ka kushtuar asaj një përkujdesje të veçantë, e ka sistemuar atë me një sistem të përpiktë dhe ka vendosur për të rregulla të përpikta, të cilat i ka zbatuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe halifët e drejtë pas tij. Dhe më pas, rrugën dhe hapat e tyre i ndoqën dijetarët e metit mysliman dhe ua mësonin ato njerëzve, brez pas brezi, deri në ditët e sotme, ditë në të cilat gjërat janë zhvilluar shumë, dija ka përparuar dhe ekonomia ka lulëzuar dhe është larguar mjaft nga ato format e thjeshta të marrëdhënieve mes njerëzve. Kështu që, muslimanëve të thjeshtë u janë pështjelluar shumë çështje, për të cilat kanë nevojë të njohin ligjin e Allahut në lidhje me to. Dhe kështu, dijetarët u ngritën me detyrën e tyre dhe studiuan mirë e në hollësi çështjet bashkëkohore të tregut dhe ekonomisë, për të zbuluar ligjin e Allahut në ato risi, me qëllim që të udhëzohet ai që udhëzohet me argument dhe të humbë ai që humb pasi i është bërë i qartë argumenti.
Në këtë këtë libërth do të shohim një prej marrëdhënieve ekonomike më të rëndësishme bashkëkohore, e cila është “Tregu i kapitalit”, apo siç njihet me emrin “Bursa”; për të mësuar realitetin e saj, me çfarë përshtatet në ligjet Islame dhe a mund të përfitohet prej saj me rrugë të ligjshme Islame?
Në këtë temë kanë folur shumë dijetarë dhe i kanë publikuar kërkimet e tyre në libra e revista të ndryshme, dhe ne kemi për qëllim këtu që ta paraqesim çështjen në një mënyrë sa më të qartë e të thjeshtë për t’u arritur, dhe me ide të radhitura e të sistemuara që të lidhen me njëra-tjetrën dhe të kuptohen sa më lehtë, dhe e kemi titulluar: “Tregu i kapitalit (Bursa) ne peshoren e legjislacionit Islam”, i cili në origjinë është një kërkim plotësues i lëndës “Çështje ixhtihadije bashkëkohore”, për studentët e doktoratës, në degën e Fihkut dhe Bazave të tij.
Këtë kërkim e kam ndarë në këtë Hyrje, katër kapituj dhe një mbyllje, pastaj përmendja e burimeve të përdorura në të.
Kapitulli i parë: bën fjalë për shfaqjen dhe zhvillimin e tregut të kapitalit – Bursës.
Kapitulli i dytë: bën fjalë për njohjen me tregun e kapitalit, dhe nën të ka disa tema.
Kapitulli i tretë: bën fjalë për mjetet e përdorura në tregjet e kapitaleve dhe gjykimi fetar i tyre, dhe nën të ka disa tema e nëntema.
Kapitulli i katërt: bën fjalë për mënyrat dhe alternativat Islame për zëvendësimin e tyre.
Lus Allahun e Madhëruar që të më ruajë nga gabimi dhe rrëshqitja, në fjalë e në vepër, dhe t’i bëjë të gjitha veprat tona të sinqerta për Hir të Fytyrës së Tij, Ai është afër dhe i përgjigjet lutjes!
Kapitulli i parë: Shfaqja dhe zhvillimi i tregut të kapitalit - Bursës.
Shfaqja e këtyre tregjeve kthehet tek Romakët, të cilët kanë qenë të parët që i kanë njohur tregjet e kapitalit, në shekullin e pestë p.e.s. Ndërsa në mesjetë, Brugge, Anverse, Amsterdami dhe Londra u bënë qendra të rëndësishme të kapitalit, dhe në to u ngritën edhe Bursat[1] përbri tregjeve tregtare. Në këto Bursa bëhej shkëmbimi i mallrave, valutave, transfertave dhe aksioneve të firmave tregtare. Lista e parë e çmimeve të aksioneve u shfaq në Anverse, në vitin 1531, dhe pas saj u shfaqën në Amsterdam, Paris dhe Londër.
Në shekullin e 19, vjen roli i Parisit si qendër për shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë, dhe në gjysmën e dytë të po këtij shekulli, Londra zuri vendin e parë në botë për kapitalet. Megjithëse mes dy luftërave botërore, rëndësia e Londrës u dobësua disi, por qendra kapitale e saj vazhdoi të qëndronte aktive.
Më pas u zhvillua Ëall Street, dhe megjithë krizën e vitit 1929 e cila ndikoi në shumë prej bankave dhe firmave tregtare, por tregu amerikan e fitoi shumë shpejt besimin dhe sigurinë, dhe më pas zgjerimin e tij si rezultat i rolit të madh të dollarit amerikan.
Nuk mohohet që këto tregje të kapitalit ndihmuan në kapërcimin e ekonomisë së shtetve të mëdha, nga faza primitive bujqësore, në fazën industriale.[2]
Ndërsa në ditët tona, tregjet e kapitalit jane zhvilluar së shumti, mekanizmat e tyre kanë lulëzuar dhe në to janë futur sisteme shumë të përparuara për nga lidhja, sa që e gjithë bota është lidhur me to me anë të kompjuterëve dhe ato janë bërë unaza të lidhjes në tregtinë botërore, për eksport dhe import.
Por, tregjet e kapitalit - bursat- në gjendjen aktuale nuk janë shembull i mirëfilltë i asaj që kërkon legjislacioni islam prej arritjes së fitimit të lejuar (hallall), investimit të pasurisë dhe kursimeve në atë formë që siguron të lejuarën e mirë. Prej këtu, kjo çështje kërkon nga njerëzit me dije dhe të besueshëm që t’i përkushtojnë përkujdesje të veçantë studimit të këtyre bursave, me qëllim që të arrijnë në një formë të kompletuar, Islame tregu të kapitalit, ku të përmbushen kushtet dhe rregullat e legjislacionit Islam dhe të ndërtohen mbi bazat e tij.
Bota jonë Islame sot ka nevojë të madhe për tregje të kapitalit, duke vështruar për nga gjerësia e kufijve të saj, për nga pasuritë minerale e xeherore që i ka dhuruar Allahu asaj, dhe numri i madh i nënshtetasve të saj, me qëllim që dobitë e këtyre t’u kthehen vetë atyre. Shto këtu që edhe bankat islame kanë nevojë të madhe për këto tregje të kapitalit - Bursat.[3]
Kapitulli i dytë: Njohje me tregjet e kapitalit.
Këtë kapitull e kemi ndarë në katër tema kryesore:
Tema e parë: Përkufizimi morfologjik i këtyre dy fjalëve: “treg” dhe “kapital”
1. “Tregu” është vendi ku shiten e blihen mallra apo kafshë të ndryshme. Vendi ku njerëzit kryejnë marrëdhënie ekonomike me njëri-tjetrin.[4]
Me këtë kuptim ka ardhur fjala “treg” në Fjalën e Allahut: “Gjithashtu ata thonë: “Ç’është ky i dërguar që ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një engjëll e të bëhet me të paralajmërues?!” [El Furkan, 7] Si dhe ne Fjalën e Allahut: “Ne edhe para teje kemi nisur vetëm të dërguar, të cilët hanin ushqim dhe shëtisnin nëpër tregje. Ne i kemi bërë disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju? Zoti yt i sheh të gjitha.” [El Furkan, 20].
Edhe në sunetin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), fjala “treg” është përmendur shpesh. Për këtë kthehu në librat e Suneneve dhe posaçërisht në Sahihun e Buhariut,i cili ka veçuar katër tema të ndryshme në lidhje me tregun.
2. “Kapitali”, në kuptimin morfologjik është: Vlera materiale që zotëron dikush, qoftë ar, argjend, mall, kafshë, prona, etj.
Ndërsa në përdorimin e dijetarëve të fikhut, ka dy mendime për domethënien e fjalës “Kapital”:
I pari: Medhhebi i hanefive, nga përkufizimet e të cilëve përmendim: “Çdo gjë nga e cila anon natyra e njeriut dhe mundet të depozitohet deri kur të nevojitet.”[5]
Dijetarët hanefi vënë kusht që diçka të quhet kapital:
A - materien, d.m.th. që të mos jetë përfitim dhe dobi, siç është banimi dobi e banesës, dhe
B - dobinë e zakonshme prej saj.[6]
I dyti: Medhhebi i shumicës së dijetarëve, të cilët thonë se kapitali është: “Çdo gjë që ka vlerë materiale tek njerëzit dhe lejohet në sheriat të përfituarit prej saj në rastet normale dhe me zgjedhjen e njeriut.”[7]
Tema e dytë: Përkufizimi terminologjik i “Tregut të kapitalit” – Bursës.
“Bursa është një grup veprimesh të cilat kryhen në një vend të caktuar ndërmjet një grupi njerëzish për marrëveshje tregtie rreth prodhimeve bujqësore e industriale, apo letrave me vlerë, qofshin present apo në mungesë të tyre, madje edhe nëse nuk ekzistojnë fare në kohën e bërjes së marrëveshjes, por që mund të gjenden dhe të dorëzohen.”[8] Pra, marrëveshja në këtë rast bëhet për diçka të panjohur dhe të pasigurt, e cila në sheriatin islam quhet “Garar.”
Në fjalorin elektronik shpjegues, bursa përkufizohet kështu: “Institucion financier e tregtar në vendet kapitaliste, ku kapitalistët ndjekin kursin e monedhave të arit, të aksioneve e të letrave të tjera me vlerë, luajnë me to dhe bëjnë marrëveshje financiare e tregtare për të nxjerrë fitime në kurriz të masave punonjëse dhe të njëri-tjetrit; ndërtesa e këtij institucioni.”
Ndërsa në Kodin tregtar francez, neni 71, bursa përkufizohet kështu: “Qendra ku mblidhen tregtarët, pronarët e anijeve, ndërmjetësit dhe përfaqësuesit (të autorizuarit), me autorizim dhe nën kujdesin e shtetit.”[9]
Pra, tregjet e kapitalit - bursat, në përgjithësi janë ndërmjetësi me anë të të cilit depozituesit që dëshirojnë të financojnë depozitimet e tyre ua reklamojnë ato drejtpërdrejtë ose me ndërmjetësues, shoqatave të punës, pronarëve të projekteve dhe personave të cilët kanë nevojë për huazimin e atyre kapitaleve. Ky ndërmjetës (bursa), përfshin të gjitha llojet e bankave, shoqërive të sigurimit, shoqatat e pensioneve, firmat tregtare, shoqatat financuese, ndërmjetësit … etj. Me anë të këtyre ndërmjetësve, bursa siguron një balancim ndërmjet kapitalit të veçuar për investim dhe rrugëve të investimit të tij, duke i siguruar atij mundësitë e disponueshme në veprimtarinë ekonomike.[10]
Por, përderisa këto bursa nuk kanë lindur nën hijen e Islamit, nuk pritet që të jenë islame. Nuk e presim këtë, edhe pse në to mund të ketë gjëra që përputhen me Islamin, por nuk presim që të jenë plotësisht Islame, madje kur të shohim veprimet që kryhen në bursë, do të gjejmë se shumica e tyre janë larg Islamit.
Megjithëse tregjet e kapitalit sot nuk i realizojnë qëllimet e kërkuara nga Islami, kjo nuk do të thotë që t’i injorojmë ato totalisht apo të japim gjykim të prerë se ato janë të ndaluara, por amaneti i dijes fetare na ngarkon që t’i analizojmë dhe studiojmë të gjitha hollësitë dhe pjesët përbërëse të tyre, me qëllim që ta nxjerrim gjykimin pas përfytyrimit të përpiktë të secilës pjesë dhe të përpiqemi me të gjitha mundësitë dhe forcat që të arrijmë në zëvendësues Islame, të cilët bashkojmë mes origjinales dhe të resë e të zhvilluarës.[11]
Tema e tretë: Dallimi mes “Tregut të kapitalit” dhe tregut të zakonshëm
1. Në tregun e zakonshëm, marrëveshjet bëhen për gjëra që ekzistojnë vërtet, ndërsa në tregjet e kapitalit bëhen marrëveshje sipas mostrës[12] ose sipas përshkrimit të plotë të mallit.
2. Në treg bëhen marrëveshje për të gjitha llojet e mallrave, ndërsa në tregjet e kapitalit është kusht që malli të jetë i depozitueshëm, që ka shembull, që mund të përsëriten marrëveshjet për të dhe çmimet e të cilit pranojnë ndryshim në kohë të ndryshme për shkak të kushteve të ofertës dhe kërkesës, apo gjendjeve atmosferike.
3. Në tregjet e zakonshme çmimet janë të qëndrueshme dhe nuk ndikohen nga pakësimi i tyre zakonisht, ndërsa tregjet e kapitalit ndikojnë në çmimet e mallrave në përgjithësi, për shkak të marrëveshjeve të shumta që bëhen në to, ndaj edhe bursat janë cilësuar se janë si ferri (xhehenemi).[13]
Tema e katërt: Llojet e marrëveshjeve në tregjet e kapitalit dhe alternativat Islame për zëvendësimin e tyre.
Marrëveshjet e tregjeve të kapitalit janë dy llojesh: të menjëhershme dhe të afatizuara.
A - Marrëveshjet e menjëhershme: janë ato marrëveshje përmbushjes së të cilave duhet t’i përmbahet si shitësi edhe blerësi; shitësi dorëzon letrat me vlerë dhe blerësi dorëzon çmimin e tyre menjëherë ose Brenda një kohe të shkurtër –jo më shumë se 48 orë. Marrëveshjet që bëhen në tregun e menjëhershëm përfshijnë sasi të ndryshme të letrave me vlerë, qoftë edhe një letër të vetme, dhe qëllimi i atyre që i bëjnë këto marrëveshje në tregun e menjëhershëm kthehet në një nga dy shkaqet e mëposhtme, ose të dyja ato:
Shkaku i parë: Me qëllim që t’i ruajnë ato (letrat me vlerë), të përfitojnë prej tyre në kohën e ndarjes së fitimit, dhe për të drejtat që gëzojnë letrat me vlerë që blihen.
Shkaku i dytë: Me qëllim të spekulimit në ngritjen e çmimit të tyre, dhe kur shohin që çmimi i tyre ngrihet, ata i shesin ato letra, por duhet pasur parasysh se ngritja e çmimit të letrave me vlerë në tregun e menjëhershëm është më i ulët se në tregun e mëvonshëm.[14]
Me “spekulimin”, këtu është për qëllim: të rrezikosh me shitjen apo blerjen sipas parashikimeve të përmbysjes së çmimeve, për ta shfrytëzuar atë në interesin tënd.
Shumë njerëz e kanë përkthyer fjalën “spekulim”, në arabisht me fjalën “mudarabe”, por ajo ndryshon totalisht nga domethënia e “mudarabes” në sheriatin Islam, sepse “mudarabe” është marrëveshje midis dy palëve, ku njëra palë paraqet kapitalin ndërsa tjetra punën, dhe fitimin e ndajnë sipas përqindjes së rënë dakord që në fillim.[15]
Gjykimi i këtyre marrëveshjeve: Marrëveshjet e menjëhershme, në përgjithësi janë marrëveshje shitje dhe blerje të ligjshme (të lejuara), ndërsa gjykimin e tyre në hollësi, për secilën pjesë përbërëse të tyre, do ta shohim më pas kur të flasim për shitjen dhe blerjen e aksioneve, kambialeve, etj.
B - Marrëveshjet e afatizuara: marrëveshjet përmbushjes së të cilave duhet t’i përmbahet si shitësi edhe blerësi në afatin e caktuar, ku bëhet dorëzimi dhe pranimi, duke u përjashtuar ato gjendje të shtyrjes së afatit me marrëveshjen e të dyja palëve sipas disa kushteve në lidhje me vonimin dhe kompensimin e përmbajtjes së marrëveshjes.
Zakonisht likuidimet bëhen një herë në muaj dhe të gjitha marrëveshjet mbyllen në këtë kohë ku bëhet pagesa e çmimit dhe pranimi i letrave me vlerë në dorë, brenda disa ditëve nga data e likuidimit.[16]
Marrëveshjet më të shumta që bëhen në tregun e afatizuar, janë:
1. Marrëveshjet finale të sigurta: ato marrëveshje, përmbushja e të cilave caktohet me afat të prerë, i cili quhet afati i likuidimit, në të cilin të dyja palët duhet t’i përmbahen marrëveshjes për dorëzimin e çmimit dhe pranimin e letrave me vlerë – përmbajtjes së marrëveshjes, dhe nuk u lejohet atyre që të kthehen nga kryerja e marrëveshjes, por ata e kanë të drejtën e shtyrjes së afatit përfundimtar të likuidimit për më vonë.
Exekutimi i këtyre marrëveshjeve çon në humbjen e njërës palë - shitësit ose blerësit -, përveç rastit kur çmimi në ditën e likuidimit është i njëjtë me çmimin e tij në ditën e lidhjes së marrëveshjes.
Kjo marrëveshje mund të përmbajë edhe atë që quhet e drejta e tërheqjes nga afati, të cilën e gëzon vetëm blerësi; duke e përdorur këtë të drejtë për të ndaluar lëvizjen e rënies së çmimit, dhe kur ai ndjen se çmimet vazhdojnë të bienë, i kërkon shitësit dorëzimin e letrave me vlerë - subjektit të marrëveshjes - para afatit të rënë dakord. Atëherë shitësi i blen ato letra nga tregu me çmimin e menjëhershëm (në dorë) dhe kështu ngrihet kërkesa për to, dhe si rrjedhojë çmimi i tyre ngrihet përsëri, ose të paktën ndalon lëvizja e rënies së çmimit të një letre të caktuar, dhe blerësi i këtyre letrave me vlerë nuk është i detyruar të presë deri në afatin e likuidimit për të bërë tregti me to, por ai mundet që të ngarkojë një ndërmjetës me shitjen e tyre dhe llogaria e marrëveshjes së re regjistrohet në llogarinë e borxheve nëse shoqërohet me fitim.
Gjykimi për këtë lloj marrëveshje: Siç e pamë, në këtë lloj marrëveshje nuk kryhet dorëzimi i përmbajtjes së saj dhe as çmimi, por afatizimi i tyre është kusht në të, kështu që kjio marrëveshje nuk lejohet, sepse që marrëveshjet të jenë të vlefshme dhe të sakta në ligjin Islam, është e domosdoshme që të kryhet dorëzimi i të paktën njërit prej të ndërruarve –mallit ose çmimit-, dhe nuk lejohet afatizimi i të dyve atyre. Po kështu, në këtë lloj marrëveshje hyn “mosnjohja” nga dera më e gjerë e saj, d.m.th. dhënia e dy palëve të marrëveshjes të drejtën e shtyrjes së afatit të likuidimit për në një kohë të panjohur dhe të pacaktuar, gjë e cila është nga esenca e marrëveshjes, dhe kështu që kjo hyn në atë që quhet “garar” – rrezikshmëri që nuk dihet dhe mashtrim, gjë e cila është ndaluar në hadith të saktë nga Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).[17]
2. Marrëveshjet e afatizuara me kusht të kompensimit: Ato marrëveshjet përmbushjes së të cilave duhet t’i përmbahet si shitësi edhe blerësi në afatin e caktuar të likuidimit, në atë mënyrë që secili prej dy palëve të ketë të drejtën e mosekzekutimit të tyre kundrejt një shume të caktuar parash për të cilën bien dakord që në fillim, si kompensim për mospërmbushjen e marrëveshjes. Dita para ditës së likuidimit quhet “dita e kushtit”: ose të vazhdojë përmbushja e marrëveshjes dhe të hiqet kompensimi, ose të tërhiqen nga përmbushja e marrëveshjes dhe kjo quhet “tërheqje me të drejtën e kompensimit.”
Marrëveshjet e afatizuara me kusht të kompensimit ndahen në dy lloje:
A - Marrëveshjet e kushtëzuara nga blerësi: ku ai ka të drejtën e pranimit të letrave me vlerë ose të mospërmbushjes së marrëveshjes dhe pagesës së kompensimit, ndërsa shitësi është i detyruar t’i përmbahet vendimit përfundimtar të blerësit.
B - Marrëveshjet e kushtëzuara nga shitësi: ku ai ka të drejtën që në ditën para ditës së likuidimit të përmbushë marrëveshjen ose të tërhiqet nga ajo kundrejt pagesës së kompensimit të rënë dakord që më parë.
Gjykimi për këto lloj marrëveshjesh është i njëjtë me gjykimin për llojin para këtij; marrëveshja nuk bëhet konform ligjit Islam, sepse në këto marrëveshje nuk bëhet dorëzim dhe as pranim i mallit dhe as i çmimit, por në to kushtëzohet shtyrja e afatit të tyre së bashku, dhe për këtë shkak, këto marrëveshje nuk lejohen. Shkaku i këtij ndalimi nuk kthehet te e drejta e zgjedhjes nga dy palët, sepse kjo është e lejuar, por ndalimi kthehet në mosplotësimin e shtyllave të aktit, shto këtu edhe kushtëzimin e tërheqjes nga një pjesë e kapitalit pa e lidhur atë me ndonjë dëm real, gjë e cila është gjithashtu e ndaluar.
3. Shitja me të drejtën e shtimit nga blerësi ose shitësi:
Në këto marrëveshje, i lejohet atij që ka të drejtën e shtimit, të bëjë shtesë në marrëveshje, kur vjen koha e likuidimit të caktuar që më parë, dhe nëse e drejta ka qenë për blerësin, ai ka të drejtë të kërkojë pranimin e dyfishit të letrave të blera ose edhe më shumë, por në këtë rast, marrëveshja konsiderohet finale për sasinë e rënë dakord që në fillim, ndërsa për shtesën konsiderohet e lirë, dhe çmimet e shtesës janë më të larta se çmimet e tregut final. Po kështu nëse të drejtën e ka shitësi; blerësi i dorëzon atij shumën e rënë dakord dhe me çmim më ta lartë se ai në tregun final. Pra, që të dy bëjnë krahasime mes çmimeve finale, çmimeve të afatizuara me kusht të shtimit, dhe çmimeve të tregut në afatin e likuidimit, duke u përpjekur që të arrijnë sasi sa më të madhe fitimi dhe të mos pësojnë humbje.
Gjykimi për këtë lloj marrëveshje: Përveç mosplotësimit të shtyllave të aktit të blerjes, kjo lloj marrëveshje përmban një lloj kumari, i cili në bursë quhet spekulim, dhe kjo sepse ai i cili ka të drejtën e shtimit, siç shihet, përveç që në pamje të jashtme përmban marrëveshje me premtim për në të ardhmen, por përmban gjithashtu një marrëveshje tjetër, dhe kështu përfshihet në ndalesën e lidhjes së dy marrëveshjeve në një marrëveshje.[18]
4. Marrëveshjet e afatizuara me kusht të zgjedhjes:
Në këto marrëveshje, shitësi dhe blerësi kanë të drejtën e zgjedhjes mes dy çmimeve dhe në afatin e likuidimit, secili prej tyre ka të drejtën e përmbushjes së marrëveshjes me njërin nga dy çmimet, dhe kjo sepse ata që bëjnë tregti në tregjet e letrave me vlerë presin të ndodhë ndryshim i madh në çmime, në ngritjen apo rënien e tyre, ndërsa ata që i shesin këto letra besojnë se nuk do të ndodhë ndonjë ndryshim që mund të përmendet.
Gjykimi për këtë lloj marrëveshje: Këto marrëveshje në këtë formë nuk konsiderohen tregti në ligjin e pastër Islam, sepse nga kushtet kryesore të tregtisë është caktimi i çmimit. Përveç kësaj, në këto marrëveshje nuk plotësohen kushtet e marrëveshjes së shitblerjes, si dhe vendosen kushte të shtyrjes së këmbimit të çmimit dhe letrave me vlerë, kështu që nuk ka asnjë dalje për lejimin apo saktësimin e tyre.
5. “El Murabeha” dhe “El Uedijah”:
Dy terma të përdorura në sheriatin Islam, që përdoren gjithashtu në Bursë, por me përmbajtje dhe domethënie të komplet të ndryshme nga ai në sheriatin Islam.
“El Murabeha” në sheriatin Islam është: Marrëveshje shitblerje midis shitësit dhe blerësit duke e caktuar fitimin e shitësit, si p.sh. shitësi të thotë: “Këtë mall e kam blerë me 100, dhe ta shes ty me 110.”
Ndërsa “el Uedijah” në sheriatin Islam është: Marrëveshje midis shitësit dhe blerësit, duke shprehur që shitësi humb në të 10 % për shembull. Dikush mund ta shesë një mall me më pak se sa e ka blerë për shkaqe të ndryshme.
Ndërsa në Bursë, “El Murabeha” dhe “El Uedijah” janë gjë tjetër; e para është borxh me fajde për blerësin ndërsa e dyta është borxh me fajde për shitësin.
Sqarimi i kësaj: “El Murabeha” në Bursë kuptohet kështu: Ndodh që të vijë afati i likuidimit dhe blerësi të mos ketë mundësi për përmbushjen e marrëveshjes për shkak se çmimet kanë avancuar shumë, ndryshe nga ç’e kishte parashikuar ai. Ky p.sh. i ka blerë aksionet me 130 ndërsa ato zbritën deri me 100, dhe këtij i duhet të blejë aksione me 130 dhe t’i shesë me 100, duke humbur kështu 30 për çdo aksion të blerë, duke qenë se mund të ketë blerë numër të madh aksionesh dhe humbja e tij do të jetë shumë e madhe. Nëse blerësi sheh se nuk mund ta përmbushë marrëveshjen në afatin e likuidimit, në këtë rast ai mund ta shtyjë afatin e kësaj marrëveshje për më vonë, me anë të shtyrjes kundrejt fitimit që duhet t’i japë shitësit. Në këtë kohë, blerësi kërkon për investues që ta nxjerrë atë nga gjendja e vështirë kundrejt një shtese, fajde, dhe kjo është quajtur shtesë me fitim, apo shtyrje e afatit me fitim, d.m.th. borxh me fajde kundrejt shtyrjes së afatit.
Ndërsa “El Uedijah” në Bursë kuptohet kështu: Nëse shitësi sheh se çmimet e aksioneve të tij rriten në llogari të tij, dhe humbja e tij është e madhe, atëherë ai kërkon ta shtyjë afatin e përmbushjes së marrëveshjes për të kërkuar dikë që posedon aksionet e kërkuara dhe t’i blejë prej tij, pastaj t’ia shesë po atij në afatin e ardhshëm të likuidimit, me ulje. D.m.th. në këtë formë janë marrë hua letrat me vlerë kundrejt një shume të caktuar fajdesh, e cila quhet uedijah.
Gjykimi për këto lloj marrëveshjesh: Moslejimi tyre është i qartë; ato nuk i plotësojnë shtyllat e aktit të tregtisë dhe as përmbushjen finale të tyre, plus që këto veprime janë në vend të borxhit me fajde kundrejt shtyrjes së afatit të likuidimit.[19]
6. Marrëveshjet e ndërthurura:
Ata që bëjnë tregti në tregjet e kapitalit shpesh i drejtohen marrëveshjeve të ndërthurura prej disa marrëveshjeve prej atyre që përmendëm më parë së bashku. Këto marrëveshje janë të pakufizuara në praktikë, por ato që përdoren më shumë janë katër marrëveshje kryesore:
A - Blerje e menjëhershme kundrejt shitjes me kusht të kompensimit (e drejta këtu i takon blerësit).
B - Blerje finale kundrejt shitjes me kusht të kompensimit.
C - Blerje me kusht të kompensimit kundrejt shitjes finale.
D - Blerje me kusht të kompensimit kundrejt shitjes me kusht të kompensimit.
Gjykimi për këto lloj marrëveshje të ndërthurura: është se ato nuk lejohen dhe nuk janë të vlefshme për arsyet që përmendëm në secilën prej tyre në veçanti, dhe sepse ato përmbajnë dy marrëveshje në një kontratë, gjë e cila është e ndaluar në Islam.
Alternativat e ligjshme islame për marrëveshjet e menjëhershme në Bursë:
Për këto marrëveshje ekzistojnë alternativa të ligjshme të cilat realizojnë qëllimin e kërkuar të arsyeshëm dhe të drejtë. Këto alternativa janë:
1. “Es Selem”: “Shitja e diçkaje të përshkruar, që nuk ekziston në kohën e marrëveshjes por është borxh mbi shitësin, i cili do ta dorëzojë në afatin e caktuar, ndërsa çmimi paguhet në dorë, ose brenda tre ditëve, - siç thonë malikitë -.”[20] Kjo zakonisht bëhet në të mbjellat, ku blerësi i kërkon bujkut një sasi të caktuar gruri për shembull, duke e paguar çmimin e tij në dorë, ndërsa grurin do e marrë pasi të korret.
2. Shtyrja e pagesës së çmimit me këste ose pa këste (shitje e afatizuar). Argument për këtë është hadithi i saktë ku thuhet se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) bleu ushqim nga një çifut me çmim të afatizuar për më vonë dhe i la atij mburojën e tij si peng. Ibën Mundhiri thotë se për lejueshmërinë e kësaj shitje ka unanim në mesin e muslimanëve.[21]
3. “El Istisna”: “Blerësi i kërkon një prodhuesi që t’i prodhojë atij diçka të caktuar me çmim të caktuar.” Ibën Abidin thotë: “Kjo është shitje e diçkaje të përshkruar, për të qenë borxh mbi shitësin, dhe jo shitje e punës.”[22]
Kjo është një marrëveshje e pavarur tek Hanefitë, ndërsa të tjerët - malikitë, shafiitë dhe hanbelitë - nuk e kanë pranuar atë si marrëveshje e pavarur, por disa çështje të saj i kanë futur në shitjen “Es Selem”, ndërsa disa gjëra të tjera i kanë refuzuar, por nuk është ky vendi i sqarimit të tyre.
Këto alternativa zgjidhin shumicën e rasteve në të cilat çmimi ose malli shtyhet për në një afat të caktuar. Kështu, esselem zgjidh problemin e mallrave dhe gjërave që nuk ekzistojnë në kohën e marrëveshjes por që do të dorëzohen më pas, por çmimi duhet paguar në dorë, ose brenda tre ditëve, sipas fjalës së Malikive.
KAPITULLI I TRETË: MJETET E PËRDORURA NË TREGJET E KAPITALIT DHE GJYKIMI ISLAM PËR TO.
Nën këtë kapitull kemi katër tema: Aksionet, Kambialet, Zgjedhjet dhe të Ardhmet
Tema e parë: Aksionet
Nën këtë temë kemi pesë nëntema:
Nëntema e parë: Ç’janë “aksionet”?
“Aksionet” është shumësi i fjalës aksion, i cili është: “Letër me vlerë, që përfaqëson një nga pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i një shoqërie ose i një sipërmarrjeje kapitaliste dhe që i jep të drejtë zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes.”[23]
Nëntema e dytë: Veçoritë e aksioneve:
Aksionet kanë disa veçori të cilat po i përmbledhim si më poshtë:
1. Vlera e të gjitha aksioneve është e barabartë, sipas caktimit të ligjit, dhe urtësia në barazimin e vlerës së tyre qëndron në lehtësimin e përcaktimit të shumicës në mbledhjen e përgjithshme, në lehtësimin e ndarjes së fitimit aksionerëve, dhe në sistemimin e çmimit të aksioneve në Bursë.
2. Barazvlera e aksioneve bën që të drejtat e aksionerëve të jenë të barabarta, me përjashtim të faktit se ligjet e disa vendeve e lejojnë lëshimin e aksioneve të privilegjuara, me vendim nga institucioni i përgjithshmën dhe jo ato të zakonshmet, ku zotëruesve të këtyre aksioneve u jepet e drejtë e privilegjuar në fitime apo në kapitalin e shoqërisë në kohën e likuidimit, ose që të dyja këto njëherësh, apo ndonjë dallim tjetër.
3. Përgjegjësia e ortakëve të një shoqërie është në varësi të vlerës së aksioneve që ata zotërojnë, dhe askujt nuk i kërkohet llogari për borxhet e shoqërisë ku është ortak, veçse në varësi të sasisë së aksioneve që zotëron.
4. Një aksion nuk mund të ndahet në pjesë më të vogla, dhe nëse njëri prej ortakëve vdes, pronësia e aksionit të tij bëhet e përbashkët mes ortakëve të tjerë, dhe trashëgimtarët e tij kanë të drejtën të zgjedhin një përfaqësues në institucionin e përgjithshëm të aksionerëve, për të kryer veprimet që lidhen me aksionet e tyre.
5. Aksionet kanë natyrë qarkulluese, gjë e cila është veçoria më e rëndësishme e tyre, dhe nëse në kontratë shënohet e kundërta e kësaj, shoqëria e humbet natyrën e saj aksionere.[24]
Nëntema e tretë: Llojet e aksioneve [25] dhe gjykimi për secilin lloj:
Aksionet ndahet në lloje të ndryshme, sipas natyrës së secilit lloj:
A - Në varësi të pjesës që paguan një ortak, aksionet ndahen në:
1. Aksione me para në dorë: që paguhen me para në dorë. Nuk ka kundërshtim për lejimin e lëshimit të aksioneve të tilla dhe të shitblerjes me to.
2. Aksione kapitali: që paguhen me kapital dhe jo me para. Dijetarët kanë mospajtim në lidhje me formimin e një shoqërie me paraqitjen e kapitalit nëse atij i çmohet vlera; Malikitë janë të mendimit se lejohet paraqitja e kapitalit të cilit i çmohet vlera, ndërsa Shafitë janë të mendimit se kjo gjë lejohet vetëm në ato mallra që kanë të ngjashme. Ebu Hanifja dhe Ebu Jusufi, si dhe ajo që shfaqet nga medhhebi i imam Ahmedit e ndalojnë totalisht këtë.[26]
Pas diskutimit dhe studimit të argumenteve të secilës palë, bëhet e qartë epërsia e fjalës së parë, veçanërisht kur kundërshtarët nuk kanë gjetur argument nga Kurani apo Suneti që të përkrahë përpjekjen e tyre, dhe kështu që kjo çështje qëndron në rrethin e “el Mesalih el mursele” - dobive të papërcaktuara në sheriat -, të cilat vërtetohen në marrjen e mendimit të parë, i cili i hap derën e formimit të shoqërive për të gjitha llojet e kapitaleve, duke iu përmbajtur rregullave të sheriatit në secilin preh tyre. E, Allahu e di më mirë.[27]
B - Në varësi të formës së tyre, aksionet ndahen në:
1. Aksione të emëruara: Ato aksione të cilat mbajnë emrin e aksionarit që i zotëron ato, gjë e cila është e kërkuar për ruajtjen e të drejtave dhe për të siguruar mos përzierjen e të drejtave të njerëzve të ndryshëm. Pronësia e këtij lloj aksionesh shënohet në regjistrin e aksionarëve, të cilin e ruan shoqëria aksionare.
2. Aksione të mbartësit të tyre: Ato aksione të cilat nuk mbajnë emrin e mbartësit të tyre, por mbartësi i tyre konsiderohet pronari i tyre në vështrimin e shoqërisë. Ligjet e tregtisë në vendet arabe kanë aprovuar se të gjitha aksionet duhet të jenë të emëruara dhe se aksionet e mbartësit të tyre nuk lejohen. Ky lloj aksionesh nuk lejohet gjithashtu as në legjislacionin Islam, pa asnjë kundërshtim në mesin e dijetarëve bashkëkohorë.
3. Aksione të urdhëruesit: Ato aksione mbi të cilat shënohet emri i pronarit të tyre, por me shtesën “me urdhër për”, apo “me leje për”, dhe atëherë qarkullimi i tyre bëhet me anë të asaj që shënohet në to, d.m.th. mbi çek shënohet transferimi i tij tek një person tjetër, i shoqëruar me firmën e urdhëruesit, dhe menjëherë personi i dytë bëhet pronar i atij çeku, pa qenë nevoja të kthehet te shoqëria aksionare. Ky lloj aksionesh është i rrallë, madje shumë prej ligjeve të tregtisë në vende të ndryshme nuk e përmendin atë. Sipas gjykimit Islam, ky lloj aksionesh është i lejuar.
C - Në varësi të të drejtave që ka zotëruesi i tyre, aksionet ndahen në:
1. Aksione të zakonshme: ato aksione të cilat janë të barabarta në vlerë dhe i japin aksionarëve të drejta të barabarta. Gjykimi për këto lloj aksionesh, në origjinë është lejimi, përveç nëse kanë të bëjnë me gjëra të ndaluara në sheriat, (siç është tregtia me alkool, mish derri, etj), në këtë rast nuk lejohen.
2. Aksione të privilegjuara: ato aksione të cilat dallohen me disa veçori të cilat nuk i kanë aksionet e zakonshme. Këto aksione lëshohen nga një shoqëri aksionare kur ajo kërkon të shtojë bazën e kapitalit të saj. Në këtë rast, ajo i jep disa privilegje aksioneve të reja, të cilat nuk i kanë aksionet e vjetra, me qëllim që të tërheqë investuesit. Gjykimi për këto lloj aksionesh ndryshon sipas llojit të privilegjit që kanë.
Prej atyre privilegjeve është: e drejta e privilegjit në marrjen e fitimit, si p.sh. të veçohen me një përqindje fitimi më të madhe se aksionet e zakonshme, ndërsa fitimi tjetër të ndahet sipas aksioneve në mënyrë të barabartë. Ose duke iu caktuar një përqindje vjetore e qëndrueshme, pa marrë parasysh nëse shoqëria fiton apo humb. Padyshim që ky lloj aksionesh nuk lejohet në legjislacionin Islam, sepse ai përmban fajde të ndaluara në sheriat.
Prej atyre privilegjeve është gjithashtu: e drejta e kthimit të vlerës së aksioneve tërësisht, në afatin e likuidimit të shoqërisë, para fillimit të ndarjes së pjesëve të aksionarëve të tjerë, të cilët edhe mund të humbasin, ndërsa ky nuk humbet në asnjë rast. Këto lloj aksionesh gjithashtu nuk lejohen, sepse ai bie në kundërshtim me përmbajtjen e kontratës së shoqërisë.
D - Në varësi të kthimit të aksioneve apo moskthimit të tyre te pronari i tyre, ato ndahen në:
1. Aksionet e kapitalit bazë: ato aksione vlera e të cilave nuk është konsumuar. Sipas parimit, këto aksione lejohen duke pasur parasysh rregullin dhe origjinën e formimit të shoqërive tregtare.
2. Aksione që konsumohen: ato aksione vlera e të cilave i kthehet lëshuesit të tyre para mbylljes së shoqërisë, me riblerjen e tyre me rrugë të ndryshme. Në shumicën e rasteve, këto lloj aksionesh i gjejmë në shoqëritë e kufizuara me një afat të caktuar dhe më pas mbyllen, siç janë shoqëritë e anijeve tregtare, apo ato shoqëri nga të cilat nuk pritet të mbesë gjë për t’ju ndarë aksionarëve të saj, siç janë shoqëritë e naftës apo xeherorëve, të cilave u jepet e drejta e dallimit për një afat të caktuar, dhe më pas, kompetencat mbi ato që zotërojnë këto shoqëri i kalojnë shtetit; në këtë rast, shoqëria punon për kompensimin e aksionarëve të saj për t’ju kthyer atyre vlerën e emëruar para mbylljes së shoqërisë, duke ndarë edhe fitimet, nëse ka pasur. Këto lloj shoqërish, shumë prej vendeve nuk i lejojnë të formohen, përveç nëse qëllimi i shoqërisë ka të bëjë me shfrytëzimin e lëndëve natyrore apo për dobi që i kthehen masës së gjerë të popullit. Në këtë rast, shteti u jep leje këtyre shoqërive për të vepruar deri në një afat të caktuar. Po kështu u jep leje, nëse kapitali i tyre konsumohet me përdorimin e tij, ose zhduket pas një farë kohe.
Gjykimi me konsumim të aksioneve është gjykim i ligjeve të shteteve dhe jo ligj i sheriatit, dhe çdo fitim që marrin ortakët e kësaj shoqërie, është e drejtë e tyre, qoftë nëse e marrin në formën e fitimit apo në formën e vlerës së pjesëve të konsumuara nga aksionet.[28]
E - Në varësi të dhurimit apo mos dhurimit, aksionet ndahen në:
1. Aksione, vlera e të cilave i paguhet zotëruesve të tyre.
2. Aksione të dhuruara: ato aksione të cilat shoqëria ia dhuron falas aksionarëve të saj në rast të shtimit të kapitalit bazë të saj, për të hequr një pjesë të fitimeve të bllokuara apo të mbajtura rezervë në kapitalin bazë të saj. Ndarja e këtyre aksioneve bëhet në varësi të aksioneve që zotëron secili prej aksionarëve të saj.
Për lejimin e këtij lloji aksionesh në islam nuk ka dyshim, përderisa dhënia e këtyre dhurimeve bëhet në mënyrë të barabartë në varësi të aksioneve, pasi që ato dhurime në origjinë janë pasuri e vetë aksionarëve, kështu që ata kanë të drejtën e marrjes së tyre me çdo rrugë të lejuar.[29]
Nëntema e katërt: Llojet e vlerave të aksioneve dhe gjykimi për to:
1. Vlera nominale: vlera që i jepet një aksioni në kohën e formimit të një shoqërie, d.m.th. shuma e vlerave nominale përbëjnë kapitalin bazë të një shoqërie në formimin e saj.
Kjo vlerë në realitet është pjesa e çdo ortaku në kapitalin e shoqërisë. Çeku në të cilin shënohet vlera e aksionit konsiderohet si dokument që vërteton shoqërimin e tyre me atë shumë, kështu që ai duhet të jetë në përputhje me shumën me të cilën ai ka marrë pjesë si ortak në kapitalin bazë të shoqërisë.
Kjo barazi është diçka që kërkohet edhe në legjislacionin Islam, me qëllim që të realizohet drejtësia në ndarjen e fitimit apo të humbjes.
2. Vlera e vërtetë: pjesa e aksionit në kapitalin neto të shoqërisë, pas kryerjes së inventarit në varësi të çmimeve aktuale dhe pas kthimit të llogaritjes së humbjeve, me qëllim që të dalin në dukje detyrimet e vërteta të asaj shoqërie.[30]
Pra, vlera e vërtetë e aksionit është ajo vlerë që ka ai në mesin e kapitalit të shoqërisë pas ndarjes së fitimeve apo humbjeve. Kjo vlerë luan rolin e treguesit real të fitimeve apo humbjeve të shoqërisë, gjë e cila është e kërkuar edhe në legjislacionin islam me qëllim që të njihen fitimet apo humbjet e një shoqërie të caktuar.
3. Vlera e aksionit në treg: vlera me të cilën shitet aksioni, gjë e cila lidhet me suksesin që ka shoqëria apo dështimin e saj, me kapitalin rezervë të saj, me kushtet dhe krizat kapitale e politike, me kërkesën e tregut, reklamimin, etj.
Konsiderimi i kësaj vlere të aksioneve dhe qarkullimi i aksioneve në varësi të saj nuk bie në kundërshtim me sheriatin e pastër islam, pasi që njeriu ka të drejtë që ta shesë kapitalin e tij sipas çmimit të tregut, madje kjo është ajo që kërkohet.
4. Vlera e lëshimit dhe lejes: Kjo shprehje përdoret për dy kuptime:
Kuptimi i parë: Përdorimi i tij për një përqindje të kufizuar e të caktuar me 5% për shembull, e cila paguhet për aksionet dhe kërkohet nga shoqëria në fillim të themelimit të saj, për të paguar shpenzimet e lejeve drejtuese, shtetërore, reklamuese, etj, me qëllim që vlera e aksioneve të kapitalit bazë të shoqërisë të qëndrojë e paprekur. Për këtë lloj vlere të aksioneve nuk ka ndonjë problem në legjislacionin Islam, përderisa kjo përqindje është e përcaktuar në mënyrë të përshtatshme dhe ajo që mbetet prej saj vendoset në kapitalin rezervë të shoqërisë.
Kuptimi i dytë: Përdorimi i saj për aksionet e lëshimit, ndaj do ishte më e përshtatshme që kjo të quhej: “Vlera e aksioneve të lëshimit.” Këto aksione lëshohen nga shoqëria me qëllim të rritjes së kapitalit të saj kur ajo zgjerohet në veprimtari, dhe ka nevojë për burime financiare afatgjata, për të ndihmuar zgjerimet e saj. Kur shoqëria lëshon aksione të reja për të kontribuar në to, ato aksione mund të jenë të barabarta në vlerë me aksionet e emëruara, ose më të larta apo më të ulëta.
Gjykimi i legjislacionit Islam në këtë çështje është: se kjo vlerë e këtyre aksioneve të reja, nëse është e barabartë me vlerën e vërtetë ose me vlerën e tyre në treg, atëherë nuk ka ndonjë ndalesë në sheriat, qofshin të barabarta me vlerën e aksioneve të emëruara apo jo, sepse ajo që merret parasysh është realiteti dhe çmimi i tregut, ndërsa shoqëria mund të humbë ose mund të fitojë, siç dihet.
Por, nëse kjo vlerë është më e ulët se vlera e vërtetë e aksioneve të shoqërisë, atëherë kjo nuk lejohet, sepse kjo gjë cenon të drejtat e aksionarëve, për shkak se ajo çon në uljen e vlerës së aksioneve të tyre, ose në humbjen e të drejtës së tyre në atë kapital. Dhe, padyshim që çdo gjë që shkakton dëm të qartë dhe në humbjen e të drejtave të ligjshme, nuk lejohet në legjislacionin Islam. Këtu mund të zbatojmë rregullin i cili thotë: “Nuk lejohet dëmtimi dhe as kthimi i dëmit me dëm.”
Përveç nëse aksionarët kompensohen për të drejtat e tyre me kompensim të drejtë me anë të dhurimeve të aksioneve të reja, në varësi të aksioneve që zotërojnë, ose duke iu paguar në dorë diferenca e vlerave të aksioneve, ose me këste, apo ngjashëm me këto.
E, nëse vlera e tyre është më e lartë se vlera e vërtetë, nëse ajo vlerë tregon vlerën e tregut, atëherë lejohet, përderisa shoqëria nuk ka përdorur asnjë mjet të ndaluar prej mashtrimit, mbulimit, etj, gjëra të cilat Islami i ka ndaluar.[31]
Nëntema e pestë: Pjesët e themelimit të shoqërisë:
Pjesët e themelimit të shoqërisë janë çeqe të cilat i japin mbajtësit të tyre të drejta në fitimet e shoqërisë pa përfaqësuar ndonjë pjesë të kapitalit bazë të saj. Këto pjesë të themelimit i sigurojnë shpërblim themeluesve të shoqërisë për shërbimin që i kanë bërë asaj, prandaj edhe kanë marrë këtë emër. Këto pjesë mund t’i jepen edhe personave të tjerë përveç themeluesve, dhe në këtë rast quhen “pjesë të fitimit”. Ligjet e disa vendeve kanë dhënë liri në formimin e pjesëve të tilla për shpërblimin e përpjekjeve të bëra në themelimin e shoqërisë apo në shërbimin e kryer me këtë qëllim. Pjesët e themelimit nuk kanë vlerë të emëruar, por vlera e tyre caktohet në varësi të fitimeve, ndaj edhe ato nuk bëjnë pjesë në kapitalin bazë, si dhe zotëruesit e tyre nuk kanë pjesë në tepricën që del pas likuidimit në kohën e mbylljes së shoqërisë. Këto pjesë nuk i japin zotëruesve të tyre të drejtën e ndërhyrjes në drejtimin e shoqërisë. Ato pjesë janë të emëruara në fillim të formimit të shoqërisë dhe qëndrojnë të tilla për dy vjet që nga formimi i saj, ndërsa pas kësaj kohe, forma e tyre mund të ndryshojë dhe ato të bëhen aksione të mbajtësit të tyre, duke qenë subjekt i qarkullimit me rrugët e ndryshme të tregtisë.[32]
Gjykimi i këtij lloji nën hijen e rregullave të legjislacionit Islam është se ai nuk lejohet, sepse zotëruesi i pjesës së themelimit nuk është ortak në shoqëri, dhe për këtë kanë rënë dakord edhe vetë juristët e shteteve të ndryshme, sepse në këtë rast nuk është paraqitur as pjesë me para në dorë dhe as me kapital, dhe as punë e vazhdueshme, megjithëse kjo e fundit nuk lejohet të jetë pjesë me të cilën bëhesh ortak në një shoqëri aksionare dhe as në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar.[33]
Tema e dytë: Kambialet, llojet dhe gjykimi për to.
Këtu kemi katër nëntema:
Nëntema e parë: Përkufizimi i “kambialit” dhe veçoritë e tij:
Kambiali është: “Dokument financiar, që detyron dikë të shlyejë brenda një afati të caktuar një shumë parash të marra hua me kushte të caktuara ose një shumë parash që duhet të paguajë për mallra të blera me kredi; dokument detyrimi, dëftesë.”[34]
Mund ta përkufizojmë gjithashtu me këtë përkufizim: “Çek i qarkullueshëm i cili përbën një borxh që zakonisht lidhet me ndërmjetësimin e agjencisë së përgjithshme, dhe lëshohet nga shoqëritë e ndryshme ose nga shteti; mbartësi i kambialit të një shoqërie konsiderohet borxhdhënës i asaj shoqërie dhe ka të drejtën e borxhdhënësve në rast konflikti, por nuk konsiderohet ortak në atë shoqëri, ndryshe nga mbartësi i aksionit. Mbartësve të kambialeve i jepet një fajde vjetore dhe ata kanë të drejtën e kthimit të vlerës së kambialit në afatin e caktuar.”[35]
Kambialet bashkohen me aksionet në barasvlerën emërore të secilit lloj, në natyrën e tyre qarkulluese sipas të qenët e tyre emërore, për urdhëruesin dhe për mbajtësin, si dhe në mospranimin e pjesëtueshmërisë së tyre. Por, kambialet dallojnë nga mjetet e tjera të tregut të kapitalit me veçoritë e mëposhtme:
1. Kambiali konsiderohet dëshmi borxhi për shoqërinë dhe jo pjesë e kapitalit bazë të saj, siç janë aksionet.
2. Zotëruesi i kambialeve merr një fajde periodike të caktuar, pa marrë parasysh nëse shoqëria fiton apo humbet, apo nëse fitimet janë shumë të mëdha!
3. Zotëruesi i kambialit nuk merr pjesë në drejtimin e shoqërisë.
4. Kambialet kufizohen gjithnjë me një afat të caktuar, ndryshe nga aksionet. Prej këtu, zotëruesi i kambialit merr vlerën e borxhit të tij dhe fajdet e caktuara, në datën e caktuar, pa marrë parasysh likuidimet dhe inventarin e shoqërisë. Koha e këtyre kambialeve është e ndryshme sipas marrëveshjes, por jo më pak se 90 ditë, ndërsa koha më e gjatë nuk ka kufizim, qoftë edhe për 100 vjet.
5. Mbajtësi i kambialit ka një garanci të veçantë lidhur me disa prej kapitaleve të shoqërisë, madje garancia e tij mund të jetë e përgjithshme në të gjitha llojet e kapitalit të saj. Prandaj mbajtësi i kambialit e merr të drejtën e tij para mbajtësit të aksionit, në rastin kur shoqëria bën likuidimet e saj.[36]
Nëntema e dytë: Llojet e kambialeve dhe gjykimi për çdo lloj:
Kambialet janë disa llojesh, dhe idetë ekonomike vazhdojnë të nxjerrin lloje të ndryshme të tyre, por ne po përmendim më të rëndësishmet e tyre dhe gjykimin e legjislacionit Islam për to:
A - Për nga origjina e tyre, kambialet ndahen në:
1. Kambialet e shtetit, të cilat shteti i lëshon me qëllim të mbulimit të shpenzimeve publike.
2. Kambialet e organizatave botërore -siç është Banka Botërore për themelim dhe zhvillim- të cilat i lëshon me qëllim të financimit të projekteve të tyre.
3. Kambialet e organizatave shtetërore kombëtare, të cilat lëshohen me qëllim të financimit të shpenzimeve dhe projekteve të tyre.
4. Kambialet e shoqërive tregtare, industriale dhe të shërbimeve komunale, të cilat lëshohen duke i garantuar me një pjesë të kapitalit ose me të gjithë kapitalin, me qëllim që të financojnë projektet e tyre.
Gjykimi për këto kambiale: Duket qartë se të gjitha këto lloj kambialesh lëshohen kundrejt një fajde periodike të caktuar, dhe për këtë arsye, lëshimi dhe qarkullimi i tyre është i ndaluar në legjislacionin islam, dhe nëse mbajtësit e tyre kthehen dhe pendohen prej tyre, atëherë atyre u takon kapitali bazë i tyre, siç thotë Allahu i Madhëruar: “O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë.” [El Bekare, 278-279].
B - Në varësi të fajdeve të tyre, kambialet ndahen në:
1. Kambiale që paguhen me shtesë lëshimi, në atë mënyrë që shoqëria për shembull, të lëshojë një kambial me vlerë 90 mijë, por duke e llogaritur me 100 mijë, plus fajdeve me vlerë më të ulët në krahasim me të tjerat.
2. Kambiale të pjesës: ato kambiale të cilat i sigurojnë mbajtësit të tyre fajde vjetore të qëndrueshme, plus pjesës së veçantë për to, e cila mund të jetë nga pjesa e aksioneve, dhe zakonisht janë kambiale që u bie fati sipas shortit që hidhet në lidhje me to.
3. Kambiale të zakonshme me fajde të caktuar, të cilat nuk kanë veçse një vlerë.
4. Kambiale të garantuara. Këto janë njësoj si lloji i mëparshëm por janë të garantuara me garant të një personi ose të diçkaje materiale. Megjithëse në origjinë, të gjitha kambialet janë të garantuara në bazën e shoqërisë, por ky lloj dallohet edhe me këtë lloj garancie.
5. Kambiale që mund të shndërrohen në aksione, të cilat u jepen aksionarëve me vendim nga organizata e përgjithshme dhe jo ajo e zakonshme. Këto kambiale i japin zotëruesit të tyre të drejtën e shndërrimit të tyre në aksione, sipas rregullave të përcaktuara në lidhje me rritjen e kapitalit bazë të shoqërisë.
6. Kambialet e të ardhurave, të cilat kanë fajde të qëndrueshme, plus një përqindje të caktuar nga fitimet e shoqërisë, ndërkohë që kambialet e tjera i kanë fajdet periodike, pa pasur pjesë në fitimet e shoqërisë.
C - Llojet e kambialeve në varësi të pronësimit të tyre:
1. Kambiale në emër.
2. Kambiale të mbajtësit të tyre.
D - Në varësi të kthimit të tyre, kambialet ndahen në:
1. Shlyerje me para në dorë në afatin e caktuar, dhe në këtë rast vlera e kambialit mund të jetë e njëjtë me vlerën e paguar, ose më e lartë se ajo, duke shtuar fajdet e lëshimit.
2. Kthimi i tyre duke i shndërruar në aksione.
3. Kthimi i tyre me anë të zëvendësimit, ku në kohën e afatit të kthimit të tyre, shoqëria i zëvendëson kambialet me kambiale të tjera të reja dhe me veçori të tjera, sipas sistemit të shoqërisë.[37]
Nëntema e tretë: Lloje të tjera kambialesh, të reja për çdo ditë:
Organizatat tregtare dhe agjencitë e kapitaleve vazhdojnë të sugjerojnë lloje të reja kambialesh e mjete të tjera, me qëllim që me mjeshtëri të tërheqin zotëruesit e pasurive të mëdha, që ata t’i depozitojnë kapitalet e tyre në këto organizata, me çdo rrugë të mundshme, sipas tyre.
Thuajse çdo ditë shohim lloje të reja letrash me vlerë dhe mjete tregu e veprime të ndryshme, por ne do të mjaftohemi me përmendjen e disa lloje kambialesh, të cilat mund të konsiderohen të reja deri diku:
1. Kambiale me fajde të qëndrueshme dhe kushte të ndryshueshme, të cilat i japin zotëruesit të tyre më shumë liri për nga transportimi i pasurisë dhe përfitimi prej saj.
2. Kambiale të kthyeshme, të cilat i japin mbajtësit të tyre të drejtën e kthimit të vlerës emërore të tyre, pas një afati të caktuar me gjashtë vjet për shembull, pastaj shoqëria që i ka lëshuar këto kambiale vendos kushte më të mira se më parë, në rast se i lë ato kambiale tek ajo edhe për një afat tjetër.
3. Kambiale me të drejtën e votës, të cilat i japin zotëruesit të tyre të drejtën e votimit në organizatën e përgjithshme të shoqërisë.
4. Kambiale me fajde vjetore, e cila ndryshon çdo vit apo çdo gjashtë mua, në bazë të çmimit botëror të fajdeve për shembull, ose në çdo bazë tjetër, duke shtuar këtu të drejtën e zotëruesit të tyre për shndërrimin e tyre në kambiale me fajde të qëndrueshme sipas dëshirës.
5. Kambiale të lidhura me fuqinë blerëse të valutës, d.m.th. këtu caktohet valuta me çmimin e të cilës është paguar kambiali, me qëllim që të eliminohet rritja e inflacionit[38], i cili mund të jetë më i madh se përqindja e fajdeve.
6. Kambiale me dëshmi të të drejtës, të cilat i japin zotëruesit të tyre të drejtën e blerjes së letrave me vlerë gjatë gjithë një kohe të caktuar, me çmim të caktuar që më parë.[39]
Nëntema e katërt: Gjykimi Islam për këto kambiale:
Megjithëse ka pas ekzistuar një kundërshtim i vogël dhe i papeshë, ku dikush i ka lejuar këto kambiale, mund të themi se ky lejim kthehet në mosperceptimin e natyrës së këtyre kambialeve dhe konsiderimin e tyre “mudarabe”, ose në futjen e tyre në temën e domosdoshmërive, kështu që nuk është e nevojshme diskutimi i fjalës së tyre, pasi që sot është bërë më se e qartë çështja e kambialeve, madje edhe në vështrimin e juristëve (jomysliman); këto kambiale janë borxhe me fajde, siç e pamë në të gjitha llojet e tyre, dhe zotëruesi i tyre është borxhdhënës shtetit ose një shoqërie të caktuar, dhe atij duhet t’i kthehet borxhi në afatin e caktuar bashkë me fajdet e tij, pa marrë parasysh nëse shoqëria ka humbur apo ka fituar. Me këtë shfaqet qartë largësia ndërmjet këtyre kambialeve dhe “mudarabes[40]” dhe “shoqërisë tregtare” në legjislacionin e nderuar Islam.
Këto fajde janë pikërisht fajdet e borxhit për të cilat nuk ka kundërshtim në moslejueshmërinë e tyre. Po kështu, nuk ka ndonjë domosdoshmëri që bën të detyrueshme blerjen e këtyre kambialeve apo qarkullimin e tyre, madje disa lloje të tyre nuk janë veçse kamatë dhe kumar.[41]
Ky është realiteti i sotëm i të gjitha llojeve të kambialeve, por nëse ky realitet ndryshon dhe ato lëshohen sipas një kontrate të rregullt, siç janë për shembull “Kambialet e mudarabes”, atëherë ajo që merret në konsideratë është përmbajtja dhe domethënia, megjithëse me parësore është që ato të mos quhen kambiale, pasi që ky emër është bërë i njohur në mesin e ekonomistëve si borxh me fajde, i cili është i ndaluar. Kështu që më parësore është që të përdoret termi “çek”, apo ngjashëm me të, për letrat me vlerë, me qëllim që të eliminohet pështjellimi, dhe ngatërrimi.[42]
Tema e tretë: Tregu i të drejtës së zgjedhjes
Këtu kemi katër nëntema:
Nëntema e parë: Përkufizime:
E drejta e zgjedhjes në legjislacionin Islam është e drejta e secilës palë kontraktuese për prishjen e kontratës ose përmbushjen e saj, për shkak të shfaqjes së një arsyeje të konsideruar, ose për shkak të një marrëveshjeje kontraktuese midis palëve. Këto të drejta arrijnë deri në 33 lloje.
Ndërsa në terminologjinë e tregut ekonomik bashkëkohor dhe në tregjet e kapitalit (bursa), e drejta e zgjedhjes është: “E drejta e blerjes ose e shitjes së një kapitali në një kohë të caktuar, me çmim të rënë dakord që në fillim, ku blerësi me të drejtë zgjedhjeje nuk obligohet me përmbushjen e kontratës por ai zotëron një të drejtë që mund ta praktikojë ose ta lërë, dhe pas kësaj, blerësi që rrezikon me në këtë blerje bëhet zotërues i të drejtës së zgjedhjes menjëherë pas pagimit të vlerës së saj.”
Pra, e drejta e zgjedhjes është marrëveshje ndërmjet dy palëve ku pala e parë (shitësi) detyrohet ta përmbushë atë dhe t’i japë palës së dytë (blerësit) të drejtën - dhe jo detyrimin - e zgjidhjes mes blerjes apo shitjes së letrave me vlerë ose të kapitaleve të tjera, sipas kushteve të shënuara në kontratë.[43]
Nëntema e dytë: Llojet e të drejtave të zgjedhjes:
Të drejtat e zgjedhjes në tregun e kapitalit (bursë) janë disa llojesh, por ne po përmendim më të rëndësishmet e tyre:
A - Llojet e të drejtave të zgjedhjes në varësi të lëshuesit të tyre:
1. E drejta e zgjedhjes që shoqëria i jep disa punonjësve të saj prej drejtuesve të mëdhenj, të cilëve u jep të drejtën e blerjes së një numri të caktuar të aksioneve të saj me çmim të caktuar që më parë (zakonisht me çmim më të ulët se çmimi aktual), me qëllim të inkurajimit të tyre për të punuar me sinqeritet, vullnet e seriozitet, pasi që fitimit do t’u kthehen vetë atyre. Por, personit që i jepet kjo e drejtë, mund të shesë vetëm këtë të drejtë dhe jo aksionet e tij.[44]
Gjykimi i këtij lloji në legjislacionin Islam: dhënia e kësaj të drejte nga shoqëritë është një premtim nga ana e saj për të cilin nuk ka ndonjë të keqe, por ndalesa e sheriatit qëndron në shitjen e kësaj të drejte të ndarë nga aksionet, gjë e cila nuk lejohet në sheriatin Islam, sepse subjekti i kontratës në këtë rast është thjeshtë një e drejtë e cila nuk ka ekzistencë fizike, plus që qëllimi i dy palëve të kontratës në këtë çështje është që të përfitojnë nga diferenca e çmimeve dhe jo përvetësimi i aksioneve. Përveç kësaj, këto aksione të premtuara nga shoqëria do të jenë aksione të reja dhe jo të vjetra, kështu që në vështrimin e legjislacionit Islam, në këto kontrata mungon subjekti i kontratës dhe prej këtu, shitja e të drejtës së zgjedhjes është e pavlefshme dhe nuk lejohet.
2. E drejta e zgjedhjes të cilën shoqëria ia shet investitorëve të rinj, ku ata kanë të drejtën e blerjes së një numri të caktuar të aksioneve të saj me çmim të caktuar (më të ulët se çmimi aktual), brenda një afati të caktuar, pastaj këta investitorë apo disa prej tyre e shesin këtë të drejtë e cila është e qarkullueshme. Shoqëria e lëshon këtë të drejtë për qëllime të ndryshme.
Gjykimi i këtij lloji në legjislacionin Islam: është njësoj si për llojin para këtij: moslejueshmëria e atyre kambialeve të cilat zakonisht shoqërojnë këto të drejta të zgjedhjes.
3. E drejta e zgjedhjes të cilën e lëshojnë autoritetet e tregut të kapitalit (bursës), ku zotëruesit të saj i jepet e drejta e blerjes apo e shitjes së një numri të caktuar aksionesh brenda një afati të caktuar, pastaj ai e shet këtë të drejtë. Po kështu, edhe të drejtat e lëshuara nga ndërmjetësit dhe ata që punojnë në tregun e kapitalit, të cilat përbëjnë lëvizjet më të rëndësishme të bursës në kontratat e afatizuara, në këtë kohë. Nëse këto të drejta të zgjedhjes vihen në qarkullim në tregjet kryesore të bursave, atëherë të gjitha kontratat e lidhura në to janë të ngjashme nga të gjitha pikëpamjet, me përjashtim të çmimit, ku autoritetet e tregut të kapitalit caktojnë një afat të caktuar për kontratat, kohën e vlefshmërisë së tyre, dhe numrin e aksioneve nëse ato kanë të drejtën e zgjedhjes.
Tregu i bursës garanton përmbushjen e kontratave nga palët kontraktuese, ose cakton një grup special për këtë, dhe kështu që nuk është nevoja për lidhje të drejtpërdrejtë mes palëve kontraktuese. Por, nëse këto të drejta zgjedhjeje qarkullojnë jashtë bursave, atëherë kushtet e këtyre të drejtave të lëshuara nga tregu i bursës, i nënshtrohen marrëveshjes mes palëve.
4. Zgjedhja e lëshuar nga shoqëria për mbajtësit e aksioneve të saj, për një afat një apo dy mujorësh, gjë e cila bëhet me anë të dhënies së të drejtës për përvetësimin e aksioneve të lëshimit pasardhës me çmim më të ulët se çmimi në qarkullim, me qëllim të nxitjes për më shumë qëndrueshmëri e lidhshmëri.
B - Llojet e të drejtave të zgjedhjes në varësi të subjektit të tyre:
1. Të drejtat e zgjedhjes në aksione,
2. në kambiale,
3. në valutat e huaja, dhe
4. në treguesit e bursës.
Këto lloje janë të qarta, me përjashtim të dyve të fundit, të cilat kërkojnë pak sqarim, si në vijim:
- E drejta e zgjedhjes në valutat e huaja: një dëshmi e lëshuar nga shoqëria, e cila i jep zotëruesit të saj të drejtën e fitimit të një shume të caktuar nga një valutë e huaj me çmim të caktuar nga monedha e vendit. Kjo ide ka filluar në Evropë, që në vitin 1986, dhe më pas u përhap në tregjet e bursës për shkak të mosqëndrueshmërisë së çmimit të valutave të huaja dhe përpjekjes për mbulimin e tyre.
Këto të drejta zgjedhjesh janë dy llojesh:
1. Me sasi të madhe valute dhe me afat të gjatë shlyerje, (pesë vjet e sipër). Këtë lloj e lëshojnë organizatat speciale të kapitaleve.
2. Dhe një lloj tjetër të drejtash të cilat i lëshojnë shoqëritë jokapitale, qarkullimi i të cilave në tregjet e huaja çon në futjen e tyre në tregjet ndërkombëtare të kambiumit. Këto i shoqëri i lëshojnë këto të drejta dhe ua shesin ato klientëve të tyre, shumica e të cilave janë të vegjël dhe nuk kanë mundësi të blejnë të drejta të llojit të parë.
Gjykimi i këtij lloji në legjislacionin Islam: është e qartë se ky lloj të drejtash nuk lejohet, sepse nëse kjo është kontratë mes dy palëve, nuk lejohet tregtia me monedha veçse dorë më dorë, dhe nëse është premtim për shitje, premtimi nuk është i detyrueshëm të përmbushet, e nëse personit i detyrohet përmbushja e tij, kjo nuk lejohet kurrë në kambizëm.
- E drejta e zgjedhjes sipas treguesit: një lloj fati dhe rrezikshmërie. Nëse llojet e mësipërme të zgjedhjeve çonin në përfundimin se nuk është nevoja të zotërohen aksionet apo kambialet por mjafton të blihen e të shiten të drejtat e zgjedhjes, ky lloj zgjedhjesh do të thotë se ata që punojnë në bursë synojnë likuidimin e zgjedhjes me para në dorë, në atë mënyrë që lëshuesi i zgjedhjes i paguan blerësit diferencën mes çmimit të tregut dhe çmimit që është shënuar në të drejtën e zgjedhjes, pa qenë nevoja të shiten e të blihen vetë aksionet apo kambialet. Kjo lloj e drejte zgjedhjeje nuk përmban ndonjë letër të caktuat (qoftë aksion apo kambial të ndonjë shoqërie të caktuar), por përmban një tregues. P.sh. dihet që një tregues mat ndryshimet e çmimeve të 100 shoqërive tregtare të ndryshme, aksionet e të cilave qarkullojnë në bursën e Neë Yorkut për shembull. Kur lëshohet e drejta e zgjedhjes në sipas treguesit të përmendur, ajo e drejtë i përfshin të gjitha aksionet e të 100 shoqërive, në vend të një shoqërie të vetme. Këtu nuk është nevoja për pranimin apo dorëzimin e asgjëje, por mjafton likuidimi i kontratës me para në dorë, në përfundimin e afatit të saj, duke u bazuar në rezultatet e treguesit. Nëse treguesi shënon ngritje, ai që ka rrezikuar duke pritur ngritjen, fiton, ndërsa tjetri humb, njësoj si në kumar.
Gjykimi për këtë lloj zgjedhje: është i qartë që nuk lejohet, sepse Allahu e ka bërë haram kumarin me tekst të prerë, dhe po kështu edhe ngrënien e pasurive të njerëzve padrejtësisht.
C - Llojet e të drejtave të zgjedhjes në varësi të natyrës së tyre:
1. Zgjedhje të pambuluara: ato zgjedhje që bëhen në gjendjet e mëposhtme: kur blihet e drejta e zgjedhjes së blerjes ose e shitjes, dhe kur shitet e drejta e zgjedhjes së blerjes ose shitjes.
2. Zgjedhje të mbuluara me anë të:
– formimit të arkave të letrave me vlerë të përbëra nga zgjedhje të të njëjtit lloj, por me datë përfitimi të ndryshme, ose me çmim të ndryshëm. Kjo mbulesë quhet mbulesë e përfunduar nga ndryshimi i çmimeve.
– ose me anë të marrjes së masave, duke formuar një arkë të letrave me vlerë të përbërë nga zgjedhje të cilat i përkasin një lloji të caktuar aksionesh, si dhe nga vetë aksione të të njëjtit lloj, si marrje masash në rast të luhatjes së çmimeve.
– ose me anë të mbulimit të përbërë nga zgjedhje blerjesh dhe zgjedhje shitjesh, të cilat i përkasin të njëjtave aksione.
Nëntema e tretë: Përfundimi dhe gjykimi Islam për të drejtat e zgjedhjes:
Kjo që përmendëm ishte një përmbledhje e shkurtuar për njohjen me të drejtat e zgjedhjes dhe llojet e tyre, por megjithatë, tashmë e kemi marrë një përfytyrim të qartë të tyre, ku ideja kryesore rreth së cilës sillen tregjet e kapitalit (bursat), është mënyra e arritjes së fitimeve pa marrë parasysh nëse kjo bëhet në llogari të tjetrit apo me anë të fatit, rrezikshmërisë, kumarit, ngrënies së pasurisë së të tjerve padrejtësisht, etj. Pra, këto tregje nuk kanë lindur me lindje Islame dhe as morale, por ato janë pjellë e ideve kapitaliste të lira, të cilat nuk mendojnë tjetër veçse si të arrijnë të fitojnë pasuri me çdo rrugë e mënyrë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne i refuzojmë të gjitha këto ide, pasi që urtësia është ajo myslimani kërkon në të gjitha fushat, por këtu kemi për qëllim domosdoshmërinë e kërkimit dhe studimit të hollësishëm të këtyre ideve, me qëllim që të mos na hedh hi syve dhe të shkojmë pas tyre duke u justifikuar me fjalën “nevojshmëri”, apo “origjina e gjërave është se ato janë të lejuara”, sepse këto rregulla janë të kufizuara me kushtin që të mos përplasen me ndonjë tekst Hyjnor, apo me synimet e përgjithshme të legjislacionit Islam.
Bazuar në atë që pamë më sipër, të drejtat e zgjedhjes me format bashkëkohore, nuk i plotësojnë ato që kërkohen nga legjislacioni Islam, siç është ekzistenca e subjektit të kontratës realisht ose e përshkruar në formën e borxhit. Përveç kësaj, subjekti i kontratës në të drejtat e zgjedhjes është e drejtë e pastër, e ndarë nga aksionet apo letrat me vlerë, në bazë të të cilave jepen këto të drejta, prandaj edhe tregu e ka lejuar shitjen e këtyre të drejtave të veçuara nga aksionet, madje ky është qarkullimi më i shumtë në të drejtat e zgjedhjes, por diçka e tillë nuk lejohet të jetë subjekt i kontratës në legjislacionin Islam. Po kështu, këto të drejta zgjedhjesh në shumicën e rasteve ngrihen mbi rrezikshmëri, fat dhe kumar, si dhe përfitim në llogari të të tjerëve, pasi që fitimi i njërit është nga humbja e tjetrit, gjë e cila futet në kumar, i cili është haram dhe ngrënie e pasurisë së njerëzve padrejtësisht.[45]
Në sqarimin përfundimtar të Simpoziumit së tregjeve të kapitalit në këndvështrimin Islam, thuhet: “Është më se e qartë se subjekti i kontratës është thjeshtë detyrim apo angazhim… dhe sido që të quhet, qoftë “angazhim personal” mbi të cilin ngarkohen detyrime personale, apo “e drejtë kapitale”, siç është borxhi, për këtë lloj subjekti të kontratës nuk lejohet tregtia. Në këto të drejta zgjedhjesh, subjekti i kontratës nuk janë letrat me vlerë, ku njëra palë kontraktuese zotohet me blerjen dhe tjetra me shitjen e tyre, dhe këtu nuk ka kontratë (kërkesë dhe pranim) në kohën e lidhjes së kontratës së shitjes apo të blerjes, por edhe sikur të supozonim se do të kishte kontratë, ajo do të ishte shitje e “kontratës së pronësimit”, e kushtëzuar dhe e afatizuar për në të ardhmen.”[46]
Nëntema e katërt: Alternativat Islame për të drejtat e zgjedhjes:
Nuk gjejmë ndonjë zëvendësues që përputhet me format dhe llojet e të drejtës së zgjedhjes në bursë, por synimet dhe rezultatet e kërkuara nga e drejta e zgjedhjes, mund t’i arrijmë me anë të formave të mëposhtme:
1. Duke i lidhur kontratat me të drejtën e zgjedhjes së kushtit, pasi janë plotësuar kushtet e kontratës prej ekzistencës së subjektit të saj, etj, dhe nuk ka ndalim që të shtyhet afati i zgjedhjes së kushtit, sipas zakonit.
2. Kontrata e quajtur “Istisna”[47] – kërkim për të prodhuar a ndërtuar diçka, e cila na zgjidh problemin e ekzistencës së subjektit të kontratës dhe të mosnjohjes së punës së kryer. Pra, mundet që të rregullohen kontrata, çeqe e dëshmi të veçanta me “Istisna”, duke i afatizuar për në të ardhmen.
3. Po kështu kontrata e quajtur “el Xhiale”[48], zgjidh shumë nga çështjet e kontratave të afatizuara.
4. Kontrata e “Es Selem” dhe shitja e afatizuar (me apo pa këste), zgjidhin problemin e mos ekzistencës së mallit për të cilin është bërë parapagim në es Selem, si dhe afatizimin e kushtëzuar dhe mos ekzistencën e çmimit dhe vonimin e tij, në shitjen e afatizuar.[49]
Tema e katërt: Kontratat e lidhura për në të ardhmen
Këtu kemi tre nëntema:
Nëntema e parë: Njohje me këto kontrata:
Janë për qëllim ato kontrata të lidhura për në të ardhmen, në të cilat është shtyrë pranimi i subjektit të tyre (mallit, aksionit, kambialit apo treguesit), si dhe është shtyrë gjithashtu edhe pagimi i çmimit, përveç një përqindje të vogël (10 % p.sh) e cila nuk i dorëzohet shitësit, por ruhet në zyrën qendrore të tregut si garanci për përmbushjen e kontratës. Këto kontrata të të ardhmes, janë tipike dhe lëshohen si mjet, që përmbajnë një sasi të caktuar mielli për shembull, me cilësi të caktuar, për t’u dorëzuar në një afat të caktuar, ose një numër aksionesh të një shoqërie të caktuar, apo kambiale të caktuara të cilat dorëzohen në afatin e caktuar. Këto kontrata bëhen me anë të ndërmjetësve, dhe malli i pranuar mund të jetë ai që është blerë në fillim ose tjetër i të njëjtit lloj dhe cilësi, dhe që të gjitha janë mbledhur në zyrën qendrore të tregut ose tek ndërmjetësit. Përqindja e pranuar nga zyra qendrore mund të ndryshojë në varësi të çmimit. Likuidimi i të gjitha kontratave bëhet çdo ditë dhe menjëherë bëhet e qartë se kush ka fituar dhe kush ka humbur. Nëse kontraktuesi e dorëzon mallin në të njëjtën ditë, detyrimi i tij përmbushet.”[50]
Këto kontrata për në të ardhmen nuk kanë nevojë për lidhjen e kontraktuesve me njëri-tjetrin, por secili prej tyre blen një kontratë tipike nga autoritetet e tregut, e cila përmban pranimin e një sasie të caktuar malli, në një afat të ardhshëm të caktuar.
Shtytja për këto lloj kontratash është frika nga luhatjet e çmimeve dhe pamundësia në parashikimin e çmimeve të së ardhmes në mënyrë të përpiktë, duke shtuar këtu kërkimin për gjetjen e klientëve për zotëruesin e mallit, si dhe garantimin e konsumimit të sasisë që prodhon, prandaj edhe shumica e këtyre kontratave lidhet me prodhimet bujqësore.
Nëntema e dytë: Dallimi mes kontratave të të ardhmes dhe të drejtave të zgjedhjes:
Këto ndryshojnë nga njëra-tjetra në faktin se në të drejtat e zgjedhjes, blerësi paguan një çmim i cili i jep të drejtën e blerjes së mallit apo të letrave me vlerë në të ardhmen, pastaj i blen aksionet me çmimin e caktuar që më parë, ndërsa çmimi i zgjedhjes është ai që vendoset në ofertë dhe kërkesë, dhe jo çmimi i vetë mallit, ndërsa kontratat e të ardhmes përmbajnë shitje në të ardhmen dhe çmimi për të cilin bien dakord palët është vetë çmimi i mallit.
Nëntema e tretë: Llojet e kontratave të të ardhmes:
Ekzistojnë disa lloje kontratash të tilla, si në vijim:
1. Kontrata për mallra dhe letra të ndryshme me vlerë; ku çështja nuk kërkon më tepër se të qenët e shitësit në gjendje për të përmbushur detyrimet, duke mos qenë nevoja për vërtetimin e pronësisë së mallit, pasi që ajo që kërkohet prej tij nga përmbajtja e kontratës është të dorëzojë mallin në datën e caktuar pa qenë nevoja të vërtetojë pronësinë e tij për origjinën e mallit; nuk është kusht që ai të jetë zotërues i mallit në kohën e lidhjes së kontratës.
Gjykimi Islam për këtë lloj kontratash: Siç e pamë në këtë lloj kontratash kushtëzohet afatizimi i mallit dhe i çmimit, madje edhe 10 % që dorëzohen në fillim, në të vërtetë janë si garanci për të mbuluar humbjen e mundshme në rastin kur ndonjëra prej palëve kontraktuese nuk e përmbush detyrimin e saj.
Prej këtu, këto kontrata, edhe pse kanë ngjashmëri me “es Selem” për faktin se në to përshkruhet në mënyrë të detajuar subjekti i kontratës si dhe afati i dorëzimit dhe pranimit të tij, por në “Es Selem” nuk lejohet vonimi i dorëzimit të çmimit më tepër se tri ditë, dhe kjo me unanim të dijetarëve, madje shumica e tyre kanë kushtëzuar që ai të dorëzohet në kohën e lidhjes së kontratës, dhe vetëm Malikitë janë ata të cilët e kanë lejuar vonimin e tij deri në tre ditë, siç e kemi përmendur më parë.
Legjislacioni Islam nuk e lejon këmbimin vetëm në rast se kontrata përmban dorëzimin e të paktën njërit prej dy të këmbyerve (mallit dhe çmimit), ndaj edhe në Sqarimin përfundimtar të Simpoziumit të tregjeve të kapitalit, në Marok, dha vendimin se këto kontrata janë të pavlefshme dhe se nuk lejohet asnjë lloj veprimi tjetër mbi to.
Alternativat e lejuara në legjislacionin Islam, në vend të këtyre kontratave:
“Es selem” me kushtet e tij, dhe po kështu “El Istisna” për mallrat që prodhohen, madje ky i dyti ka më shumë elasticitet dhe liri për nga dorëzimi i dy të këmbyerave. Mënyra e kësaj është që të vendosen kontrata tipike (mostër) të posaçme për mallrat e prodhuara, ku tregtari bie dakord me prodhuesin e tyre me anë të një ndërmjetësi, që të prodhojë një sasi të caktuar malli, duke qenë se në kontratë shënohen cilësitë e kërkuara, koha dhe çmimi. Në këtë rast nuk është i nevojshëm të bëhet dorëzimi i çmimit dhe as i mallit në kohën e lidhjes së kontratës.
Po kështu mund të përfitojmë nga kontrata e “El Xhialeh”, duke vendosur kushtet dhe cilësitë e kërkuara, dhe duke e shprehur kontratën me shprehjen e “El Xhialeh”, me këto shprehje: “Kush më sjell kaq mall të këtij lloji, në filan kohë, atij do t’i jepet kaq pagesë për çdo ton, për shembull.”
2. Kontratat e të ardhmes sipas treguesit:
Ky lloj kontratash ka filluar të praktikohet që në shkurt të vitit 1982, në bursën e Kansas City, në Amerikë, ku filloi lidhja e kontratave të shitjes së afatizuar sipas aksioneve të përfshira në treguesin e bursës (Value Line), i cili përfshinte aksionet e 1700 shoqërive të ndryshme.
Këto kontrata nuk përmbajnë dorëzim dhe as pranim të asgjëje, përveç pagesës për treguesin deri në fund, dhe kjo sepse treguesi është diçka e zhveshur, njësoj si matësi i temperaturës, por me të është për qëllim llogaritja kapitale mes dy gjendjeve: në fillim të kontratës dhe në fund të saj.[51]
Gjykimi i këtij lloji është i qartë, ai nuk është i lejuar, sepse në këto kontrata nuk ekziston malli për të cilin lidhet kontrata, por siç thotë Dr. Muhamed el Kurij: “Qëllimi i të luajturit kumar është nxitësi kryesor për këto lloj marrëdhëniesh, prandaj gjejmë që në kontratat e të ardhmes sipas treguesit të jenë zgjeruar shumë sa që ka filluar të përfshijë edhe tregtinë sipas treguesit për shpenzimet e jetesës…”
3. Kontratat e të ardhmes për valutat e huaja:
Në këto kontrata bëhet marrëveshja për dorëzimin e një sasie të caktuar valute të huaj në një datë të ardhshme të caktuar, dhe pas kësaj ato bëhen të qarkullueshme dhe sjellëse të fitimit ose të humbjes zotëruesit të tyre.
Gjykimi për këtë lloj është gjithashtu moslejimi, sepse në këmbimin e valutave kushtëzohet sasia e njëjtë dhe këmbimi dorë më dorë në çast, nëse valuta është e të njëjtit lloj, e nëse ndryshojnë dy valutat që këmbehe, atëherë kushtëzohet këmbimi i tyre dorë më dorë në çast. Ndërsa në këtë lloj kontrate kushtëzohet vonimi i këmbimit, kështu që nuk lejohet.
4. Të drejtat e zgjedhjes mbi kontratat e të ardhmes:
Në këto kontrata bashkohen të dyja këto, dhe gjykimi për moslejimin e tyre është edhe më i qartë, dhe kjo sepse këto zgjedhje drejtohen nga zgjedhja në kontratën e shitjes së afatizuar për në të ardhmen, dhe jo për mallin. Në këtë lloj ndodh ndërthurje e kontratave mbi kontrata të tjera, nga të cilat nuk shfaqet veçse ana e kumarit, kështu që gjykimi për moslejimin e tyre është më i qartë. E, Allahu e di më mirë.
5. Shitja e borxheve dhe qarkullimi i tyre në tregjet e kapitalit (bursë):
Ideja e shitjes së borxheve u përhap në vitin 1968, veçanërisht në lidhje me borxhet afatgjata dhe me likuid të pakët. Kjo bëhet me anë të shitjes së tyre një pronari të ri, i cili pas blerjes së tyre fillon me marrjen e kësteve të shlyerjes dhe fajdet e caktuara për to. Me anë të qarkullimit të tyre, këto borxhe u kthyen në mall që kërkohet.
Në të gjitha rastet, këto borxhe bëhen në formën e kontratave tipike, të cilat i lëshon borxhdhënësi bashkë me fajdet e tyre, në formë të mjeteve të qarkullueshme, të ndara në grupe të barabarta në masën e rrezikshmërisë, në datat e shlyerjes dhe në përqindjet e fajdeve.[52]
Gjykimi i legjislacionit Islam për këtë lloj kontratash:
Këto lloj kontratash me formën e tyre kapitale e cila përmban fajde, janë të ndaluara për shkak të kamatës që përmbajnë, dhe jo nga ndalesa e shitjes së borxhit me borxh (e cila është gjithashtu e ndaluar), sepse këtu bëhet shitja e borxhit me para në dorë dhe jo me borxh, siç e pamë më sipër.
Kapitulli i katërt: Alternativat Islame në lidhje me mjetet e përdorura në bursë.
1. Sa i përket “aksioneve”, siç e pamë ato janë të lejuara dhe po kështu përvetësimi dhe qarkullimi i tyre është i lejuar, përderisa ato lëshohen nga shoqëri të cilat nuk kanë veprimtari të ndaluar dhe nuk bashkëpunojnë në gjëra të ndaluara, pa pasur dallim dhe as privilegj të disa aksioneve mbi disa të tjera, siç e pamë më parë.
Prej këtu, dera e aksioneve është e hapur, duke iu përmbajtur rregullave të përmendura.
2. Ndërsa në lidhje me “kambialet”, siç e pamë, ato janë çeqe që përmbajnë borxh dhe fajde të borxheve, dhe për këtë arsye ato janë të ndaluara, sepse futen në kamatën e borxhit, të cilën e ka ndaluar Kurani dhe Suneti, dhe për ndalimin e së cilës janë bashkuar unanimisht të gjithë dijetarët, siç e pamë më parë.
Alternativa Islame për zëvendësimin e këtyre kambialeve: qëndron në lëshimin e çeqeve të Mudarabes[53], qoftë me afat të gjatë apo për një projekt të caktuar, ose në lëshimin e çeqeve të shoqërimit në një projekt të caktuar, qoftë nëse vlera e këtyre çeqeve kthehet në fund njëherësh apo gradualisht.
Të mjaftuarit vetëm me aksionet, çfarë do arsye që të ketë, nuk ia vlen, veçanërisht në një botë ku ideja kapitaliste vjen çdo ditë me të re, në lidhje me gjërat parësore të tregut, apo me mjetet dhe mënyrat e përdorura në të, kështu që do të përpiqemi të përmendim disa lloje letrash me vlerë të pranuara në legjislacionin Islam, si në vijim:
A - Kambialet e Mukarada-s[54], apo çeqet e Mudarabes, rregullat dhe kushtet e të cilave i ka vendosur “Asambleja e fikhut Islam”, në sezonin e katërt të saj. Këtë vendim ne po e përmendim të plotë në vijim:
Vendimi nr. 5, D. 4/08/99, në lidhje me kambialet e mukarada-s dhe kambialet e investimit:
Këshilli i Asamblesë së legjislacionit Islam, në seancën e katërt të tij, të mbajtur në Xhidde, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nga data 18-23 Xhumadal Ahira, 1408 H, e cila i takon datës 6-11 shkurt 1988, pas njohjes me kërkimet e paraqitura në lidhje me “Kambialet e Mukaradas dhe Kambialet e investimit”, çështje e cila ka qenë rezultat i Simpoziumit të mbajtur nga Asambleja në bashkëpunim me Institutin Islam për kërkime dhe praktikë, në Bankën Islame për zhvillim, më dt. 6-9 Muharem 1408, e cila i takon datës 30-8 deri 2-9 1987, në zbatim të vendimit nr. 10, të marrë në sezonin e tretë të Asamblesë, në të cilin morën pjesë disa prej anëtarëve të Asamblesë dhe ekspertëve të saj, kërkuesit e Institutit, si dhe qendra të tjera shkencore dhe ekonomike, dhe kjo për rëndësinë e madhe të kësaj çështje dhe domosdoshmërinë e plotësimit të të gjitha hollësive të saj, për rolin e madh të kësaj shprehje në shtimin e kompetencave për zhvillimin e burimeve të të ardhurave të përgjithshme me anë të bashkimit të kapitalit dhe punës së bashku.
Pas rishikimit të dhjetë rekomandimeve, të cilat ishin përfundimi ku arriti Simpoziumi, dhe pas diskutimit të tyre në dritën e kërkimeve të paraqitura, e të tjera, u dha vendimi i mëposhtëm:
Së pari: Në lidhje me termin e pranuar në legjislacionin Islam të çeqeve të Mukaradas:
1. Kambialet e Mukaradas: janë një mjet investitor i cili bën ndarjen e kapitalit bazë të borxhit (el mudarabe), me lëshimin e çeqeve të pronësisë për kapitalin e mudarabes, në bazë të pjesëve të barabarta në vlerë dhe të regjistruara në emër të zotëruesve të tyre, duke i konsideruar ata zotërues të pjesëve kapitalit bazë të mudarabes dhe çfarë i kthehet asaj, sipas përqindjes së zotërimit të secilit prej tyre në të.
Preferohet që këto mjete investimi të quhen “çeqe mukarada.”
2. Forma e pranuar në legjislacionin Islam, në lidhje me kambialet e mukarada-s, në përgjithësi, është ajo në të cilën duhet të plotësohen elementet e mëposhtme:
Elementi i parë: Këto çeqe duhet të përfaqësojnë pronësi në varësi të sasisë së tyre në projektin për ngritjen dhe investimin e të cilit ato janë lëshuar, dhe kjo pronësi duhet të vazhdojë gjatë gjithë kohës së projektit nga fillimi në fund të tij.
Këto çeqe gëzojnë të gjitha të drejtat dhe veprimet e aprovuara në sheriatin Islam për zotëruesin e një prone, dhe ai mund t’i shesë, t’i dhurojë, t’i lërë peng, t’i trashëgojë, etj, por duke pasur parasysh se këto çeqe përbëjnë kapitalin bazë të kësaj shoqërie.
Elementi i dytë: Në çeqet e mukarada-s, kontrata ngrihet në bazë të faktit se kushtet e saj i cakton “buletini i lëshimit”, dhe se në këto çeqe “oferta” shprehet me termin “nënshkrim”, ndërsa “pranimi” bëhet me miratimin e anës lëshuese të tyre.
“Buletini i lëshimit” duhet patjetër që të përfshijë të gjitha hollësitë e kërkuara nga sheriati në kontratën e mudarabes, siç është njoftimi me kapitalin bazë dhe ndarjen e fitimeve, si dhe sqarimi i kushteve të veçanta për secilin lëshim të caktuar, në atë mënyrë që të gjitha kushtet të përputhen me ligjet e sheriatit Islam.
Elementi i tretë: Çeqet e mukarada-s duhet të kenë natyrë qarkulluese pas përfundimit të afatit të caktuar në investim, duke e konsideruar këtë gjë të lejuar nga pala investuese në kohën e lëshimit të kambialeve, duke iu përmbajtur rregullave të mëposhtme:
A - Nëse kapitali i shoqërisë mudarabe që është mbledhur pas nënshkrimeve dhe para fillimit të punës me të, vazhdon të jetë valutë, atëherë qarkullimi i çeqeve të mukarada-s konsiderohet këmbim i të hollave me të holla, dhe në këtë rast praktikohen rregullat e kambizmit.
B - Nëse kapitali i mudarabes kthehet në borxhe, atëherë në qarkullimin e çeqeve praktikohen rregullat e qarkullimit të borxheve.
C - Nëse kapitali i mudarabes bëhet nga mallra të përziera prej të hollave, borxheve, objekteve, dobive të objekteve, etj, atëherë lejohet të qarkullohen çeqe mudarabe në përputhje me çmimin për të cilin bien dakord palët kontraktuese, por me kusht që pjesa më e madhe në këtë rast të jetë prej objekteve dhe dobive të tyre. E, nëse pjesa më e madhe e kapitalit është valutë ose borxhe, atëherë në qarkullimin e tyre duhet të merren parasysh rregullat të cilat do t’i sqarojë një tabelë sqaruese, e cila do të përpilohet dhe do të shfaqet nga Asambleja në sezonin e ardhshëm.
Elementi i katërt: Ai i cili e merr rezultatin e nënshkrimit të çeqeve për investimin dhe ngritjen e projektit me to, është punëtori i mudarabes, i cili nuk zotëron nga projekti veçse aq sa kontribuon në blerjen e disa prej çeqeve. Pra, ai është pronar i atij kapitali me të cilin ka kontribuar plus faktit që ai është ortak në fitim pas realizimit të tij, në varësi të pjesës së caktuar për të në buletinin e lëshimit, dhe sipas kësaj baze është edhe pronësia e tij në projekt. Dora e punëtorit në rezultatin e nënshkrimit të çeqeve dhe të kapitaleve të tjera të projektit është dorë e besueshme; d.m.th. ai nuk kompenson gjë vetëm se për ndonjë prej shkaqeve të kompensimit që janë përcaktuar në legjislacionin Islam.
3. Duke marrë parasysh rregullat e mësipërme për qarkullimin, lejohet qarkullimi i Mukarada-s në tregjet e letrave me vlerë, nëse gjenden, duke iu përmbajtur rregullave të sheriatit, dhe kjo në përputhje me kushtet e ofertës dhe kërkesës, duke iu nënshtruar pëlqimit të dy kontraktuesve. Po kështu, lejohet që qarkullimi të bëhet me ngritjen e palës lëshuese të çeqeve në disa periudha kohore të caktuara, me njoftim apo ofertë të drejtuar publikut, ku investuesit i detyrohen përmbajtjes së saj për një kohë të caktuar për të blerë këto çeqe me fitimet e kapitalit të mudarabes, me çmim të caktuar, për caktimin e të cilit preferohet të konsultohen me ekspertë, sipas kushteve të tregut dhe qendrës së kapitalit të projektit. Po kështu, lejohet të bëhet njoftim për detyrimin në blerjen nga palë tjetër përveç palës lëshuese të çeqeve, nga kapitali personal, siç është përmendur.
4. Nuk lejohet që buletini i lëshimit ose çeku i mukaradas të përmbajë shënim ku thuhet se punëtori i mudarabes duhet të garantojë kapitalin bazë apo fitim të prerë apo të adresuar te kapitali bazë, e nëse ndodh një gjë e tillë e shkruar qartë apo tërthorazi, atëherë kushti i garantimit është i pavlefshëm dhe investuesit i takon fitimi i zakonshëm i mudarabes.
5. Nuk lejohet që buletini i lëshimit dhe as çeku i mukarada-s i lëshuar në bazë të buletinit, të përmbajë shënim ku thuhet se shitja e tij është e detyruar, qoftë edhe i lidhur apo i afatizuar për në të ardhmen. Por, lejohet që çeku i mukaradas të përmbajë premtim për shitje, dhe në këtë rast nuk përmbushet shitja veçse me kontratë dhe me vlerë të përcaktuar nga ekspertët, si dhe me pëlqimin e dy palëve kontraktuese.
6. Nuk lejohet që buletini i lëshimit dhe as çeqet e lëshuara në bazë të tij, të përmbajnë shënim i cili çon në mundësinë e një fitimi fiks e të prerë të shoqërisë, dhe nëse ndodh kjo, atëherë kontrata është e pavlefshme.
Nga këto pika rrjedh:
A - Moslejimi i kushtëzimit të një shume të caktuar për mbajtësit e çeqeve apo për pronarin e projektit, në buletinin e lëshimit dhe në çeqet e mukarada-s të lëshuara në bazë të tij.
B - Subjekti që ndahet është fitimi në kuptimin e ligjshëm të tij: pjesa që shtohet mbi kapitalin bazë, dhe jo fondi dhe as prodhimi. Sasia e fitimit njihet me anë të inventarit ose vlerësimit të projektit me të holla, dhe pjesa që tepron nga kapitali bazë, është fitimi i cili i ndahet mbajtësve të çeqeve dhe punonjësve të mudarabes, sipas kushteve të kontratës.
C - Llogaritja e fitimeve dhe humbjeve të projektit duhet të vlerësohet në transparencë dhe nën veprimin e mbajtësve të çeqeve.
7. Fitimi meritohet menjëherë pas shfaqjes së tij dhe zotërohet me anë të vlerësimit por nuk detyrohet veçse pasi të ndahet. Ndërsa projekti në të cilin ka fond apo prodhim, lejohet që prodhimi i tij të ndahet, dhe ajo që u ndahet dy palëve kontraktuese para inventarit konsiderohet si shumë e paguar në llogari të tyre.
8. Nuk ka gjë në sheriat që e ndalon shënimin e zbritjes së një përqindje të caktuar në buletinin e lëshimit, në fund të çdo sezoni, qoftë nga pjesa e mbajtësve të çeqeve në fitimet e tyre, në rast se bëhet inventar sezonal, apo nga pjesët e tyre në fonde apo në prodhimin e ndarë në llogari të tyre, me qëllim të të lihet mënjanë si rezerva të posaçme për përballimin e rrezikut të humbjes së kapitalit bazë.
9. Nuk ka gjë në sheriat që e ndalon shënimin në buletinin e lëshimeve apo në çeqet e mukaradas, për premtimin e një pale të tretë të ndarë dhe të veçantë në individualitet, që të kontribuojë pa pagesë për përballimin e humbjeve në një projekt të caktuar, por me kusht që ky të jetë angazhim i pavarur nga kontrata e mudarabes, me kuptimin që ngritja e tij me përmbushjen e angazhimit nuk është kusht në zbatimin e kontratës dhe në rregullat që pasojnë atë mes palëve kontraktuese. Kështu që, mbajtësit e çeqeve apo punëtori i mudarabes nuk ka të drejtë të kthehet nga përmbushja e kontratës për shkak se kontribuuesi është kthyer nga angazhimi që kishte marrë, duke u justifikuar se ky angazhim ka pasur konsideratë në lidhjen e kontratës.” [Këtu përfundon vendimi i Asamblesë].
B - Kuponët e investimit të Bankës Islame për Zhvillim:
Banka Islame për Zhvillim bëri lëshimin e disa kuponëve të cilat përfaqësojnë pronësinë e investuesve. Në dosjet e Bankave Islame të cilat drejtohen nga Banka Islame për Zhvillim, këto kuponë cilësohen kështu: “Dokumente të cilat përfaqësojnë një pjesë në pronësinë e kasafortës, dhe lëshohen nga Banka Islame për Zhvillim. Ato regjistrohen në regjistrin e kuponëve në emër të zotëruesve të tyre.”
Kjo kasafortë veçohet për investimin e tregtisë me vendet Islame, dhe përmbajtja e sa është në dorë të Bankës, me cilësinë Mudarib (si palë që paraqet kapitalin në shoqërinë e Mudarabes).[55]
Gjenden dy lloje të këtyre kuponëve:
1. Kuponë të lëshuara për themelim: një grup kuponësh të cilat lëshohen kur themelohet kasaforta, dhe pronësia e tyre i përket vetëm Bankës Islame për Zhvillim, dhe Bankave e organizatave të tjera kapitale Islame.
2. Kuponët e lëshimeve të mëpasshme: një grup kuponësh të cilat lëshohen pas themelimit të kasafortës dhe paraqiten për nënshkrimin e përgjithshëm.
Këto kuponë gëzojnë të drejtën e qarkullimit me një nga dy mënyrat e mëposhtme:
1. Shitja e tyre në një institucion bankar Islam, me çmimin për të cilin bien dakord, dhe kjo ndodh pas kohës së nënshkrimit dhe futjes së tyre realisht në punë.
2. Blerja e tyre nga Banka Islame për Zhvillim, e cila është angazhuar me blerjen e kuponëve që zotërojnë Bankat Islame dhe i paraqesin për shitje, dhe kjo me një kufi tavan prej 50 % të kuponëve që zotëron një Bankë e vetme, prej lëshimeve themeluese.[56]
C - Aksionet e ortakërisë pa të drejtë vote:
Rregulli i përgjithshëm për aksionet është lejimi, vetëm nëse veprimtaria e tyre lidhet me gjëra të ndaluara në sheriat, siç e pamë.
Duke parë nevojën e institucioneve Islame për këto aksione, dhe pas vështrimit të tyre në mos epërsinë e atyre që nuk e dëshirojnë të ardhmen e shoqërisë (kompanisë), këto institucione në bashkëpunim me dijetarët e legjislacionit Islam dhe me ekonomistë islamë, ranë dakord për lëshimin e aksioneve të privilegjuara, zotëruesit e të cilave kanë të gjitha të drejtat si për aksionet e zakonshme, përveç të drejtës së votës në organizatën e përgjithshme.
Allahu i Madhëruar e lehtësoi dhe mundësoi që idetë të kalonin nga rrethi i teorisë në atë të praktikës reale nëpërmjet themelimit të Shoqërisë “Et Teufik” për kasafortat e investimit, më 15-1-1987, dhe nëpërmjet shoqërisë “El Emin” për letrat me vlerë, më 28-6-1987, në shtetin e Bahrejnit. Që të dyja këto shoqëri synojnë parashtrimin e mjeteve të reja të investimit për masën investuese.
Kasafortat e investimit marrin disa forma të ndryshme për nga fitimi, rrezikshmëria dhe afati i tyre. Kështu, ato mund të jenë kasaforta që bëjnë tregti Murabaha (me fitim të njohur nga dy palët kontraktuese), ose të japin me qira, ose të bëjnë kontratë Selem, ose projekte të ndryshme, gjë për të cilën është marrë vendim ministrie me nr. 17 në Bahrejni, në vitin 1986, ku lejohet themelimi i shoqërive aksionare islame.[57]
Po kështu edhe Banka e Devotshmërisë, e themeluar në Bahama, në vitin 1988, u ngrit me praktikimin e këtij lloji, duke lëshuar dy lloje aksionesh: i pari ishte veçuar për aksionet e zakonshme, ndërsa i dyti për aksionet e privilegjuara, zotëruesi i të cilave nuk e ka të drejtën e prezantimit në organizatën e përgjithshme dhe as votën në të, por mund ta paguajë vlerën e tyre më tre këste të barasvlershme, ku mes çdo kësti dhe tjetrit ka një afat prej gjashtë muajsh, ndërsa kësti i parë paguhet me nënshkrimin e kontratës.
Dhënia e këtij privilegji (ndarja e pagesës në këste) këtij lloji aksionesh nuk bie në kundërshtim me sheriatin e nderuar Islam, sepse në këtë rast nuk llogaritet fitimi veçse në varësi të sasisë së paguar të aksioneve, por kjo është një lloj lehtësimi që i jepet atij me pëlqimin e aksionarëve të tjerë. Përveç kësaj, përshtatja Islame e kësaj çështje qëndron në atë se kur zotëruesi i aksioneve të privilegjuara paguan këstin e parë, ai bëhet ortak me aq aksione sa ka paguar, ndërsa më pas ka premtuar se do të vazhdojë të paguajë pjesën tjetër të tyre. P.sh. nëse dikush paguan këstin e parë të 30 aksioneve, ai është bërë ortak real me 10 aksione, ndërsa në këstin e dytë bëhet ortak me 10 aksione të tjera, e në të tretin me 30 aksione. D.m.th. ai bleu 10 aksione në fillim dhe premtoi se do të blinte edhe sasinë tjetër për të cilën kanë rënë dakord, dhe kjo nuk ka ndonjë ndalesë në sheriatin Islam.
Ndërsa çështja e të drejtës së votës në organizatën e përgjithshme, është një çështje administrative, nga e cila i lejohet të tërhiqet çdokush prej ortakëve dhe të mos marrë pjesë në të.
D - Kuponët e qiradhënies, ose qiratë e zvogëlueshme:
Këto janë disa kuponë, tek të cilat u udhëzua banka “Shtëpia Tuniziane për Investim”, me ndihmën e konsultimeve dhe rekomandimeve të këshillit mbikëqyrës të saj, dhe të cilat ajo i bleu nga “Kompania Tuniziane për qiradhënie”, në formën e mëposhtme:
“Kompania Tuniziane për qiradhënie” përvetëson aparatura e pajisje të ndryshme, të cilat ua jep me qira klientëve të saj, me një çmim qiraje të caktuar, dhe me mbarimin e kontratës mes tyre, pronësia e aparatit apo e pajisjes së dhënë me qira i kalon klientit, përderisa ai i ka paguar të gjitha këstet e qirasë. Gjatë gjithë kohës së qirasë, “Kompania Tuniziane për qiradhënie” lëshon kuponë në interes të blerësve, me vlerë të caktuar, e cila përbën një këst nga çmimi i blerjes së aparatit apo pajisjes së caktuar. Blerësit e kuponëve marrin një pjesë nga fitimi i qirasë, dhe me sa duket, ky lloj tregon zhvillim.
Këto kuponë i ngjajnë kuponëve të investimit të posaçëm, por ato ndryshojnë prej tyre në faktin se ato përbëjnë një lloj kontribuimi të zvogëlueshëm, pasi që këstet e qirasë përfshijnë edhe fitimet e qiradhënësit, plus konsumimin e kapitalit bazë. Prej këtu, kuponët e qirasë do të likuidohen gradualisht, deri sa të mbarojnë përfundimisht me këstin e fundit.[58]
Përveç këtij lloji i cili pa dritë, nuk ka gjë që ndalon nga lëshimi i kuponëve të qirasë me vlerë jo të zvogëlueshme, të cilat sjellin përqindje më të madhe fitimi se kuponët e zvogëlueshme, si rezultat i mundësisë së riinvestimit të kësteve të paguara, dhe kjo sepse banka, për shembull, i investon të vjelat e kësteve të paguara në kontrata qiraje të reja.
Këtë lloj kuponësh mund ta quajmë “Kuponë qiraje të qëndrueshëm.” [59]
E - Çeqet e pjesëmarrjes në kompani:
Nëse vështrojmë në filozofinë e ekonomisë Islame, gjejmë se ajo ngrihet në metodat e shoqërive me format e ndryshme të tyre, qoftë në formimin e shoqërive të kapitalit, pastaj pjesëmarrjen në fitimet dhe në humbjet e tyre, apo në formimin e shoqërive të kapitalit nga njëra palë dhe punës e eksperiencës nga pala tjetër, pastaj pjesëmarrja e të dyja palëve në fitim apo në humbje, ku pjesëmarrësi me pasurinë e tij humb nga pasuria e tij ndërsa pjesëmarrësi me punën e tij humb kohën pa fituar asgjë, e kështu. Pra, secili prej ortakëve merr pjesë në fitim dhe në humbje, dhe në rrezikshmëri. Kjo është baza e ekonomisë Islame, dhe kjo bazë (pjesëmarrja në shoqëri tregtare) është ajo që i mundëson ekonomisë lidhjen e ciklit ekonomik (d.m.th. prodhimin e mallrave dhe shërbimet) me ciklin kapital (d.m.th. me të hollat e monedhat), dhe kështu pakësohet rreziku i rrëshqitjes mes këtyre dy cikleve, ajo rrëshqitje e rrezikshme e cila i ka shkaktuar katastrofa të ndryshme bankave, instituteve ekonomike dhe tregjeve të kapitalit.[60]
Përderisa formimi i shoqërive tregtare është garanci për uljen e rrezikut të rrëshqitjes, atëherë këtë parim e plotëson një parim tjetër Islam, i cili është: solidariteti dhe bashkëpunimi, me anë të veçimit të një pjese të caktuar prej fitimeve të kompanisë, për rast rrezikshmërie, dhe kjo, me lëshimin e aksionarëve një pjesë shumë të vogël prej fitimeve të tyre, me të cilat zëvendësohen humbjet që mund të kenë disa marrëveshje, apo humbjet e ndonjë viti.
Padyshim se për këtë nuk ka ndonjë ndalim në sheriat, në lidhje me aksionarët, sepse kompania është e gjitha e tyre, dhe kjo pjesë që shkëputet shkon në rezervat e kompanisë dhe si rrjedhojë është pjesë e saj.
Por problemi për nga ana e sheriatit shfaqet në lidhje me depozituesit investitorë të cilët nuk mbajnë humbje tjetër përveç asaj që kap kapitalet e tyre, dhe në varësi të viteve të pjesëmarrjes në shoqëri. Prej këtu, kurimi i kësaj mund të bëhet me një nga format e mëposhtme:
1. Që një palë e tretë të kontribuojë falas në humbje të tilla, si në nenin nr. 9, të vendimit të Asamblesë në lidhje me çeqet e mudarabes, siç e pamë më sipër.
2. Me caktimin e një projekti të caktuar në të cilin bashkohen palët e mudarabes dhe angazhohen që t’i përmbahen afatit të caktuar për përmbushjen e saj, pastaj bien dakord që të veçojnë një pjesë të fitimeve për raste të tilla rrezikshmërie, pastaj bëhet ndarja e të gjitha fitimeve –ku përfshihen edhe rezervat-, tek të gjithë ortakët sipas përqindjes së rënë dakord në marrëveshje.
Kjo vepër mund të përshtatet në sheriat me mudaraben e cila nuk përfundon veçse me plotësimin e projektit, apo me shprehje tjetër: malli nuk mbaron veçse me mbarimin e projektit. Prej këtu, të gjitha fitimet dhe humbjet llogariten sipas të gjithë projektit, ndërsa llogaritjet dhe inventarët vjetor janë balancime të pjesshme dhe formale.[61]
F - Kambialet e kasafortës të posaçme për investime Islame:
Këtë ide e ka parashtruar Dr. Sami Mahmud, i cili gjithashtu ka themeluar idenë e lëshimit të këtyre kambialeve sipas rregullave të mëposhtme:
1. Lëshimi i kambialeve të kasafortës për pjesëmarrje në projektet prodhuese për të ardhurat, dhe kjo në bazë të shitjes së një projekti të caktuar, apo një numri projektesh kundrejt dhënies së kambialeve të cilat përfaqësojnë pjesët e pronësisë dhe përfitimin nga të ardhurat e projektit apo projekteve të caktuara.
2. Lëshimi i kasafortës së qirasë për projekte që janë pronësi e organizatave apo shoqërive aksionare me përfitim të përgjithshëm, dhe kjo, duke i konsideruar këto kambiale si përbërës të disa pjesëve në pronësi, që mund të jepen me qira.
3. Lëshimi i kambialeve të kasafortës së naftës me anë të Es Selem, në bazë të shitjes së prodhimit të ardhshëm me sistemimin e shitjes së parë të es Selem, si dhe shitjet paralele, me qëllim të baraspeshimit mes sasive të mallit (naftës) për të cilin është paguar më parë (esselem) dhe të atij që kërkohet të blihet.
Por, në lidhje me këto kambiale (apo çeqet ose kuponët), duhen pasur parasysh rregullat e sheriatit Islam, siç është ortakëria, mos garantimi i kapitalit bazë (d.m.th. që të ekzistojë rrezikshmëria e humbjes), mos caktimi i asnjë lloj përqindje fajdesh, por lidhja e tyre të jetë direkt me fitimet reale. Shto këtu edhe kushtet e kontratës esselem për nga cilësimet, dorëzimit të çmimit në dorë, në kohën e lidhjes së kontratës, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, dhe brenda tri ditëve, sipas mendimit të imam Malikut.
G - Çeqet e Murabaha-s:
Këtë ide e ka hedhur gjithashtu Dr. Sami Mahmud, në Simpoziumin e dytë të Bankës Islame El Berakeh, të mbajtur në Tunizi, në datat 4-7 nëntor 1984, ku thotë: “Shitja “El Murabaha” [62] ka qenë shembulli më i mirë i zgjedhur për shitjen e pjesëve aksionare, duke pasur parasysh se pas përmbushjes së kontratës në shitjen “murabaha”, është plotësisht e mundur njohja e fitimit dhe afati i meritimit të tij. Por, përderisa vetë borxhet nuk lejohet të shiten, veçse me të njëjtën vlerë, nëse këto borxhe janë pjesë të disponueshmeve të përziera me të hollat dhe objektet, atëherë ato bëhen të vlefshme për shitje, kështu që sipas këtij përfundimi, ato lejohen.” [63]
Kjo ide pasqyrohej në formimin e një shoqërie aksionare të varur nga Banka Islame El Berake, në Bahrejn, e cila ishte formuar posaçërisht për investimin e shitjes Murabaha, aksionet e të cilës ishin të vlefshme për shitje e blerje, sipas çmimeve të njoftuara që më parë, sipas një baze të llogaritur si rezultat i veprimeve të ekzekutuara dhe sipas fitimeve të merituara në shitjen murabaha që është aktive. Kjo, duke marrë parasysh se aksioni i shoqërisë pasuese përbën një pjesë të përbashkët të disponimeve totale të shoqërisë bazë.
Në Bahrejn u dha një vendim ministrie në lidhje me formimin e një shoqërie Islame aksionare, e cila praktikon lëshime të ndryshme kasafortash për kontratat e shitjes murabaha, për qira, esselem, projekte të ndryshme dhe për gjetjen e mjeteve kapitale Islame, të cilat gëzojnë qarkullueshmëri, mundësi fitimi, vlefshmëri tregtie të sistemuar në bazë të çmimit të njoftuar dhe transparent.[64]
H - Çeqet e “Esselem” dhe shitjet e afatizuara:
Mundet që të lëshohen çeqe me anë të kontratës së esSelem, ku sistemohen çështjet e saj dhe kjo gjë zgjidh problemin e kontratave në lidhje me mallra të të ardhmes. Po kështu, shitja e afatizuar zgjidh problemin e çmimeve të afatizuara.
K - Çeqet e “el Istisna”:
Ky lloj mund të konsiderohet më i rëndësishmi për zgjidhjen e shumë prej çështjeve bashkëkohore ekonomike, i cili, megjithëkëtë, nuk ka pasur përkujdesjen e duhur. Kemi folur më parë më gjerësisht rreth këtyre çeqeve, dhe po mjaftohemi me atë që kemi përmendur.
Mbyllje:
Mendimi lëvizës i tregjeve bashkëkohore të kapitalit, është mënyra e përvetësimit të pasurisë me çdo lloj mënyre, si dhe tërheqja të pasurve me çdo mënyrë, pa ruajtur të drejtat e Allahut dhe as vlerat morale Islame.
Kështu që, nevoja është shumë e madhe për ngritjen e tregjeve Islame të kapitalit, ku të ruhen rregullat e legjislacionit Islam dhe të ecë me zhvillimet bashkëkohore.
Pa dyshim se besimi ynë që ky legjislacion i përsosur dhe i plotë është i aftë për t’i dhuruar njerëzimit lumturinë dhe për t’i siguruar atij mëshirën dhe të mirën, është i patundshëm. Legjislacioni Islam përmban rregulla dhe parime të përgjithshme të cilat garantojnë ruajtjen e rregullave bazë bashkë me të ecurit me hapat e kohës dhe të zhvillimit.
Siç e pamë, legjislacioni ynë madhështor përmban kontrata e ide ekonomike me të cilat mund të ndërtohet një kala e lartë dhe e fortë ekonomike, sidomos nëse atij i bashkëngjiten përpjekjet e bashkëkohorëve (prej dijetarëve të fikhut dhe ekonomistëve), ekzistenca e vullnetit dhe drejtimi i synimit për nga ndërtimi i të gjitha institucioneve tona ekonomike sipas Islamit dhe legjislacionit të tij të lartë.
Ashtu siç mundën ta shohin dritën bankat Islame, dhe ia dolën me sukses –me gjithë pengesat dhe vështirësitë që hasën-, po kështu edhe ideja e Bursave Islame do ta shohë dritën së shpejti, me Lejen e Allahun të Madhëruar, dhe kjo nuk është e vështirë për Allahun. Por secili prej nesh ka nderin e madh, nëse kontribuon në këtë fushë, madje kjo është një detyrim Islam të cilin e kemi mbi supe.
Lusim Allahun që të na japë sukses të gjithëve, në kryerjen e veprës së mirë dhe në ndërtimin e një kalaje Islame të përsosur, për ekonominë Islame. Allahu është Zoti ynë, dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.
Allahu është Ai i cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kiametit!
Literatura e përdorur
1. “Bankat Islame dhe tregjet e kapitalit”, Mubid el Xharihi; Kërkim shkencor i paraqitur në Kongresin e tretë të Bankave Islame, në Dubai, në tetor të 1985.
2. “Enciklopedia e dijes dhe praktikës për bankat Islame.”
3. “Fjalori elektronik shpjegues”, shqip.
4. “Gjykimi i veprimeve të Bursës në Legjislacionin Islam”, Dr. Ali Ahmed Salus.
5. “Marrëdhëniet ekonomike bashkëkohore”, Vehbe ez Zuhajli.
6. “Mjetet Islame të investimit dhe bursat e Gadishullit Arabik”, Muhamed Fejsal el Uhvah; Kërkim shkencor i paraqitur në Asamblenë legjislacionit islam, në sezonin e katërt të saj.
7. “Mjetet kapitale tradicionale”, Dr. Muhamed el Habijb el Xheraje; Kërkim shkencor i paraqitur në Asamblenë e Fikhut Islam, në Xhidde, në sezonin e shtatë të saj.
8. “Praktikimi i shitjeve Murabaha për urdhëruesin e shitjes, që nga investimi i thjeshtë deri në ndërtimin e tregut islam të kapitalit…”, Dr. Sami Hasen Mahmud; kërkim shkencor i paraqitur në një Simposium rreth një plani strategjik për investimin në Bankat Islame.
9. “Pronësia në sheriatin Islam”, Abduselam Daud el Abadi.
10. “Rregullat e tregut të kapitalit”, Dr. Muhamed Abdulgafar Sherif; Kërkim shkencor i publikuar në revistën e Asamblesë së Fikhut Islam, në Xhidde (Arabi Saudite).
11. “Shoqëritë aksionere në ligjin Egjiptian”, Ebu Zejd Ridvan.
12. “Shoqëritë tregtare në legjislacionin Islam”, Abdulaziz el Hajat.
13. “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi; Kërkim shkencor i publikuar në revistën e Asamblesë së Fikhut Islam, Xhidde (Arabi Saudite).
14. “Tregjet e kapitalit në këndvështrimin e sistemit ekonomik Islam”, Dr. Nebil Abdulilah Nasif; Kërkim shkencor i publikuar në revistën e Asamblesë së Fikhut Islam, në Xhidde (Arabi Saudite).
15. “Libraria elektronike gjithpërfshirëse.”
16. Disa prej librave të Suneneve.
[1] - Termi “Bursë”, nuk ka origjinë në gjuhë, por ai kthehet në një prej dy gjërave: 1. Ose ky ka qenë emri i një hoteli në qytetin e Brukselit në Belgjikë, i cili kishte vendosur si reklamë në pamjen e përparme të tij shenjën e një valute mbi të cilën ishin vendosur tre qese ari. Ketu mblidheshin punonjës bankash dhe ndërmjetës kapitalesh për të administruar punët e tyre. 2. Ose ka qenë emri i një bankieri në Bruksel, i cili quhej: Van Der Bursa, tek kështjella e të cilit mblidheshin tregtarët e qytetit. Moto dalluese e familjes së tij ishte “tre qese ari.” (Funksioni i firmave investitore Islame, f.89.)
[2] - “Enciklopedia arabe” 1/430, Funksioni i firmave investitore Islame, f. 89.
[3] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi; Kërkim shkencor i publikuar në revistën e Asamblesë së Fikhut Islam, Xhidde (Arabi Saudite), 7/34-144.
[4] - Shiko “Fjalorin elektronik shpjegues”, shqip.
[5] - “Hashijetu Iben Abidin”, 2/205, 4/501.
[6] - “Pronësia në sheriatin Islam”, 1/205.
[7] - Burimi i mësipërm 1/210.
[8] - “Enciklopedia e dijes dhe praktikës për bankat Islame”, 5/391.
[9] - “Rregullat e tregut të kapitalit”, Dr. Muhamed Abdulgafar Sherif; Kërkim shkencor i publikuar në revistën e Asamblesë së Fikhut Islam, në Xhidde (Arabi Saudite), 6/961.
[10] - “Tregjet e kapitalit në këndvështrimin e sistemit ekonomik Islam”, Dr. Nebil Abdulilah Nasif; Kërkim shkencor i publikuar në revistën e Asamblesë së Fikhut Islam, në Xhidde (Arabi Saudite), 6/1096.
[11] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[12] - Pjesë e vogël prej diçkaje (prej një lënde, prej një cohe, prej një malli etj.) që e nxjerrim a e marrim për t’ia treguar dikujt, me qëllim që ai të njohë cilësitë e gjithë lëndës, të cohës, të mallit etj. (Fjalori elektronik shpjegues.)
[13] - “Marrëdhëniet ekonomike bashkëkohore”, f. 483, Vehbe ez Zuhajli.
[14] - “Rregullat e tregut të kapitalit”, Dr. Muhamed Abdulgafar esh Sherif; Kërkim shkencor i publikuar në revistën e Asamblesë së Fikhut Islam, në Xhidde (Arabi Saudite).
[15] - “Marrëdhëniet ekonomike bashkëkohore”, f. 484, Dr. Vehbe ez Zuhajli.
[16] - Burimi i mësipërm.
[17] - Është fjala për hadithin ku thuhet se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga el garar.”, të cilin e ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij 3/1153, Ebu Daudi 2/228, Tirmidhiu 3/532, Ibën Maxheh 2/739, etj.
[18] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[19] - “Tregjet e kapitalit në këndvështrimin e sistemit ekonomik Islam”, Dr. Nebil Abdulilah Nasif, dhe “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[20] - “Hashijetu Ibni Abidin”, 4/208, “Sherhul Harshi” 5/203, “el Mugni” i Ibën Kudames, 4/328.
[21] - “El Ixhma”, i Ibën Mundhir, f. 93.
[22] - “Hashijetu Ibni Abidin”, 5/225.
[23] - Fjalori elektronik shpjegues.
[24] - “Shoqëritë tregtare në legjislacionin Islam”, Abdulaziz el Hajat, 2/94.
[25] - “Rregullat e tregut të kapitalit”, Dr. Muhamed Abdulgafar esh Sherif.
[26] - Ed Dessuki, 3/348, Mugni el Muhtaxh, 2/213.
[27] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[28] - “Shoqëritë aksionare”, f. 367.
[29] - Burimi i mësipërm.
[30] - “Shoqëritë tregtare në legjislacionin Islam”, Abdulaziz el Hajat, 2/212.
[31] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[32] - “Rregullat e tregut të kapitalit”, Dr. Muhamed Abdulgafar Sherif.
[33] - “Shoqëritë tregtare në legjislacionin Islam”, Abdulaziz el Hajat, 2/230.
[34] - Fjalori elektronik shpjegues.
[35] - “Enciklopedia arabe” 1/1022, “Fjalori ekonomik” f. 259.
[36] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[37] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[38] - Vënia në qarkullim e një sasie më të madhe kartëmonedhash se sa janë nevojat e vërteta të qarkullimit të mallrave, që sjell si pasojë zhvlerësimin e kartëmonedhës, ngritjen e çmimeve e uljen e fuqisë blerëse të punonjësve dhe që i shërben pasurimit të mëtejshëm të një grushti monopolistësh. (Fjalori elektronik shpjegues.)
[39] - “Mjetet kapitale tradicionale”, Dr. Muhamed el Habijb el Xheraje; Kërkim shkencor i paraqitur në Asamblenë e Fikhut Islam, në Xhidde, në sezonin e shtatë të saj.
[40] - Madarabe është “marrëveshje midis dy palëve për tregti, ku njëra palë paraqet kapitalin ndërsa tjetra punën, dhe fitimin e ndajnë sipas përqindjes së rënë dakord që në fillim.”
[41] - “Shoqëritë tregtare në legjislacionin Islam”, Abdulaziz el Hajat, 2/228.
[42] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi;
[43] - Muhamed el Kurij ibën Ijd, në kërkimin e tij shkencor të paraqitur në Asamblenë e fikhut Islam, në Xhide.
[44] - “Mevahibul Xhelil”, 4/245, “Sherhu el Keukebil Munijr”, 1/509, “El Muhala” i Ibën Hazmit, 9/258.
[45] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[46] - Sqarimi përfundimtar dhe sugjerimet e Simposiumit të tregjeve të kapitalit në këndvështrim Islam, i mbajtur në Rabat (Marok), më 20-25 Rabij el Ahir, 1410 H.
[47] - “Istisna” është kontratë mes dy palëve për prodhimin apo ndërtimin e diçkaje, ku njëra palë kërkon prodhimin e një kompleti dhome p.sh, të përshkruar, duke e paguar vlerën e tij në dorë, ndërsa pala tjetër ngrihet me prodhimin e mallit të kërkuar sipas përshkrimit dhe e dorëzon atë në afatin e caktuar.”
[48] - “El Xhialeh” – caktimi i një shpërblimi të caktuar për dikë që të sjell një mall të caktuar, diçka e humbur, apo diçka tjetër.
[49] - “Tregjet e kapitalit në peshoren e Fikhut Islam”, Dr. Ali Muhjidin Dagi.
[50] - Burimet e mëparshme.
[51] - Muhamed el Kurij, në Kërkimin e tij të përmendur më parë.
[52] - Burimi i mëparshëm.
[53] - E kemi përmendur më parë që Mudarabe është kontratë mes dy palëve për tregti, ku njëra palë ofron kapitalin ndërsa tjetra punën dhe fitimin e ndajnë sipas përqindjes së rënë dakord që në fillim.
[54] - Mukarade dhe Mudarabe janë dy terma anonime me të cilat quhet kontrata për të formuar shoqëri mes dy, ku njëra ofron kapitalin ndërsa tjetra punën, për të bërë tregti dhe për ta ndarë fitimin mes tyre.
[55] - Muhamed Fejsal el Uhvah, Kërkimi i tij për mjetet Islame të investimit dhe bursat e Gadishullit Arabik, i paraqitur në Asamblenë legjislacionit islam, në sezonin e katërt të saj.
[56] - Burimi i mësipërm.
[57] - Burimet e mësipërme.
[58] - Mubid el Xharihi, kërkimi i tij për bankat Islame dhe tregjet e kapitalit.
[59] - Burimi i mësipërm.
[60] - Dr. El Munsif, kërkimi i tij i përmendur më parë.
[61] - Burimi i mësipërm.
[62] - Kontratë tregtie ku fitimi është transparent.
[63] - “Praktikim i shitjeve Murabaha për urdhëruesin e shitjes, që nga investimi i thjeshtë deri në ndërtimin e tregut islam të kapitalit…”, Dr. Sami Mahmud; kërkim shkencor i paraqitur në një Simposium rreth një plani strategjik për investimin në Bankat Islame.
[64] - Burimi i mësipërm.